Superfida Arsenal-United, në Angli luhet një ‘copëz titulli’! Në Serie A, Atalanta përballë Juventusit, ka shansin e artë për t’u kualifikuar në Champions

22 Janar 2023, 10:15| Përditesimi: 22 Janar 2023, 13:00

  • Share

Të dielën në orën 17:30 në ‘Fly Emirates’ do luhet një copëz e titullit në Premier League, pasi Arsenali kryesues pret Manchester United e vendit të tretë.

Për ‘topçinjtë’ fitorja do të thotë vazhdimësi e ëndrrës për t’u shpallur kampion, ndërsa Manchester United që ka 8 pikë më pak se Arsenal ka mundësinë e fundit për të ndërhyrë në garën për titull kampion. Për t’ia dalë Ten Hag duhet t’ia bëjë pa mesfushorin Casemiro, i cili kundër Crystal Palace plotësoi numrin e kartonëve, duke u bërë një mungesë e rëndësishme te ‘djajtë’. Sakaq Arsenal prej javësh tashmë vuan dëmtimin e sulmuesit Gabriel Jesus.

Ajo që e bën më intersante supersfidën është se Arsenal ka fituar 6 nga 7 sfidat e fundit në Premier League, ka mbajtur të paprekur në 5 ndeshje portën dhe në 3 sfidat e fundit ka realizuar me një mestare mbi 2.5 gola. Sakaq Manchester United është i pamposhtur në 6 ndeshjet e fundit të Premier League.

Ndërkohë në Seria A sfida më interesante do jetë ajo mes Juventusit dhe Atalanta-s. Me këshëri pritet për t’u parë reagimi i Juventusit pasi gjykata sportive e dënoi me -15 pikë dhe aktualisht renditet në vendin e 10. Nga ana tjetër Atalanta me dënimin e bardhezinjve ka shansin e artë për të shkuar të paktën momentalisht në katër vendet e parë të kampionatit, që të dërgojnë në Champions League.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?