Interpelanca në Kuvend/ Salianji: OFL dhe vettingu në polici, nisma të qeverisë t'i vënë gjoba krimit! Çuçi: Të bashkohemi për t'u hequr pasurinë kriminelëve

16 Qershor 2022, 07:45| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 14:57

  • Share

Deputeti demokrat, Ervin Salianji kishte kërkuar interpelancë me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe u fokusua tek Operacioni Forca e Ligjit e vettingu në polici duke thënë se ishin nisma të qeverisë për t'i vënë gjoba subjekteve kriminale dhe për të përfshirë efektivët në fushatën e 25 prillit. Kështu bëri akuza në parlament se niveli i krimit në vend është rritur për shkak të mbrojtjes që merr nga shteti.

Në vend të përgjigjes, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i kërkoi Salianjit të mos bëjë politikë me krimin. Ndër të tjera i bëri thirrje opozitës që të lërë pas politikat dhe ndasitë dhe të bashkohen në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Çuçi u shpreh se ligji i OFL dhe ai i Vettingut në Policinë e Shtetit janë dy nisma atipike dhe unikale, ndërsa shtoi se do të vazhdojë lufta për të larguar nga Policia e Shtetit ata që nuk e meritojnë uniformën. Çuçi tha se në parlament do të dërgohet shumë shpejt drafti i ri për Vettingun në polici, aktualisht i pezulluar, që do ta reduktojë në rreth 300 numrin e zyrtarëve të policisë që do të futen në vetting.

Edhe ngjarjet kriminale të regjistruara në vend përgjatë ditëve të fundit sollën përplasje mes deputetit të PD Ervin Salianji dhe Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi në parlament. Për deputetin demokrat, krimi ka marrë dhenë, për shkak se mbrohet nga qeveria. Në vend të përgjigjes, Çuçi i kërkoi të mos bëjë politikë me krimin.

Ndërkohë Kuvendi do të zhvillojë një seancë të posaçme në datën 7 korrik, ku do dënojë me rezolutë gjenocidin serb në Srebrenicë, në Bosnje-Hercegovinë. Balla u shpreh se do të hartohet një dokument serioz dhe në seancë do të mbahen edhe fjalët e rastit nga përfaqësues të qeverisë dhe përfaqësues të grupeve parlamentare. Balla tha se do të jenë të ftuar edhe përfaqësues të qeverisë së Bosnje Hercegovinës dhe familjarë të viktimave nga ky gjenocid. Ky propozim mori edhe dakordësinë e opozitës.

Gjenocidi i Srebrenicës
Gjenocidi i Srebrenicës ose Tragjedia e Bosnjës është një krim lufte i zbatuar në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8,000 boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet!

Ora 14:45
Korreshi: Filxhani del 'skëterrë' për të ardhmen e bujqësisë! Realiteti janë vetëm duart e nxira nga kallot të fermerëve

 

Deputeti demokrat Saimir Korreshi foli në Kuvend për bujqësinë duke thënë se fermerët janë braktisur dhe nuk mungoi ironia e tij ndaj ministres Frida Krifca.

“Disa muaj më parë kur u ndanë me fermerët para parlamentit kur bënin thirrje që të mbështeteshin, të kishte më shumë subvencion për të. Mbaj mend se nga ajo ditë ka pasur vetëm pirje kafesh në hollet e këtij parlamenti. Nuk e di a e patë filxhanin për të ardhmen e bujqësisë sepse është shumë e zymtë, besoj se duhet të ketë dalë skëterrë se e tillë është gjendja e bujqësisë shqiptare. Realiteti është me çizme llastiku të grisura, me duart e nxira nga kallot e fermerëve shqiptar sepse nuk keni bërë asgjë veçse trefishuar çdo lloj çmimi. Nuk keni bërë asgjë për t’i ardhur në ndihmë”, tha Korreshi.

Ora 14:19
FOTO/ Gratë deputete zgjedhin të vishen me të zeza! Braçe nuk heq syzet as brenda Kuvendit

Kuvendi është mbledhur sërish ditën e sotme këtë të enjte, ndërsa ka pasur edhe debate. Sakaq zonjat deputete kanë zgjedhur që në pjesën më të madhe të vishen me të zeza. Sakaq nga ana tjetër deputeti socialist Erion Braçe, nuk i heq syzet as brenda Kuvendit.

 

Ora 14:00
Deputeti i PD: Në Kuvend vjen era puro e hashash! Nikolla: Është fyerje e madhe, kërko falje

 

Deputeti demokrat, Dashnor Sula bëri një deklaratë të fortë nga foltorja e Kuvendit, teksa tha se në Parlamentin shqiptar vjen era puro, madje edhe hashash.

“Në këtë Kuvend vjen era puro, për të mos thënë se vjen dhe era hashash. Ky është realiteti zonja kryetare. Po kadillaku i kryeministrit e di sa benzinë e naftë harxhon? Apo i ministrave të tjerë? Po e dini se çmimi i naftës është jashtëzakonisht i lartë. Unë nuk e kam për turp dhe jam krenar që jam fshatar, dhe që përfaqësoj gjithë ata fshatarët e bujqit.

Dilni e shikoni njëherë nëpër fshatra, është gjendja katastrofike. Babai im 78 vjeç punon vetë, se nuk gjen punëtorë. Sikur 10% e parave të pista që investohen në Shqipëri të përdoreshin për punë të mira, do mbanim Ballkanin me bukë. Neve të opozitës domatet na kanë ngelur, por qeverisë i ka ngelur kokaina. Mos mi bëj duart ashtu Pando, se u kap me 20 kg Kajmaku. Ngrini zërin, vini fre qeverisë”, tha deputeti Sula.

Nikolla: Është fyerje e madhe që i bëhet institucionit, kolegëve DHE deputetëve. Ju kërkoj të kërkoni falje.

Sula: Nuk akuzova askënd. Unë nuk pi as duhan, dhe mund ta ngatërroj, por aty vjen era puro e të mbyt.

Ndërkohë deputeti socialist, Pandeli Majko i kërkoi që të tërheqë deklaratën duke e cilësuar atë një fyerje për institucionin.

‘Ne kemi shumë dëshirë t’i biem edhe vetes. Harrojmë që brenda politikës jemi edhe ne. Këtu u tha që para duhanit pihet edhe hashash. Ta trajtosh këtë sikur po ju hapet zemra dhe stomaku për fshatarët kjo është gjë e gabuar. Duke dashur të bëhemi të ndjeshëm nxirrni anën e kundërt. Ju jeni përfaqësues të opozitës dhe opozita në thelb tenton të përfaqësojë moralin e shoqërisë. Para se të kërkoni nga maxhoranca duhet të ktheni pak kokën edhe nga vetja.’- tha Majko.

Ora 11:40
'Ku është vajza me syze e OFL?' Çuçi i përgjigjet Salianjit: Është këshilltare në kabinetin e ministrit të Brendshëm

1655374509_64001655372271x0400eljesaa241.png

Në interpelancën me ministrin Bledi Çuçi, deputeti Ervin Salinanji ngriti pyetjen se ku ndodhet se ku ndodhet zëdhënësja e OFL-së që u etiketua si “vajza me syze”. Çuçi tregoi se aktualisht është këshilltare në kabinetin e ministrit të Brendshëm.

“Tani për respektin ndaj njerëzve dhe veçanërisht ndaj ruajtjes së balancave gjinore besoj se këtu jemi vite larg. Ajo që quan vajza me syze sot është këshilltare në kabinetin e ministrit të Brendshëm.

Në lidhje se ku e kemi çuar ne sigurinë, mund të bëni rolin e spikerit të kronikës së zezë, por se ku e kemi çuar ne Shqipërinë e dinë shqiptarët. Shqipëria është në pikën më të lartë të sigurisë. Shqipëria është një vend  ku organizohen evente evropiane, ku numri i turistëve rritet me herë nga viti në vit, investimet rriten. Këto ndodhin për shkak të sigurisë”, tha Çuçi.

Ora 11:19
Salianji: Tregoni nëse ka pasur hetim për ish ministrin Lleshi apo merreni vetëm me të mbaruarit që nuk dihet ku janë?

 

Pasi ministri i Brendshëm Bledi Çuçi renditi rezultatet e OFL gjatë interpelancës, deputeti Ervin Salianji pretendon se një pjesë e madhe e rasteve janë arkivuar sepse ishin patronazhistë të PS. Ndër të tjera e pyet nëse ka pasur hetim për ish ministrin Sandër Lleshi dhe kërkon që të bëhet çdo gjë zyrtare.

“Unë do pres kur t’i thoni me emra për të kuptuar si keni ligjëruar një pjesë të madhe të kontingjentit kriminal që ka qenë me ju dhe një pjesë tjetër që i keni gënjyer në zgjedhje e jemi sot në këtë situatë. Pse nuk del më kjo goca me syze pas 25 prillit? Ku janë sot? A ka pasur mbrojtje politike? Minimalisht 350 i ka kapur dekriminalizimi të cilët kanë qenë njerëz me dënime të rënda. Përgjigjeni dot drejtpërdrejtë? Ka fuqi ligji përballë njerëzve që janë me mbrojtje politike të PS? Ju dini të bëni më mirë mashtrimin. Jam më i prirur të besoj policinë e shtetit sesa ju ministër. Shkresa e policisë është ndryshe nga ministri politik. A janë njerëz që janë favorizuar, që janë përdorur? SPAK ka kthyer 51 raste, pra nga 2100 ka shkuar 200, i bie që 1900 të tjerë janë arkivuar se kanë qenë patronazhistë të PS dhe pastrojnë para dhe arsye pse Shqipëria futet në listën gri të pastrimit të parave. Kur ha qeveria, ministra e deputetë me ta, kriminaliteti është kjo që është.

Po paraardhësi juaj në detyrë, i cili është subjekt klasik i këtij ligji, a i ka shkuar kjo shkresa dhe nëse po, a mund ta publikoni shkresën se nuk ka gjë për tu mbajtur sekret këtu. Na i bëni publik nëse ka pasur hetim për këtë njeri apo ka vetëm për disa të mbaruar që nuk dihet se ku janë. Ju i keni përdorur me lekë dhe makina luksoze këta për të kërcënuar, intimiduar dhe për të përdorur për fushatë për PS”, tha Salianji.

Ora 11:05
Ministri i Brendshëm thirrje opozitës: Lini ndasitë e sherret dhe të bashkohemi për t’iu hequr pasuritë kriminelëve

 

 

Në interpelancën me deputetin e PD-së Ervin Salianji, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i bëri thirrje opozitës që të lërë pas politikat dhe ndasitë dhe të bashkohen në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Çuçi u shpreh se ligji i OFL dhe ai i Vettingut në Policinë e Shtetit janë dy nisma atipike dhe unikale, ndërsa shtoi se do të vazhdojë lufta për të larguar nga Policia e Shtetit ata që nuk e meritojnë uniformën.

‘Çdo debat që vjen nga opozita është i shëndetshëm dhe i mirëpritur. Është e vërtetë se në qoftë ligji i OFL, apo ligji i Vettingut në Policinë e Shtetit, janë dy nisma atipike dhe unikale dhe si të tilla asnjëherë debati rreth tyre nuk është shterues. Ne do largojmë nga Policia e Shtetit ata që nuk e meritojnë uniformën. Do iu heqim nga duart pasuritë, për t’ia kthyer shoqërisë si formë shpagimi, por në këtë betejë ne duhet të jemi bashkë. Politika e ndasive dhe sherrit i duhen lënë një kohe tjetër, sepse nuk na çon azgjëkundi”, tha ministri.

Ora 10:44
Interpelancë me ministrin e Brendshëm, Salianji: OFL vendosi gjoba ndaj kriminelëve! Vettingu në polici synonte të përfshinte efektivët në fushatën e PS

 

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka kërkuar interpelancë me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi për OFL duke renditur një sërë pyetjesh për të. Salianji pretendon se OFL dhe vettingu në polici ishin dy nismat e qeverisë për t'i vënë gjoba subjekteve kriminale dhe për të përfshirë efektivët në fushatën e 25 prillit për Partinë Socialiste.

Në renditjen e pyetjeve për Çuçin, Salianji pyet nëse subjekt i OFL ka pasur dhe deputetë apo ministra që janë favorizuar duke mos shkuar në strukturën antikorrupsion.

“Qeveria ka propaganduar 2 nisma që i kemi debatuar që bëheshin për një arsye të caktuar, e para për të vendosur gjoba ndaj subjekteve kriminale dhe për t’i përfshirë në fushatën e 25 prillit dhe e njëjta gjë për propozimin për vettingun në polici ku kërkohej një kontingjent për t’i kërcënuar për tu përfshirë në fushatën e PS.

Kryeministri u shpreh se do të vijnë specialistë të FBI dhe më pas tha se do të bëhej vetting i policisë. E nëse ndjekim logjikën e Ramës, nëse ka dështuar procesi i vettingut në polici, prandaj ka marrë dhenë kriminaliteti në mbarë vendin. Për operacionin Forca  e Ligjit, Rama trumbetonte, duhet t'ua bëjmë të parehatshëm atdheun atyre. Sipas tij, FBI do të bënte vettingun e policisë dhe do të bëhej testi i sinqeritetit. Ku jemi sot? Për ta kuptuar qytetarët, a ka qenë një nismë me letra? Cilat para pastrohen në Shqipëri? A janë realizuar qëllimet e OFL? Kam dërguar shkresë në kryeministri për të ditur listën e subjekteve të referuar para SPAK për të bërë me dije nëse ka selektivitet, a ka ndërhyrje politike, ka persona të favorizuar, a ka 2 standarde në zbatimin e aktit normativ, sa prej rasteve të referuar janë kthyer nga GJKKO për plotësim dokumentacioni. A janë arritur të realizohen qëllimet e OFL si bllokimi i pasurisë se po e shohim në këto hatatë që po dëgjojmë nga një prej kriminelëve se si prej personat që kryejnë vrasje me pagesë janë përfshirë në trafik drogë, në struktura të krimit të organizuar përmes familjarëve, kanë marrë para publike dhe tendera me miliona euro.

A e kanë depozituar të gjithë subjketet deklarimin e tyre para OFL që duhej depozitohej para 48 orësh? A kanë burime të ligjshme të sigurimit të pasurive dhe a ka deputetë/ish deputetë apo ish ministra që janë subjekt klasik i këtij ligji dhe i keni favorizuar duke mos i çuar në strukturën e posaçme antikorrupsion”, tha Salianji.

Ora 10:31
Balla i përgjigjet Berishës: Rezolutat nuk do përdoren nga askush për nevojat e momentit

 

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Taulant Balla i ka kthyer përgjigje Sali Berishës lidhur me rezolutën për Srebrenicë.

"Në asnjë rast Kuvendi i Shqipërisë, përmes rezolutave nuk mund të përdoret nga askush për nevojat e momenti dhe kontekstit politik, si kurse ndodhi në rastin e këtij dokumenti serioz, të mirëpunuar kështu duhet të ndodh dhe në rastet të tjera se Kuvendi është i shqiptarëve, jo i politikave personale, këta individë nuk mund të  rehabilitohen përmes rezolutave", tha Balla. 

Ora 10:29
Balla: Më 7 korrik Kuvendi do të shprehë me rezolutë dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë

 

Në datën 7 korrik, Kuvendi I Shqipërisë do të mbajë një seancë në nder të viktimave të masakrës së Srebrenicës në Bosnjë-Hercegovinë, ku do të shprehet me rezolute për të dënuar gjenocidin serb në Srebrenicë. Kështu deklaroi kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla dhe dakordësinë e mori edhe nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj.

Balla: Kam kërkuar një datë për miratimin e një rezolte. Kam kërkuar 7 korrikun, ku natyrshëm me solemnitetin e domosdoshëm, të mbajnë fjalët e rastit dhe natyrshëm dokumenti të jetë një dokument serioz, ku Kuvendi të shprehë qartë përmes kësaj rezolute dënimin dhe vijimin e qëndrimeve konsguente të qeverisë shqiptare lidhur me pandëshkueshmërinë në rastit e këtij genocidi dhe të ftojmë edhe përfaqësues të shtetit të Bosnjë-Hercegovinës. Besoj dhe Alibeaj e shprehu në datë 7 korriku Kuvendi I Shqipërisë të ketë një moment të posaçëm për kujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

Alibeaj: Për këtë çështje do ta keni gjithmonë mbështetjen tonë në këtë pikë.

Ora 10:11
VIDEOLAJM/ Deputeti Dash Sula shkon me produktet e shportës në Kuvend: I blejnë vetëm deputetët, se njerëzit s'kanë lekë

 

Deputeti demokrat, Dash Sula ka mbërritur në kuvend me një shportë me vete, në të cilën janë produktet bazë. Ai tha se këtë e ka bërë në shenjë sensibilizimi me ata qytetarë që nuk kanë mundësi që të paguajnë produktet e shportës, teksa i bëri thirrje qeverisë të indeksohen produktet e shportës.

"Kjo është një shenjë solidarizimi për të gjithë qytetarët shqiptar. Unë kam vajtur dhe po ju them më çmimet dysheme më të ulëta, pasi kam kontrolluar supermarketet, kushton 30 mijë lekë të vjetra. Duhen 500-600 mijë lekë vetëm për të ushqyer barku, s'bëhet fjalë për mish e për fruta. Kam ardhur në shenjë proteste, çmimet i përballojnë, deputetë, ministra, po familjet shqiptare 80% të buxhetit të tyre e shpenzojnë për ushqime. Të indeksohen dhe t'u japë familjeve në nevojë. Unë jam i bindur që përgjegjësinë kryesore të madhe e ka qeveria. Po jetojmë në një shoqëri ku qeveria i ka të gjitha pushtet", tha Sula.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 16/06/2022 19:51

    Revoltohem me Salianj babalen qe eshte denuar per mashtrim me 1 vit burg dhe flet sikur eshte qelibar.Fajin e ja gjykata e apelit qe nuk jep denimin perfundimtar dhe te largohet dhe ky shpufes ne lgjin e dekrimnalizinit Mjaft po luftohet e majta dhe PD me nhemihe te zza ne sup ben opoziten e "ndershme" Mjaft me drejtesi te vonyar dhe veting pa rezultatin qe kerkohet . Nuk behet politik ne njerez shpifesa dhe pa karakter

    Përgjigju
  • halil: 16/06/2022 14:41

    sa per te qeshur kur ju shof juve te pd , jeni shume qesharak

    Përgjigju
  • Ani: 16/06/2022 14:32

    Duhet te sensibilizohemi te gjitje ne kete gje dhe te behet hap pas hapi jo si heren e kaluar

    Përgjigju
  • tani: 16/06/2022 14:29

    Po ju me cfare po i perballoni keto cmimet apo me vjedhet qe i keni bere shqiptareve nder vite.Mbyllni gojen aty dhe uroj te denohen dhe krimet qe ju keni bere.

    Përgjigju
  • Rei: 16/06/2022 14:29

    Nje gje vertet shume e mire duhet te sensibilizohemi ne kete gje te denojm kete gje

    Përgjigju
  • era: 16/06/2022 14:28

    Padyshim qe eshte shume e veshtire qe te perballosh ekonomine e vendit ne kete kohe krize por gjithcka do te rregullohett dhe po mbahet nen kontroll gje qe po te ishte berisha ne pushtet do kishim perfunduar si mos me keq.

    Përgjigju
  • Jorgo: 16/06/2022 13:47

    Keta te opozites duhet ta dine mire qe rritja e cmimeve eshte rritur ne te gjitha shtetet si pasoje e luftes dhe mos bejne kot sikur ju dhibset populli

    Përgjigju
  • Nuriu: 16/06/2022 12:47

    Po tju interesonte kaq shum per popullin do ishit ju ne pushtet o dash po populli ju njeh shum mir se cfar plehrash jeni

    Përgjigju
  • rajmonda: 16/06/2022 12:42

    Si gjithmone do kapen sepse nuk shofin asnje nga politikat e ndjekura nga ju per taksat e ulura apo taksat zero per biznesin e vogel , sigurisht qe i vret nafta se kane nga 3 -4 makina qe levizin me shku deri ne dyqan qe e kane afer shpise me makine

    Përgjigju
  • mondi: 16/06/2022 12:42

    Nuk eshte e lehte ne nje situate te tille qe ndodhet e gjitha europa ta menaxhosh , ju keni vendosur bordin i cili i ka kontrolluar dhe ju ka ndejtur tek koka se kushedi si do ishin cmimet me kohe ndaj shpresoj qe dhe kesaj here te rregullohet , shume mire qe nuk neglizhoni asnje ceshtje qe ka te beje me qytetaret dhe vendin tone

    Përgjigju
  • Ana: 16/06/2022 12:35

    Sa e turpshme qe kemi ne shqiperi lajme te tilla

    Përgjigju
  • Ina: 16/06/2022 12:35

    Eshte. E turpshme qe t vijn komente nga ju kur skeni gje per terezi vet sepse njehere ndryshe njehere ndryshe shume e turpshme

    Përgjigju
  • Elona: 16/06/2022 12:32

    Po ku ju dhimbset populli ju o te deshtuar, po ju e treguat veten sa ishit ne pushtet qe qellimi i vetem ishte mbushja e xhepave dhe jo zhvillimi i ketij vendi, keshtuqe ju lutem shume stop me kto shfaqje teatrale qe po luani

    Përgjigju
  • Besi: 16/06/2022 12:30

    Po ku po ju intereson ju te PD per popullin aman se na hapet barkun me keto veprime qe po beni, po sa ishit ju ne pushtet a nuk ju vinte keq per popullin qe i vidhnit para per te mbushur xhepat tuaj?

    Përgjigju
  • mario: 16/06/2022 12:22

    parlamaneti jone eshte nje grumbull dallaveraxhinjxh dhe te korruptuarish qe edhe kur jane ne salle(se zakonisht nuk jane ose rrine tek kafja) mendojne per veten e tyre dhe jo per ata qe i kane zgjedhur .....nuk e kuptij sesi i votojne dhe pastaj ankohen ...e cuditshme

    Përgjigju
  • Geni: 16/06/2022 12:14

    Te ishte qeveria juaj ne pushtet o Dash vendi do ishte lene ne meshire te fatit.Ne vend qe te thuash naj fjale te mire vetem per trazira e keni mendjen .Me vjen keq qe rrethohemi nga njerez si puna juajjj. Bordi po merr masat e nevojshme por cmimet po rriten kudo

    Përgjigju
  • Marjusi: 16/06/2022 11:52

    Qeveria po e verteton qe po ben cfare mundet per ta mbajtur situaten nen kontrolledhe pse nje situate shume e veshtire nderkombetarisht. Sduhet te sulmoni njeri tjetrin por duhet te behemi bashk per ta perballuar kete sfide.

    Përgjigju
  • Viçidoli: 16/06/2022 11:50

    O ti deputeti që bën vezë,rritja e çmimeve të produkteve bazë tashmë ka mbërthyer mbarë botën,nëse ti nuk e di,apo realisht nuk do t'a dish thjesht për interesat e tua politike po të sjell një shëmbull sot në Tiranë një kg qershi 200 lek të reja në Berlin 8-10 euro, 1 kg vaj vegjetal në Tiranë 350-400 lek në Berlin 5-7 euro ,ky është realiteti o deputet veçka që ka abuzim ,absolutisht ka,dhe që duhet mbajt tregu nën kontroll 24 në 24 orë po,por ti deputet veçka që ke origjinën tek Sudja,97,Gërdeci,21 janari..... Trimëria me kobure që tregoje në stadium,sot që të ka rënë koburja në hale u kujtove për popullin,jeni të pabesueshëm dhe hipokrit që në vend deputet veçka.

    Përgjigju
    • Lala: 16/06/2022 15:48

      Te gjitha sa ha ke shkruar jan tw verteta....por gjithashtu esht e vertet 1800 euro rrog gjermoni 300mij lek shqiptari.dhe te fjalia e fundit behet diferenca.pse nuk flet per naften ne kosove 1.70 euro? Apo harrova jeton ne gjermani ti nuk e di

  • Mariglen: 16/06/2022 11:49

    Flisni me keto akuza te pabaza per qeverine e momentin se skeni ca te beni tjeter. Gjithe ato vite vetem per xhepin tuaj keni menduar dhe sdonit tia dinit per popullin.

    Përgjigju
  • Miri: 16/06/2022 11:45

    Ca i keni kto budalliqe cmimet u rriten si pasoj e luftes jo nga qefi i qeveris

    Përgjigju
  • Egi: 16/06/2022 11:44

    Rritja e ketyre cmimeve ka ardhur si pasoje e luftes ne ukraine nuk po i mer shteti leket

    Përgjigju
  • Luan: 16/06/2022 11:44

    Kjo krize na ka pushtuar per shkak te luftes dhe jo per shkak te qeverise , po ju te pd dini te beni vetem llafe

    Përgjigju
  • Anri: 16/06/2022 11:28

    Duhet te jemi te durueshem sepse cmimet po rriten ne te gjithe boten e kjo vjen si pasoje e luftes.Pas gjithe fenomeneve qe na kame ndodhur termeti,pandemia dhe tani kriza e luftes,Rama ia ka dale me sukses

    Përgjigju
  • Fredi: 16/06/2022 11:25

    Si ben ky sikur i plasi shum per popullin. Me ju pas plas kaq kun e kishit vjedh e shkatrru sa ishit npushtet

    Përgjigju
  • Joni: 16/06/2022 11:23

    Po o Dash po fiks si thu ti esht. Bec nji pytje kam esell ishe kur e the apo i kishte kthy nja 2 3 gota

    Përgjigju
  • Zamira: 16/06/2022 11:21

    Qeveria po punon cdo dite qe vendi moa ta ndjeje shume krizen ekonomike. Eshtw e vertet qe cmimet paten nje rritje te lehte per shkak te krizes por kam Besim se cdo gje do ti kthehet normalitetit shume shpejt

    Përgjigju
  • Ana: 16/06/2022 11:19

    Rritja e cmimeve te ushqimeve ka ardhur si pasoje e krizes ekonomike qe po kalojne vendet per shkak te luftes qe po ndodh. Eshtw dicka qe seshte nen kontroll te qeverise

    Përgjigju
  • Ergys: 16/06/2022 11:09

    Nese do ishte opozita ne shtet nuk do blinit dot as nje simite o njerez. Qeveria aktuale po ben nje pune te mire duke i miremenaxhuar situatat e rritjes se cmimit

    Përgjigju
  • Olsi: 16/06/2022 11:08

    Cfare faji ka shteti kur kjo krize nuk po ndodh vetem tek ne por edhe ne shime vende te botes per shkak te luftes. Po rrini o njerez aman se gjithmone e drejtoni gishtin pa i menduar gjerat

    Përgjigju
  • Jorgo: 16/06/2022 10:58

    O zot i madh keta nuk din ku cojne leket dhe levizin dit per dit me makina te shtrenjta bejne vetem lluks re shfrenuar dhe flasin e bejne si te ndershem para popullit sikur ju dhibmset

    Përgjigju
  • Titi: 16/06/2022 10:56

    Me ane te subvencionimeve te shumellojshme qe qeveria po u ofron popullit te gjithe po mundohemi ta kalojme kete sfide me durim

    Përgjigju
  • Klesjo: 16/06/2022 10:56

    Sa turp o zot, si nuk i vjen zor qe ka shkuar me shporte me vete. Nje cop injoranti

    Përgjigju
  • Alisia: 16/06/2022 10:54

    Bordi po ben punen e duhur sesht faji i shtetit qe cmimet jan rritur

    Përgjigju
  • Ismail: 16/06/2022 10:51

    Po mir mo DASH ti normal qe ke lek se e keni mbyt korrupsionin e nuk jua han fare se ca ndosh me popullin se e keni pas mendjen vec me vjedh. Por nese ve re qeveria po ndihmon popullin me ane te subcencionimeve te ndryshme !

    Përgjigju
  • Fredi: 16/06/2022 10:49

    Qeveria aktuale po ben nje pune te miremenaxhuar me cmimet aktuale dhe me krizen ne vend,te ishte per opoziten do kishim falimentuar me kohe

    Përgjigju
  • Aldo: 16/06/2022 10:48

    Prandaj ju te pd keni makinat me lusoze qe egzistojn dhe ne parlament na dilni e beni sikur ju dhimbset populli ju njohim shume dhe juve por mos derrdellisni shume

    Përgjigju
  • Arber: 16/06/2022 10:48

    Kta bejne si te mire nderkoh qe kane super lek dhe bejne nje jete luksoze.Duan te marin vemendje dhe bejne sikur i intereson per popullin po harrojme faktin qe po te ishin me qeverisje vendi yne do merte fund

    Përgjigju
  • Klodi: 16/06/2022 10:48

    Per sa i perket pjeses se produkteve te shportes te gjithe jemi ne dijeni se kjo eshte nje krize e cila ka prekur te gjithe boten! Ne duhet te mundohemi te jemj te duruar dhe te urojme qe te mbyllet sa me shpejt!

    Përgjigju
  • Eri: 16/06/2022 10:46

    Qeveria ka bere nje pune te shkelyqer dhe me bordin e trasparences duke i mbajtur cmiment nen kentrroll dhe duke mos lejuar njeri te abuzoj

    Përgjigju
  • Paulin: 16/06/2022 10:27

    Qeveria dhe bordi i transparences kan ber te pamunduren ne menaxhimin e kesaj krize qe vjen si pasoj e luftes. Mendoj se nje familje mesatare si e imja i perballon keto produkte duke marr parasysh ca behet dhe ne vende te tjera jemi shume mire

    Përgjigju
  • Klea: 16/06/2022 10:25

    Eshte e vertet qe cmimet jan rritur por nuk jan te paperballueshme nga ne. Dhe mesa shof nuk eshte faji i qeverise por i atyre qe ndodhin jasht. Shifeni cbehet dhe ne vendet e tjera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?