Mbyllet sfida,Suedia shënon ndaj Koresë së Jugut nga pika e bardhë e penalltisë. Andreas Granqvist ka shënuar në minutën e 65 duke triumfuar në këtë sfidë. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Grupin F, ku bën pjesë edhe Gjermania me Meksikën, me këtë të fundit që kryeson me 3 pikë.
Suedi-Kore e Jugut është një sfidë Europë-Azi. Koreanët janë bërë protagonistë të rregullt të Kupës së Botës, ku marrin pjesë për herë të nëntë, ndërsa Suedia rikthehet pas vitit 2006.
Koreja e Jugut e ka arritur rezultatin më të mirë në vitin 2002, ku shkoi deri në gjysmëfinale, ndërsa Suedia, finaliste në vitin 1958, mund të krenohet edhe me dy vende të treta në 1950-n dhe 1994-n.
Suedia hyn “Rusi 2018” si vendi i 24-t në botë dhe konsiderohet si favorite ndaj Koresë së Jugut, vendi i 57-të. Trajneri i Suedisë, Jane Anderson, ka deklaruar se arma kryesore është shpirti i grupit, ndërsa ka shmangur çdo pyetje në lidhje me Zlatan Ibrahimovic, që ka mbetur jashtë Botërorit 2018.
Në anën tjetër, me sloganin “rebelimi i lumtur”, nën drejtimin e trajnerit Shin Taeyong, Koreja e Jugut kërkon të jetë supriza e këtij grupi. Trajneri Taeyong ka pohuar se nuk do të ishte aspak çudi nëse Koreja e Jugut kalon grupin.