Presidenti Ilir Meta

Politikë

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës nuk humbet kohë, nesër mban mbledhjen e parë

7 Maj 2021, 17:39| Përditesimi: 7 Maj 2021, 18:09

  • Share

Komisioni Hetimor që do të hetojë shkelje kushtetuese të kryera nga presidenti Ilir Meta nuk ka humbur kohë dhe do të nis menjëherë nga puna. Pas miratimit ditën e sotme nga Kuvendi me 98 vota pro dhe 6 kundër për ngritjen e këtij Komisioni Hetimor, ai do të zhvillojë mbledhjen e parë ditën e nesërme më  8 maj në orën 11:00. Takimi do të zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku mbledhja do të drejtohet nga kryetari i komisionit hetimor Alket Hyseni dhe nënkryetari Myslim Murrizi.

Ky është komisioni i dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra. Ngritja e këtij Komisionit Hetimor, nuk është njohur nga vetë Meta, i cili përmes zëdhënësit të tij u shpreh se "s'do tolerojë asnjë intimidim nga mafia lokale e ndërkombëtare" dhe se ky vendim ishte antikushtetues dhe antiligjor.  

raportin e miratuar një ditë më parë në Komisioni i Ligjeve argumentohet se "Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën me angazhimin e hapur në fushatë në krah të opozitës dhe kundër mazhorancës. Deklaratat e tij kanë cenuar rëndë të drejtat kushtetuese të individëve, imazhin dhe reputacionin e vendit, si dhe marrëdhëniet me partnerët strategjikë të Shqipërisë, me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës", thuhet në raport.

Gjithashtu të tjera arsye se pse duhet hetuar dhe më pas shkarkuar kreu i shtetit, në raport theksohet se "Ilir Meta, para dhe gjatë zgjedhjeve, ka nxitur dhunë, urrejtje, ndasi si dhe vetëgjyqësi dhe sjelljet dhe mesazhet e tij publike janë në kundërshtim me parimin e unitetit të popullit dhe të papajtueshme me Kushtetutën".

Afati i punës së Komisionit Hetimor i ngritur sot nga Kuvendi pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit. Vendimi i shkarkimit të Presidentit duhet të mbështetet nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Parlamentit.

Përbërja e Komisionit Hetimor: 

Kryetar: Alket Hyseni; Nënkryetar Myslym Murrizi; Sekretar: Klotilda Bushka; Anëtarët Vasilika HysiElena XhinaSpartak BrahoHalil JakimiNikolin StakaArlind Çarçani; Zëvendësues: Ermonela FelajXhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gysi: 07/05/2021 18:29

    Vetem Amerika e mbyt Meten se te jete per ata deputetet prit gomar te mbij bar.Tom Doshi u dhje ne breke nga Meta se Likja eshte skuth i vjeter.

    Përgjigju
  • Kola: 07/05/2021 18:10

    Mire qe tallin hejbet me ne popullin, po te pakten te jene cik serioz. Kuptohet qe nuk ka ndonje nevoje per hetim as per Meten dhe as per te tjeret si ai. Jane te zhytur ne fyt ne shkelje te kushtetutes dhe ligjeve. Nejse, e kane tip sporti dhe hobie kete lloj maskarade. Dhe ne mendonim qe mbledhjet e Enverit ne byro qene te se kaluares. Me dy mbledhje mbaronte pune! Keta e kane me tre. Dita e pare.krijohen, te dyten akuzen te treten vendimin. Pale te mendosh dhe nga cfare llum njerzish se...

    Përgjigju
  • Deni: 07/05/2021 18:04

    Drejtesi do te behet kur nen akuze te jete gjithe kabineti Berisha, lidershipi i Forcave te Armatosura, i Policise e me radhe. Gjithashtu, i kreut te opozites se kohes i cili i rrihte shpatullat Berishes dhe Mediut live ne TV!!! Cdo gje tjeter, perfshire teatrin e SPAK keto dite, eshte nje keqperdorim politik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?