Sovranistët e Kosovës dhe Shqipërisë janë idiotë apo spiunë të Rusisë?
Kush mendon ndryshe në rastin më të mirë është idiot dhe në rastin më të keq spiun i Serbisë ose Rusisë.
Kosova sot ka një sovranitet të kufizuar dhe çdo lider sovranist i Prishtinës apo Tiranës është i çmendur ose agjent i shërbimeve anti-shqiptare. E imagjinoni dot Tajavanin të përplaset diplomatikisht me Amerikën?
Tajavani është 1000 herë shtet më i zhvilluar ekonomikisht dhe ushtarakisht se Kosova, por pavarsia e Tajvanit mund të shkërmoqet 24 orë prej Kinës nëse largohet Amerika.
S’ka turp dhe mosmirnjohje më të madhe se përplasja e politikanve shqiptarë me SHBA. Në rastin konkret përplasjet e Kurtit me SHBA dhe BE, do i sjellin Kosovës pasoja të rënda.
Pas çerek shekulli të luftës në Kosovë, për herë të parë SHBA dhe BE konsiderojnë shtetin e Kosovës të dhunshëm dhe serbët viktima të kësaj dhune. Trashëgimtarët e Bill Klintonit i cili derdhi lot, gjak dhe miliarda dollarë për çlirimin dhe pavarsinë e Kosovës po ndeshin në një mosmirnjohje klasike në dy gjysëm shtetet shqiptare në Ballkan.
Albin Kurti i cili nuk pati kurajon të jap dorëheqje para Marveshjes së Ohrit e kanë kapur ethet e detyrimeve që rrjedhin nga kjo marrëveshje.
Atij i duhet të përmbushë detyrimin për lejimin e Asosacionit të 10 komunave serbe në Kosovë.
Duke parë humbjen e elektoratit ai demostrojë forcën në veri të Kosovës.
Falangat serbe të dirigjuara nga Vuçiç padyshim që provokuan dhunë dhe kryeministri Kurti kishte mundësinē që fajin tja u linte serbëve dhe jo Kosovës.
Sot SHBA, BE, Berlin apo Brukseli konsiderojnë fajtor të dhunshëm shtetin e Kosovës dhe nga ana tjetër viktimë minoritetin serb.
Albini i bëri nderin e jetës Vuçiçit, i cili ka prekur fundin politik dhe është diskredituar nga lidhjet e tij me mafien dhe aferat korruptive.
Në ditën e tij më të keqe, Vuçiç e ka bërë Serbinë partnere më të afrët me perëndimin sesa Kosova, dhe e gjitha kjo falë Albin Kurtit.
Albin Kurti nuk e ka kuptuar ende që s’mund ti tregojë ai SHBA dhe BE se si duhen zgjidhur projektet e tyre në Ballkan.
Albini duhet kuptojë që Amerika ka prioritet luftën me Rusinë dhe konfliket me Kinën dhe jo fshatrat e Kosovës.
Albini duhet të kujtojë se ai është i përkohshëm dhe Kosova e përjetshme.
Albini duhet të qartësohet që Kosovën as nuk e çliroi dhe as nuk e krijoi ai por SHBA dhe UÇK.
Albini dukshëm do më shumë pushtetin sesa shtetin dhe për këto arsye po mendon për disa vota aktivistësh sepse po ndjen zgjedhjet e parakohshme.
Sot Kosova nuk ka nevojë për një kryeministër që e izolon por që e hap Kosovën.
Përplasja me perëndimin mund ti detyrojë amerikanët të sjellin në tavolinë “Planin B” që është ndarja ose autonomia e serbëve në Kosovë.
Prandaj Albin Kurti duhet kuptojë që pakicat kombëtare nuk i shtyp dot me dhunë kur ke një shtet prej kartoni dhe një sovranitet si tullumbac.
Rrugë të mesme nuk ka:
Ose do bashkjetosh me pakicat serbe me kushtet e Amerikës, ose shumë shpejt do ketë në tavolinë opsionin e autonomisë të imponuar nga perëndimi. Atëherë do e shikonim Albin Kurtin sa byth do kishte të nxjerrë policinë apo ushtrinë kundër NATO-s.
Problemi është që mos mbërrij ajo ditë sepse po u soll kështu ky sdo jetë kryeministër sepse SHBA mund ta shpall Non-Grata njësoj si “sovransti” i Tiranës dhe Dodiku i Republikës serbska.
Albinit dy herë ju hoq viza amerikane kur ishte në opozitë, herën e tretë rrezikon që mund t’ja heqin përjetësisht si miku i tij në Tiranë.
Albini s’do jetë kryeministër por zjarri që po ndez në veri mund ti dal tym i zi shumë shpejt në gjithë Kosovën.
Le të lutemi që të jetë “budallallëk” ashtu siç e quajti dje emisari gjerman Albin Kurtin.
Po 're Kreshniku i Aleances Kuq E Zi, me shumë zi se kuq. Gati sa s'fitove zgjedhjet me propagandë nacionaliste para 10 vitesh e tani na qënkësh kthyër një i moderuar. Ndoshta për të rifituar një virgjiritetin politik apo si? Kuti s'është tërhequr nga Ohri, por formimi i Asociacionit një-etnik serb e din shumë mirë që bosnjizon Kosovën dhe ia shkatërron atë të ardhme që që tani e ka të brishtë. Kurti s'ka prish asnje llojë mardhënjeje me askënd, por thjeshtë Serbia ka luksin të luaje me shqiptarët pasi dinë që heret a vonë ne lëshojmë pe për të mirën e të gjithve, sidomos të serbëve që me çdo lëshim peri, marrin një pëllëmbë tokë më shumë. 5% e popullsise, 20% të deputetëve të garantuar me kushtetutë e sërish po të njëjtit që s'duan harmoni me shqiptarët. Serbët duan luftë me çdo kusht dhe shqiptarët s'do duhet të duan paqen me çdo kusht. Ndryshe ta lënë Kosovën siç deshi Millosheviçi. Kurti ndryshe nga ti që le aleancën me bisht nën shalë, është parimtar dhe liberal dhe i përmbahet parimeve themeluese të Vetëvendosjes. Fjalë që ne në Shqipëri s'kemi luksin t'i kemi te politikanët tanë. Kshu nuk jemi as idiotë dhe as spiunë, por me parimin e thjeshtë: Kosova don sovranitet dhe barazi me të gjithë.
PërgjigjuShporruni në drev të mallkuar o tradhtar të pështirë, kemi msuar vetëm më dhèn toka shqiptare o farë e flliqur
Përgjigju