Spahiu: Kërcënimi që Meta i ka bërë Altin Dumanit, duhet shtuar në akuzë si vepër penale

29 Tetor, 07:38| Përditesimi: 29 Tetor, 09:01

  • Share

 

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar në Report Tv edhe akuzat dhe kërcënimet e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani në seancën ku iu vlerësua masa e sigurisë arrest me burg.

Spahiu thotë në emisionin ‘5 Pyetjet’ me gazetarin Ilir Babaramo se Metës duhet t’i shtohet akuza për kanosje ndaj prokurorit të çështjes.

“Policia kishte dhjetëra forma të tjera për ta ekzekutuar vendimin e gjykatës, ka dy probleme. Bazohemi mbi një video të pjesshme që nuk na garanton të plotë ekzekutimin apo mund të ketë një video tjetër që e nxjerr blof debatin publik. Marrim të mirëqenë shkeljen e të drejtave të njeriut. Dakord. Por çështja që ne shikojmë njëanshmërinë duke mbështetur krahun e Ilir Metës. E para Meta nuk mund të kategorizohet me vendimin e arrestimit të zyrtarëve të tjerë. Meta hynte 3 personat e paprekshëm na Shqipëri në 34 vjet dhe ndryshe nga të tjerët që si politikanë jo si presidenti e ka shantazhuar prokurorinë. Nëse do ishte një qytetar i thjeshtë Prokuroria dhe SPAK do silleshin ndryshe. Nëse ne e konsiderojmë organizatë terroriste do shikonim ç’do bëhej me ekzekutimin.

Ai Çyrbja shkoi si qengj në prokurori dhe bashkëpunoi me prokurorinë. Çdo qytetar tjetër do i shtohej akuza për kanosje ndaj prokurorit të çështjes vetëm se është Meta nuk i shtohet akuza. Vetëm se është Kryemadhi është me detyrim paraqitje. Ajo Alda që ja gjetën tek oxhaku paratë shkoi në masë sigurimi më të rëndë. Pse nuk shikojmë pjesën tjetër se SPAK i ka privilegjuar. Nuk ka pasur polic që të shkoj pa maskë, këta kërcënojnë Altin Dumanin jo më policët. Akuzohen për shumë vepra penale. Nuk është thjesht të shkonte polici me kollare. Ka 6 muaj që i thotë Dumanit qen, ku s’do futesh”, tha Spahiu në Report Tv.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Meta gënjen, Rama s’e futi në burg por e shpëtoi 10 vjet duke e bërë President dhe Kryetar Kuvendi


S.B//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?