'Yjet' e Spanjës dhe Gjermanisë

Sot ditë e madhe për tifozët, dy superpërballje në Euro 2024! Spanjë-Gjermani pa favorit, Gundogan: Tifozët avantazhi ynë

5 Korrik, 13:10| Përditesimi: 5 Korrik, 13:14

  • Share

Dy përfaqësueset me më shumë histori në kampionatin Evropian, Spanja dhe Gjermania që e kanë fituar nga 3 herë këtë kompeticion, do përballen sot duke nisur nga ora 18:00 për çerekfinalet e Euro 2024. Në fushën e Sttutgart nuk do zbresë vetëm historia, por edhe dy përfaqësuese që kanë qenë më bindëset në këtë kampionatin Evropian.

Bota e futbollit është e ndarë për fituesin, ndërsa edhe koeficentët si rrallherë janë të barabartë. Si fitorja e Spanjës ashtu edhe e Gjermanisë kuotohen me koeficentin 2.75.

Trajneri i Spanjës De La Fuente e ka cilësuar ‘si përballjen ‘mes dy superfuqive’, ndërsa nuk sheh diferenca në kualitet, por shton se fitues do jetë ajo përfaqësuese që luan në bllok, e bashkuar. Tjetër qasje ka para ndeshjes mesfushori i Gjermanisë Ilkay Gundogan, i cili thotë se ‘mbështetja e tifozëve është një avantazh në këtë përballje’.

Për shumë tifozë futbolli, por edhe media prestigjioze sportive, kush fiton këtë përballje do jetë përfaqësuesja që ngre trofeun në fund. Fituesi i Spanjë-Gjermani do përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Portugali-Francë, një tjetër sfidë që luhet sonte duke nisur nga ora 21:00.

Në këtë supersfidë Franca vjen si favorite, ndërsa te Portugalia nga minuta e parë pritet ta nisin Ronaldo dhe Pepe.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • E DREJTA: 05/07/2024 13:36

    OLA SPAGNA...FACCI SOGNARE OGGI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?