Sot finalja e ‘KoKofest’, ndahen çmimet për 8 komeditë në garë! Java britanike, ritme elektrizuese të dielën në parkingun e sheshit ‘Skënderbej’!

9 Shtator 2023, 12:28| Përditesimi: 9 Shtator 2023, 12:44

  • Share

1.     Në Opera, solistët, kori dhe Orkestra e Teatrit e drejtuar nga Agudin Facundo,  në bashkëpunim me konservatorin 'Umbertoo Giordano' të Foggia-s, performojnë këtë mbrëmje në orën 20.00 koncertin vokal simfonik "Elijah" të kompozitorit Felix Mendelssohn.

2.     Me një kast të përzgjedhur aktorësh, vijon të luhet sot e nesër në orën 20.00 në skenën e Teatrit Kombëtar në ArTurbina, premiera "Vojcek", me autor Georg Büchner dhe regjisor Kuniaki Ida.

3.     "E gjithë drita që nuk mund të shohim", e jetësuar në tablotë e një prej emrave më të mirë të artit bashkëkohor, si piktori Ali Oseku, pret vizitorët në galerinë 'Harabel' deri në 9 dhjetor.

4.     Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë "Kokofest" shënon sot finalen e këtij edicioni të 10-të në teatrin "Andon Zako Çajupi" në Korçë. Në orën 19.00 vihet në skenë komedia e dytë pjesëmarrëse me regji të Driada Dervishit, "Borgjezi fisnik", e më tej pason ndarja e çmimeve për 8 shfajet në garë.

5.     Kërcim dhe muzikë, në miksim rrymash muzikore në Minus 1. Në kuadër të Javës Britanike, Komuniteti Rebel, ju fton këtë të dielë në orën 21.00 të përjetoni ritme elektrizuese në hapësirat e parkingut të sheshit  “Skënderbej”.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?