Sot do kërkoni të bëni çdo gjë ndryshe ju të dashuruarit...zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju

19 Mars 2020, 07:57| Përditesimi: 19 Mars 2020, 07:59

  • Share

DASHI 21. mars - 20. prill

Sot do kërkoni të bëni çdo gjë ndryshe ju të dashuruarit, ta largoni rutinën dhe të keni një jetë jo si zakonisht. Mos bëni asgjë me kokën tuaj, por flisni fillimisht me partnerin. Beqaret do kenë një ditë spektakolare dhe të mbushur me takime te jashtëzakonshme. Buxheti do ketë goxha përmirësime, megjithatë mirë është që të tregoheni shumë të matur me çdo shpenzim sidomos ne mbrëmje.

DEMI 21. prill - 21. maj

Ju të dashuruarit do jetoni në një klimë të ngrohtë dhe pasionante. Çdo çast ata do përjetojnë kënaqësi të veçanta. Nëse ju beqarët takoni persona me të cilët ju ndan kultura apo shkollimi që keni më mirë qëndrojuni larg dhe mos hidhni asnjë hap më tej. Në planin financiar ecni gjithmonë me llogari në mënyrë që të mos lëndoheni në asnjë moment.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Asnjë planet nuk do përzihet gjatë kësaj dite me jetën tuaj në çift kështu që gjithçka do varet nga sjellja juaj. Mundohuni të provoni edhe gjëra të reja në mënyrë që të mos mërziteni. Beqarët më mirë të presin edhe pak ditë sesa të rrezikojnë sot për të filluar një lidhje që nuk do i çojë shumë larg. Buxheti do mbetet i mirë pavarësisht shpenzimeve që do kryeni.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Duhet patjetër t’i shprehni me tepër ndjenjat gjate kësaj dite ne mënyrë qe partneri ta kuptoje sa shume e dashuroni. Po e late atë pas dore, mund te kërkojë dike tjetër dhe do ju zëvendësoje. Beqaret do kenë njohje shume interesante dhe do fillojnë një etape te re. Financat do i vendosni ne plan te pare. Do përkujdeseni gjithë kohës qe ato te mbeten te mira.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Do ju ndryshoje shpesh humori gjate kësaj dite dhe do keni probleme te njëpasnjëshme me partnerin tuaj. Nuk do hapni rruge për asnjë moment. Beqaret nuk do kenë fat ne dashuri dhe do vazhdojnë te mbeten vetëm. Do ju duhet ende te presin edhe pak kohe për ndryshime te statusit. financat do kenë probleme serioze. Vetëm specialistet do ju ndihmojnë.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Do keni shume besim tek vetja juaj gjate kësaj dite dhe gjerat do ju ecin për mrekulli. Do jetoni ne një ambient mjaft harmonik dhe do përjetoni emocione. Beqaret do ndihen me te vetmuar se kurrë me pare, por serish do jene te pafat ne dashuri. Financat nuk do jene shume te mira, megjithatë me maturi dhe përkujdes do arrini ta kaloni ditën.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Rutina ka rrezik te shkaktoje shume probleme sot ne jetën tuaj ne çift. Do mërziteni shpesh dhe ka rrezik ta kërkoni diku tjetër lumturinë. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do guxojnë t’ua shprehin ndjenjat atyre qe do pëlqejnë. Për financat do jete një dite goxha e vështirë. Mundohuni te ulni sa te mundni te gjitha shpenzimet te paktën për disa kohe.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Do diskutoni gjere e gjate sot ju te dashuruarit dhe do i zgjidhni shpejt problemet qe keni pasur prej kohesh. Te dy do jeni me largpamës dhe me tolerante. Beqaret do ndihen mire me statusin qe kane dhe nuk do kërkojnë ndryshime te statusit. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u treguar te pamatur mund te keni edhe vështirësi.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Jetën ne çift do e vini ne plan te pare gjate kësaj dite. Asgjë nuk do jete me e rëndësishme sesa mirëqenia me partnerin. Te gjithë do ju kenë zili. Beqaret nuk duhet te kërkojnë asgjë me ngulm sepse mund te bëjnë disa gabime qe do ju ndikojnë tek e ardhmja. Sektori i financave do jete me i qëndrueshëm për femrat sesa për meshkujt.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Ata qe janë ne një lidhje do surprizohen here pas here nga partneri i tyre. Do ju duket një mrekulli qe e keni atë pranë dhe do shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret do kenë takime pa fund gjate gjithë kësaj dite, por nuk do kenë aspak dëshirë te fiksohen diku. Financat nuk do jene aspak te mira për shkak te shpenzimeve te konsiderueshme qe do kryeni.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Do kaloni plot çaste te lumtura gjate kësaj dite dhe do ndiheni për mrekulli. Partneri do mendoje vetëm t’iu kënaqë pa i menduar sakrificat qe shpesh duhet te beje. Beqaret nuk do kërkojnë me ngulm një person për ta pasur ne krah, por zemra ne fakt do ju rrahe fort pas një takime surprize. Ne planin financiar do ju duhet te luftoni fort me veten qe te ruani qëndrueshmërinë.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Dite shume zakonshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Duhet t’i merrni gjerat si t’iu vijnë pa kërkuar asgjë me ngulm. Beqaret do dashurohen me një mik, por nuk do guxojnë dot t’ia shprehin mendimet. Buxhetin sado ta mbani ne vëmendje gjendja nuk do jete shume e mire. Do ju duhet patjetër te kryeni investime dhe transaksione.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?