Guardiola dhe Ancelotti

Sot Carlo Ancelotti vs Pep Guardiola! Sa herë janë takuar dhe kush ka fituar më shumë?

9 Prill, 19:10| Përditesimi: 9 Prill, 23:05

  • Share

Sot në 21:00 "Bernabeu" pret duelin çerekfinal të Champions League mes Real Madrid dhe Manchester City. Finale e parakohshme kjo, që përveç skuadrave në fushë vendos përballë edhe dy filozofi loje, atë të Carlo Ancelottit dhe Pep Guardiolës.

Të katërta ndeshjet e këtij raundi premtojnë të jenë shumë me rivalitet dhe plot raste, por ajo që dallon mbi të tjerat është Real - City dhe kjo edhe për shkak të trajnerëve në stol.

Kampionët në fuqi të Champions League, City është favorite ndaj 'Los Blancos' dhe ekipi i Pep Guardiolës do dëshirojë që të mbajë fronin.

Guardiola vs Ancelotti, kush e ka përparësinë në stol?

Vitin e kaluar trajneri katalanas doli në krye me taktikat e tij në 'Bernabeu' (1-1) dhe skuadra e tij ishte në gjendje ta mbyllte kalimin në stadiumin 'Etihad' duke fituar pastër (4-0) për të marrë biletën për në finale kundër Interit.

Të dy janë takuar jo pak herë, kur Guardiola ishte në krye të Bayern Munich dhe italiani mori për herë të parë drejtimin e Realit dhe më pas drejtoi Evertonin.

Ata janë përballur tetë herë me njëri-tjetrin si trajnerë, teksa Guardiola ka dalë fitimtar në pesë. Katër fitore u zhvilluan kur Guardiola ishte në krye të Cityt dhe Ancelotti ishte trajner i Evertonit, ndërsa Carlo mban avantazhin si trajner i Real Madridit (3-1).

Fitorja më e madhe për Ancelottin ishte në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve 2013-14, kur Real Madrid mposhti Bayernin 0-4, me Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos që shënuan dy herë, ndërsa fitorja më e madhe e Guardiolës ndaj Ancelottit ishte kur Manchester City mposhti Evertonin 5-0 në 2020.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?