Foto nga 11 qershori i vitit 1999 në Prishtinë

Kosova & Rajoni

22 vite nga çlirimi i Prishtinës, Rama uron me një foto të UÇK-së: Ditë e bekuar

11 Qershor 2021, 08:33| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 08:45

  • Share

Si sot, 22 vite më parë është çliruar Prishtina!

Dita e Çlirimit të Prishtinës është ditë manifestimi për të kujtuar 11 qershorin e vitit 1999 kur forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) hynë në Prishtinë.

Kjo u bë në ditën kur hyri në fuqi Marrëveshja e Kumanovës e nënshkruar më 9 qershor në Kumanovë në mes forcave të NATO-së dhe Republikës Federale të Jugosllavisë.

Me këtë marrëveshje, forcat serbe të ndodhura përballë sulmeve të UCK-së dhe kërcënimeve të vazhdueshme të NATO-s dhe bombardimeve të tyre, u detyruan të fortifikohen nëpër kazerma duke pritur momentin e tërheqjes përfundimtare nga Prishtina.

UÇK-ja kontrollonte pothuajse tërë Prishtinën dhe me datë 11 qershor 1999 ngriti flamurin kombëtar duke shpallur kryeqytetin të lirë. Në këtë moment u realizua ëndrra shekullore e popullit të Kosovës.

Ora 09:37
22-vjetori i çlirimit të Prishtinës, Hoxhaj: Lavdi për trimat që nuk kursyen as jetën e tyre për këtë ditë

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka kujtuar 22-vjetorin e çlirimit të Prishtinës, duke thënë se kjo është një ditë e madhe, kur çizmet e trimave të UÇK-së pas muajsh të tërë lufte shkelën në kryeqytetin e Kosovës për ta çliruar përjetësisht nga robëria e frika.

“Lavdi të gjithë atyre heronjve që nuk kursyen as më të shtrenjtën jetën e tyre për këtë ditë. Urime Dita e Lirisë, Prishtinë”, shkruan Hoxhaj përmes rrjetit të tij social Facebook.

Ora 08:44
Çlirimi i Prishtinës, Rama publikon foton e uniformës së UÇK-së: 22 vite nga dita e bekuar

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke uruar 22-vjetorin e çlirimit të Prishtinës.

Përmes rrjetit të tij social Facebook, Rama e ka shoqëruar urimin e tij edhe me një foto nga uniforma e UÇK-së, duke e quajtur këtë ditë të bekuar.

“MIRËMËNGJES 22 vite nga dita e bekuar e çlirimit të Prishtinës”, shkruan kryeministri.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?