Juristi Kreshnik Spahiu, në një lidhje skype për emisionin 'Studio Live', në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, tha se këto sulme në Kosovë po bëhen nga faktori antishqiptar.
Sipas tij, është duke u shfrytëzuar situata në këtë moment, për shkak se sipas tij vëmendja e perëndimit nuk është në Shqipëri dhe Kosovë por tek lufta në Rusi.
'Ka pasur akte sporadike, kundër shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Faktori antishqiptar mundohet që të shfrytëzojë situatën dhe mendoj, sepse perëndimi se ka në agjendë vëmendjen ndaj Kosovës dhe Shqipërisë, por tek lufta. Shqipëria dhe Kosova janë në hije dhe s'ka kohë perëndimi që të merret me konflitet në Ballkan dhe për këtë ka edhe sulme', tha ai.
Lajmi kryesor:
Spahiu: Sovraniteti dhe kufijtë e Kosovës garantohen nga NATO dhe Amerika, jo nga Vetëvendosja
S.B//ReportTv.al