Roland Bejko dhe Mark Marku gjatë aktiviteteve pa maskë

Kronikë
Shëndeti

Sot 336 raste të reja dhe 6 humbje jete nga COVID-19! Basha nuk ndal mitingjet, infektohet Mark Marku edhe kandidati i PD-së në Gjirokastër

2 Prill 2021, 17:40| Përditesimi: 2 Prill 2021, 21:06

  • Share

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 336 të infektuar dhe 6 viktima nga COVID-19. Numrin më të madh të rasteve pozitive me COVID e mban Tiranë e ndjekur nga Elbasani, Fieri e Shkodra. Ndërsa viktimat si pasojë e virusit nisin që nga mosha 47-vjeç deri në 83 vjeç. I lartë mbetet dhe numri i të shëruarve në 24 orët e fundit, ku 625 pacientë kanë fituar betejën e tyre me COVID.

Nga 2865 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 336 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  88 raste në Tiranë, 24 në Elbasan, 22 në Fier, 21 në Shkodër, 19 në Korçë, 16 në Berat, nga 14 raste në Durrës, Pogradec, 13 në Kukës, 11 në Gjirokastër, 10 në Vlorë, 9 në Devoll, nga 8 raste në Lushnje, Sarandë, 6 në Lezhë, nga 5 raste në Krujë, Malësi e Madhe, Patos, nga 3 raste në Rrogozhinë, Dimal, Peqin, nga 2 raste në Kurbin, Has, Kavajë, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Dropull, nga 1 rast në Përmet, Divjakë, Belsh, Kolonjë, Gramsh, Skrapar, Cerrik, Poliçan, Libohovë.    

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Shkodra, të moshuarve 47 - 83 vjeç.  

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 276 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 625 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 92,500 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (2 Prill 2021)

Raste të reja ditore        336

Të shëruar në 24 orë     625

Të shtruar në spitale      276

Humbje jete në 24 orë    6

Testime ditore                2865

Testime totale            564,565

Raste pozitive             125,842

Raste të shëruara         92,500

Raste Aktive                31,095

Humbje jete                  2247

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            21739

Fier                 2549

Durrës            1269

Gjirokastër  1253

Shkodër         1186

Vlorë              949

Korçë              769

Elbasan          347

Lezhë             294

Kukës             360

Dibër              326

Berat              54

1617386756_ra.jpeg

Roland Bejko

1617386778_16173574396066e68a4ec42markmarku.jpg

Mark Marku

Ora 19:46
Mitingjet e Bashës, infektohet me COVID kandidati i PD-së në Gjirokastër! Momenti kur shihet mes militantëve

Roland Bejko, kandidat i Partisë Demokratike për qarkun e Gjirokastër është infektuar me COVID. Në një postim në mediat sociale Bejko njofton se prej gati dy javësh, ka munguar në fushatën elektorale pasi ka rezultuar i infektuar me COVID.

Kjo periudhë kohe korrespondon edhe me mitingun e fundit të zhvilluar nga Basha në qytetin e Gjirokastrës, ku janë grumbulluar dhjetëra qytetarë pa respektuar distancën sociale. Siç shihet edhe në pamjet e mitingut të Bashës, qytetarët nuk respektojnë masat e sigurisë.

‘Të dashur miq, Për shkak të infektimit nga Covid 19 prej gati dy javësh, kam qenë i detyruar të mungoja fizikisht në fushatën elektorale që po vazhdon me intensitet në Qarkun e Gjirokastrës. Në këto kushte, kam zgjedhur që komunikimin me zgjedhësit tanë, ta mbaj nëpërmjet telefonit, rrjeteve sociale, dhe televizionit.’- shkruan Bejko.

Postimi i bërë nga Roland Bejko

1617385885_BEJKO.jpg

Roland Bejko

1617385951_asasas.jpg

 

 Roland Bejko

 

Ora 11:34
PD fushatë pa respektuar masat anti-COVID/ Mark Markut rezulton pozitiv me COVID, takimi i fundit me qytetarët para 4 ditësh

Takimet elektorale të Partisë Demokratike gjatë fushatës, më shumë se sa për përmbajtjen e fjalimeve janë komentuar për grumbullimin e personave pa distancim social dhe pa maska, duke u kthyer në rrezik infektimi.

Drejtuesi politik i qarkut të Lezhës, Mark Marku, i cili ka marrë pjesë në takime të tilla elektorale, në shkelje të masave anti-Covid, është infektuar me koronavirus.

Lajmin e bën të ditur vetë Mark Marku, nëpërmjet në postimi në facebook, ku tregon se është asimptomatik dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

"Të dashur miq! Para tre ditësh, pasi bëra tamponin dhe kontrollet mjekësore rutinë kam rezultuar pozitiv me Covid 19. Ju falenderoj përzemërsisht për qindra mesazhet mbështetëse, që kam marrë prej jush këto ditë.

 Jam në gjendje të mirë shëndetësore, asimptomatik dhe, për t'ju ruajtur shëndetin kam munguar në takimet zgjedhore.

Do të mungoj edhe disa ditë, duke ndjekur këshillat e mjekëve të cilët gjej rastin t'i falenderoj për përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen e pakursyer njerëzore. Veçanërisht, dua të falenderoj mikun dhe mjekun e shkëlqyer; Prof. As. Dr. Krenar Lilaj. Shihemi së shpejti, mes miqsh", shkruan Mark Marku.

Mark Marku i pranishën në takimin elektoral në Shën Kollë 4 ditë më parë

Por takimi i fundit i tij elektoral, që është bërë publik është ai në Shënkoll, me grumbullim njerëzisht dhe pa maska. Takimi është bërë më 29 mars, pra vetëm 1 ditë para se të merrte përgjigjen e tamponit pozitiv, dhe janë publikuar në mediat sociale më 30 mars.

PD dhe kreu i saj, Lulzim Basha, janë kritikuar jo pak nga kryeministri Edi Rama dhe autoritet e tjera në vend për mosrespektimin e masave anti-COVID, pasi në çdo takim elektoral të tij ka patur një grumbull të madh njerëzish, pa maska e pa respektuar distancimin social.

Takimi elektoral në Shën Kollë të Lezhës ku ishte i pranishëm Mark Marku 4 ditë më parë
//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mjeku: 03/04/2021 11:39

    qe ju aka zene ju esht nje gje e mire qe ta kuptojne gjith rraza juaj bastarde qe duhet te lini grumbullimet e njerezve se do i merni ne qafe....sa per ju mir tju behet dheee.....ne te semes se sic e kerkoni e gjetet.

    Përgjigju
  • Opionisti: 03/04/2021 09:50

    Gjilpëra Konrad dhe angleze dhe ruse mund te japi alergji dhe vdekje dje semundje lshmanjosa dhe gripi deri

    Përgjigju
  • Elton: 03/04/2021 08:16

    Jo moooor e paska zën edhe Markun...kam frik se nuk e kalon...pyyt u shofshi shpellar!!!!Ikën Bashkim fino e rrojn kta kafsh

    Përgjigju
  • Cubi: 02/04/2021 21:16

    I shpelaft mortja nga 50 ne dit. Kujtojn se duke mbushur sheshet,kujtojn se mbushen kutite sic mbushin sheshet. Per lesh do shkojn hijenat politike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?