Zef Brozi

'Sot u varros ëndrra e urdhëruesve të terrorit të 21 Janarit 2011 e të grushtit të shtetit të shtatorit ’98, për të gjakosur sërish bulevardin'

16 Shkurt 2019, 20:37| Përditesimi: 16 Shkurt 2019, 20:53

  • Share

Nga Zef Brozi

Falenderim e mirenjohje ministrit Lleshaj, drejtuesve dhe forcave të policisë, Gardës së Republikës, Forcave Speciale dhe gjithë institucioneve të tjera përkatëse për menaxhimin profesional dhe paqësor të protestës së dhunshme të opozitës sot në Tiranë.

Falenderim i vecantë edhe për ata qytetar protestues që u distancuan sot nga dhuna e shkatërrimi që bëri një grup i protestuesve.

Sot u varros ëndrra e urdhëruesve te terrorit shtetëror të 21 Janarit 2011 dhe të grushtit të shtetit të Shtatorit 1998, të cilët kishin planifikuar ta merrnin forcërisht kryeminstrinë dhe ta gjakosnin përsëri  Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sot prokuroria dhe organet e drejtësisë janë para provës për të vënë para përgjegjësisë ligjore ata politikanë që bënë thirrje për dhunë, duke filluar me arkitektin e terrorit shtetëror të 2011-es dhe të gjithë ata protestues që përdorën dhunë ndaj policisë dhe dëmtuan e shkatërruan pronën publike.

Reforma në Drejtësi duhet t’i japë fund kohës së mosndëshkimit të politikanëve që bëjnë nxitje e thirrje për dhunë e shkatërrim.

Duhet që ata që dëmtojnë e shkatërrojnë pronën publike e private edhe gjatë protestave të detyrohen të zhdëmtojnë.

Qytetarë të Shqipërisë sonë të dashur: Protestoni paqësisht dhe mos u përdorni e mashtroheni nga politikanë që ju nxisin për dhunë e shkatërrim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mala: 17/02/2019 14:57

    NUk kishte rrethana te eprseritet 11 Janari2011.Sespe Misnistri mungonte,ishte ky nqe nuk vret popullin.Ktryeministri mungonte,nuk ishta ai qe shiht qadrat dhe lapsat pistolet e thiokat me helm.Por ishte ky qe toleronte dhunen por nuk ie kthente me dhune.Ky qe nga Vlora deshmoi forcen politike,jo forcen e pantyrshme te genjeshtres dhe blerjes e mashtrimit te njerezvem sic ndodhi para Kryeminsitriae me 16 shkurt 2019.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?