Kronikë

Sot kryhen mbi 4 mijë vaksinime! Mbi 300 mijë qytetarë i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës

4 Qershor 2021, 21:01| Përditesimi: 4 Qershor 2021, 21:13

  • Share

Gjatë ditës së sotme në vendin tonë janë kryer 4591 vaksinime, ndërsa në total numri i vaksinimeve ka vajtur në 791.912. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut njofton se mbi 300 mijë qytetarë i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës.

Në vendin tonë vaksinimi masiv vijon që prej marsit, ku vaksinat që përdoren në Shqipëria janë ata Pfizer, AstraZenca, Sputnik V dhe Sinovac.  Gjithashtu çdo javë mbërrijnë doza të reja të vaksinave që shërben për vaksinimin e grupeve të ndryshme me kalendar të kombinuar, për të mbërritur objektivin e 1 milionë vaksinime brenda muajit qershor.

Dy ditë më parë në Shqipëri mbërritën 40,800 vaksina AstraZeneca, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, që janë siguruar nëpërmjet instrumentit COVAX. Ndërsa më 31 maj erdhën 11.700 vaksina të kompanisë Pfizer.

Edhe situata e infektimeve në vendin tonë ka pësuar ulje ku në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja dhe asnjë viktimë.  

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?