Azem Hajdari

Spahiu: Ishte shumë ftohtë Azem në 14 shtator, unë isha atje kur dhe arkivolin ta shkallmun

14 Shtator 2019, 21:33| Përditesimi: 14 Shtator 2019, 21:37

  • Share

Atë mëngjes ne ishim atje në shesh për të përcjell ty në banesën e fundit. Shiu që filloj natēn që u derdh kallashnikovi mbi ty, nuk kishte ndalur 48 orë. Ishim të gjithë atje, në sheshin Skënderbe dhe më pas të gjithë u drejtuan në Bulevardin e Dëshmorve.  Të gjithë u rreshtum në funeral mes thirrjesh “Azem ti je Gjallë”

Në funeralin e bulevardit mungoi vetëm ai: “besë-preri”. Mbasi mbajti fjalim iku tinëz.... Mijëra fytyra të zbehta dhe sy të përlotun u ngrin kur panë që ai si gjarpër u largu drejt zyrës, atje ku ti ishe pushkatu.
Çdo kush e kuptoj se donte me të përdor edhe në “xhenaze”, dhe ai gjithmon duke hedh gurin e duke fsheh dorën.
Iku nga funerali, i fsheh dhe ti shkundi eshtrat e tua.

Ashtu të shtangun kena ngri mes bulevardit kur arkivoli yt u përdor me thy dyert e kryeministrisë, dhe mes plumbash ashtu edhe duke fjet, ata prej teje trembeshin dhe donin me thur lavdi. Të harruan vlla dhe vazhdonin me kufomën tënde të hapnin dyert e pushtetit

Isha aty dhe s’munda ti ndal, as çmendurinë dhe as tradhtinë, as pabesinë dhe as pa burrninë sepse ai që dirigjonte pa kanun e pa fe nuk ishte atje. Kishte plot “Lule” të tjera edhe atëherë me i përdor ai dhe me ja faturu grushtin e përgjakun me jetën tënde.

Munda veç të të shoqëroja ty për herë të fundit në banesën e përhershme. Trupin tënd mundëm me e marr dhe ishim shumë pak kur të dërguam atje në varreza sepse turma mbeti në bulevard mes ethesh për të rikthyer gjarprin në pushtet.

Ishte fundi historisë por dhe njeriu i fundit ishe ti.  Unë shpresoj të jetë kështu, dhe mos vazhdoj poshtrimi deri tek trashëgimtarët e tu. Ishte shumë ftohtë Azem në 14 shtator, unë isha atje kur dhe arkivolin tand e shkallmun....

Komento

Komente

  • Thanasi: 15/09/2019 19:49

    Mos harro se ishe dhe te cadra e takoje salen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?