LSI, PR dhe PAA 'tradhtojnë' Bashën, depozitojnë në KQZ kërkesë për t'u regjistruar në zgjedhjet e 13 Tetorit

5 Gusht 2019, 09:30| Përditesimi: 5 Gusht 2019, 20:33

  • Share

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim,  Partia Republikane dhe Partia Agrare Ambientaliste dorëzojnë sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t'u regjistruar në zgjedhjet e 13 tetorit të dekretuara nga presidenti Ilir Meta. Sot është edhe afati i fundit zyrtar për t'u regjistruar në këto zgjedhje, pra 70 ditë para mbajtjes së tyre.

Kërkesat për t'u regjistruar në zgjedhje vjen pak ditë pasi LSI bashkë me PAA dhe PR depozituan në KQZ një kërkesë për të nisur përgatitjet për zhvillimin e tyre.

Nuk dihet nëse aleatët e tjerë të PD dhe LSI do të depozitojnë kërkesë për t'u regjistruar në zgjedhjet e 13 tetorit, ndërsa vetë KQZ nga ana e saj nuk i ka njohur këto zgjedhje, duke e quajtur 13 tetorin ditë pushimi.

Nga ana tjetër këto zgjedhje nuk njihen as nga mazhoranca por as nga lideri demokrat Lulzim Basha i cili vijon t'i qëndrojnë deklaratës së tij se nuk do të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

Presidenti Ilir Meta thumboi sot deklaratat e tij politike se ka mbështetjes e 85% të shqiptarëve duke thënë se nëse do kishte vetëm çerekun e këtij 85% do kishte arritur një fitore reale.

Kërkesa e LSI

Kërkesa e PR

Lajmi në përditësim...

Ora 11:47
Braimllari përjashton PD nga vendimi i opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje: Jam në emër të LSI-së (VIDEO)

Pas depozitimit të kërkesës në KQZ për t'u regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit, Endrit Braimllari deklaroi se kërkesa është në zbatim të dekretit të presidentit. Ai akuzoi anëtarët e KQZ duke i quajtur kamikazë të Rilindjes dhe duke i paralajmëruar se do të mbajnë përgjegjësi penale. Ndërsa përjashtoi PD nga vendimmarrja duke thënë se kërkesën e ka bërë në emër të LSI-së.

"Kemi dërguar sot kërkesën për regjistrim të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 13 Tetorit, tanimë me dekret të Presidentit të Republikës. Kjo kërkesë vjen pas kërkesës së bërë nga disa parti opozitare KQZ-së që të fillojë me procedurat megjithëse kamikazë të katër përfaqësuesve të KQZ-së vendosën që të mos merrnin pjesë në mbledhje.

Zgjedhjet janë më 13 tetor, ka një dekret të Presidentit të Republikës dhe zgjedhjet janë të detyrueshme për të gjithë. Kush nga kamikazët e rilindjes në KQZ nuk respekton dekretin e Presidentit, nuk respekton Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Shqipërisë do të mbajë përgjegjësitë e veta penale. Mesa duket këto i kanë marrë parasysh të bëhen kamikaz të Edi Ramës dhe të rilindjes dhe t’i mbajnë vetë përgjegjësitë që do të kenë në të ardhmen.

-Partia Demokratike nuk është regjistruar ende në zgjedhje, mos është kjo një përçarje?

Unë kam ardhur në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të regjistruar kërkesën për regjistrim të LSI-së. Ajo ç”ka është e rëndësishme është që data 13 tetor është ditë zgjedhjesh e ligjshme në vend për zgjedhjet për pushtetin lokal dhe është e respektueshme nga të gjithë.

Unë ju falenderoj shumë dhe ju uroj një ditë të mirë", u shpreh Braimllari.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • XXX: 05/08/2019 21:28

    Filma me ekran te gjere me ngjyra

    Përgjigju
  • Populli: 05/08/2019 15:01

    Le ti bejne zgjedhjet te LSI,se i numuron Monika me Tit Vasilin,ha ha ha ha

    Përgjigju
  • redi: 05/08/2019 14:11

    Data 30 Qershor ishte duita e zgjedhjeve me dekret presidencial . Te tjerat jane humor opozitar .KQZ e mbaroi misionin zyrtar

    Përgjigju
  • Vlora: 05/08/2019 10:16

    Ky eshte presidenti me qesharak qe ka patur ndonjehere Shqiperia.Dekreton dhe c'dekreton pa asnje konkluzion.As bashkshorten nuk e drejton dot per vendimin qe ka marre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?