Sot në seancën plenare do të hidhen për votim propozimet e mazhorancës për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afateve të vettingut. Report Tv sjell një bilanc të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që prej nisjes e deri në ditën e sotme, ku në total janë 500 vendime. Burime bëjnë me dije se ende 301 subjekte nuk kanë kaluar filtrat e vettingut, ku përfshihen, gjyqtar, ndihmës ligjor, kancelar, prokuror të cilët janë subjekte të ligjit të rivlerësimit.
Të dhënat KPK-së që nga nisja e vettingut
- 195 vendime për konfirmimin në detyrë të 101 gjyqtarëve, 82 prokurorëve, 2 ish- inspektori KLD/kandidat për gjykatë apeli, 1 inspektore e komanduar në ILD dhe 9 ndihmësve/këshilltarë ligjorë;
-185 vendime për shkarkimin nga detyra të 115 gjyqtarëve, 67 prokurorëve, 1 inspektori në ILD dhe 2 ndihmësve ligjorë;
-76 vendime për ndërprerje të procesit për 47 gjyqtarë, 19 prokurorë, 2 ish- inspektori në KLD dhe 8 ndihmësve ligjorë; (Neni G i Aneksit të Kushtetutës);
-8 vendime për pushimin e procesit për 3 gjyqtarë, 1 prokuror dhe 4 ndihmës ligjorë në Gjykatën e Lartë (neni 56 i ligjit nr. 84/2016);
-34 vendime për përfundimin e procesit për 21 gjyqtarë, 11 prokurorë dhe 1 (ish- Kryeinspektori i KLD-së dhe 1 ish-Inspektori ILD
-2 vendime për pezullimin nga detyra të 2 prokurorëve.
Qaheshim nga gjykatat para reformes. Mjere kush ka gjyq pas vetingut. Vetem euro pranohen se leket sbojne pune
PërgjigjuNderroni dhe ata budallenj qe bejne vettingun se jane te paafte, vendosni njerez te hajrit ne krye te institucioneve, se po dalin njeri mbas tjetrit ne SPAK< pastaj te bejne vettingun e te tjereve
PërgjigjuT’a gëzojë populli drejtësinë e re. Dhe ata magjistratë që u hoqën u bë në mënyrë selektive. Turp. T’a gëzojë populli shtetin e tenderave, PPP-ve, inceneratorëve, rrugëve, ilaçeve. Se gjyqtarët vetëm ua kishin fajin.
Përgjigju