Sot Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve, kërkojnë jo vetëm të dëgjohen! Duan të konsiderohet mendimi i tyre

20 Nëntor 2022, 17:28| Përditesimi: 20 Nëntor 2022, 17:34

  • Share

Rekan, Lesara dhe Fizen i lidh dëshira për të ndihmuar fëmijët në nevojë dhe atyre që u janë shkelur të drejtat. Edhe pse janë adoleshentë rastet të cilat i kanë referuar dhe janë trajtuar me sukses falë tyre, janë të shumta. Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, ata kërkojnë që moshatarët e tyre të ngrenë zërin për çdo padrejtësi që iu bëhet.

“Quhem Reka Dashi. Ne kemi si tematikë trajtimin e të drejtave të fëmijëve të cilat ju janë mohuar. Ne kemi si detyrë të ngremë zërin për ata. Për herë të parë në 2020. Jam anëtari i zërit 16 plus në Elbasan. Ka shumë raste që duhen përmendur, por njëri nga rastet ishte i një fëmije 14 vjeç që nuk e kishin lejuar të argëtohej dhe të shkonte në shkollë. Ne shkuam tek vendi ku banonte dhe tani ai po jeton i lumtur. Ngrini zërin fëmijë të dashur, mos lejoni që të ju mohet e drejta për të folur, shkolluar.”

“Unë quhem Lesara, jam 15 vjeç. Të gjithë kanë të drejtë që të rriten në mundësi ekonomike të mira, të lozin. Dëshira. Të gjithë jemi të barabartë.”

“Unë jam Fize. Jam 14 vjeç. Ne morëm ushqime dhe i dërguam në familje në nevojë. Më preku se ishin 6 fëmijë dhe të gjithë të vegjël. Ishte dhe një e moshuar e paralizuar. Ata duhet të kenë vetëbesim dhe të mësojnë shumë sepse kur mësojmë mund të arrijmë diçka me forcat tona”.

Përmes mesazheve fëmijët kërkuan që të degjohet dhe merret në konsideratë mendimi i tyre.

“Unë dua që kur të jap mendimin tim të merret parasysh, dhe jo vetëm të dëgjohet.”

“Të vegjlit dhe të rriturit kanë nevojë për ndihmë të rëndësishme gjatë luftërave dhe emigrimit.”

“Unë dua që në shkollën time të ketë ambiente sportive, sepse sporti na ndihmon në mirëqeni nen tonë emocionale, fizike dhe mendore. Është e drejta jonë për pushim dhe mendim.”

“Unë jam Kleos. Shpresoj që vitin tjetër të jem tek shkolla ime 26 nëntori që po rregullohet. A mund të na ndihmoni ju?”

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, Ministria e Shëndetësisë dhe Arsimit, organizuan një sërë aktivitetesh sensibilizuese, sportive e argëtuese, ku morën pjesë fëmijë të shumtë, edhe nga grupet vulnerabël.   

“Është një aktivitet që mbledh fëmijët nga të gjithë Shqipëria që fëmijët të promovojnë të drejtat, dhe të shprehin kërkesat që kanë ata. Ky event ka në fokus sportin, si një e drejtë themelore për të pasur sa më shumë hapësira sportive. Për ne është e rëndësishme identifikimi dhe të dëgjojmë zërin e fëmijëve që janë në vështirësi. Ti referojmë dhe ti zgjidhim.”

“Unë quhem Aleksandra Frangu dhe jam 15 vjeçe. Prej tre vitesh e ushtroj shahun dhe mënoj se jam mirë. Fëmijët nëse janë në një rast të vështirë, të raportojnë dhe të shprehen sepse është e drejta e tyre. Mos të kenë frikë sepse nëse ata flasin, jo vetëm ndihmojnë veten, por ndihmojnë dhe fëmijë të tjerë.”

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?