Ashtu siç kam thënë vazhdimisht se asgjë nuk do të ndodhte sot ashtu ndodhi! Pyetja që më ishte bërë në çdo studio ishte se: A do e merrnin PD me datë 8 dhe a do të hynin brenda?
Përgjigja ime ka qenë: mund të hyjnë brenda edhe mund të qëndrojnë brenda, por nuk mund ta marrin PD! Nuk mund ta merrnin, jo se nuk mundin fizikisht, por se është në kundërshtim me ligjin!
Askush s'mund të marr një institucion në kundërshtim me ligjin! Sot, ka tre domethënie:
1. Të dhunuar ishin ata që ligjirisht qëndronin brenda në PD
2. U dhunua PD si institucion
3. Aludimi se policia ndërhyri se është më Bashën është trillimi i radhës! Shteti funksion me logjikë ligjore dhe jo me inate personale! Policia ka zbatuar vetëm ligjin me ndërhyrjen e saj sot në mbrojtje të institucionit të PD, të Kryetarit të Opozitës dhe të deputetëve të Opozitës!
Ndërhyrja e Policisë së Shtetit nuk e përligj Opozitën me Pozitën! Me teorinë që po qarkullon, atëherë nëse dy vëllezër po vriten, policia nuk mund të ndërhyj se është çështje familjare! Ku ekziston kjo teori në shtetin e së drejtës! Sot, pamë njerëz që donin të hynin me çdo kusht brenda? Pyetja është: Pse donin të hynin? Nëse do të hynin çfarë do të ndodhte? A kishte garanci për Bashën dhe drejtuesit e tjerë? Të gjithë e panë agresivitetin ndaj Roland Bejko i cili edhe në prani të mediave u dhunua!
E imagjinoni çfarë fundi do të kishte dita e sotme nëse Policia në zbatim me ligjin nuk do të kishte ndërhyrë? Sot, ka një ngjarje të rëndë dhunimi i PD në emër të demokratëve, por ka edhe një ngjarje më të rëndësishme, sepse sot mori fund njëherë e mirë metoda e dhunës nga politika si mjet për të marrur pushtetin me dhunë! Shqipëria në 2022 nuk është më ajo e mercenarëreve që përdoren si mish për top në shërbim të politikës e të pushtetit! Tashmë, çdo politikan duhet ta mendoj mirë përdorimin e dhunës pavarësisht nëse bëhet ndaj Opozitës apo institucioneve shtetërore!