Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar mbrëmjen djeshme (28 tetor) në Report Tv arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta si edhe reagimin e tij të parë nga burgu.
Në emisionin ‘5 Pyetjet’ me gazetarin Ilir Babaramo, Kreshnik Spahiu thotë se Meta në reagimin e tij ngriti dy mbrojtje, atë politike për të cilën akuzën Ramën se e ka futur në burg, dhe atë juridike që thotë se fajin e ka Monika Kryemadhi.
Spahiu thotë se Rama nuk e futi në burg Metën, por e shpëtoi atë 10 vite duke e bërë President dhe kryetar Kuvendi.
“Ilir Meta në këtë shpjegim publik ka ngritur dy kolona të mbrojtjes, politike dhe juridike, nëpërmjet mbrojtjes politike thotë fajin e ka Rama dhe përmes mbrojtjes juridike thotë fajin e ka Monika. Politikisht fajëson Ramën për akuzën dhe juridikisht i pranon pjesërisht akuzat, por fajëson duke thënë unë s’kam pasur dijeni, pas krahëve i ka kryer veprimet ish-bashkëshortja Kryemadhi. Meta nuk thotë të vërtetën, nuk është në burg nga Rama. 10 vjet i ka shpëtuar akuzave përmes imunitetit që ka siguruar sipas statusit si presidenti i Republikës dhe kryetar kuvendi që u votua nga Edi Rama”, tha Spahiu në Report Tv.
Sa i përket mbrojtjes juridike, Spahiu thotë se ishte parashikuar që përgjegjësinë penale do e merrte Monika Kryemadhi me qëllim lehtësimin e pozitës për Metën.
“Strategjikisht është e njëjta taktikë mbrojtje që kryen gjithmonë familjarët. Barrën e fajësisë e merr anëtari i familjes më i dobët, që ka rrethana lehtësuese për masat e sigurimit dhe vuajtjen e dënimit nëse shpallet fajtor. Në rastin konkret Monika është grua, vuan nga një sëmundje që është kuruar dhe për këtë arsye është zgjedhur një masë sigurie më e lehtë. Ishte parashikuar që përgjegjësinë penale ta merre Kryemadhi për të shpëtuar metën që të vazhdonte drejtimin e partisë”, tha Spahiu.
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar në Report Tv edhe akuzat dhe kërcënimet e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani në seancën ku iu vlerësua masa e sigurisë arrest me burg.
Spahiu thotë në emisionin ‘5 Pyetjet’ me gazetarin Ilir Babaramo se Metës duhet t’i shtohet akuza për kanosje ndaj prokurorit të çështjes.
“Policia kishte dhjetëra forma të tjera për ta ekzekutuar vendimin e gjykatës, ka dy probleme. Bazohemi mbi një video të pjesshme që nuk na garanton të plotë ekzekutimin apo mund të ketë një video tjetër që e nxjerr blof debatin publik. Marrim të mirëqenë shkeljen e të drejtave të njeriut. Dakord. Por çështja që ne shikojmë njëanshmërinë duke mbështetur krahun e Ilir Metës. E para Meta nuk mund të kategorizohet me vendimin e arrestimit të zyrtarëve të tjerë. Meta hynte 3 personat e paprekshëm na Shqipëri në 34 vjet dhe ndryshe nga të tjerët që si politikanë jo si presidenti e ka shantazhuar prokurorinë. Nëse do ishte një qytetar i thjeshtë Prokuroria dhe SPAK do silleshin ndryshe. Nëse ne e konsiderojmë organizatë terroriste do shikonim ç’do bëhej me ekzekutimin.
Ai Çyrbja shkoi si qengj në prokurori dhe bashkëpunoi me prokurorinë. Çdo qytetar tjetër do i shtohej akuza për kanosje ndaj prokurorit të çështjes vetëm se është Meta nuk i shtohet akuza. Vetëm se është Kryemadhi është me detyrim paraqitje. Ajo Alda që ja gjetën tek oxhaku paratë shkoi në masë sigurimi më të rëndë. Pse nuk shikojmë pjesën tjetër se SPAK i ka privilegjuar. Nuk ka pasur polic që të shkoj pa maskë, këta kërcënojnë Altin Dumanin jo më policët. Akuzohen për shumë vepra penale. Nuk është thjesht të shkonte polici me kollare. Ka 6 muaj që i thotë Dumanit qen, ku s’do futesh”, tha Spahiu në Report Tv.
Juristi Kreshnik Spahiu për Report Tv thotë se gjykimi penal i ish-presidentit Ilir Meta duhet të bëhet publik. Në emisionin ‘5 Pyetjet’ me gazetarin Ilir Babaramo, juristi Spahiu thotë se Prokuroria duhet të bindë publikun dhe jo të fitojë betejën me metën.
Sipas Spahiut gjykimi i çështjes duhet të jetë me dyer të hapura dhe të garantohet transparenca.
“Jemi përballë gjykimit të ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të Kuvendit. Njeriu që ka qenë në krye të shtetit për 34 vite. Pavarësisht akuzave politike, ky duhet të jetë një gjykim model, ku i pandehuri, shtetasi Ilir Meta duhet të gëzojë të gjitha të drejtat, sepse prokuroria duhet të bindë publikun, nuk duhet të fitojë betejën me Ilir Metën. Masa e sigurimit është bërë me dyer të mbyllura. Unë shpresoj që gjykimi në themel i çështjes të bëhet publik dhe me dyer të hapura. Rastet përjashtimore janë vetëm kur është sekret shtetëror dhe ku rrezikohet jeta e dëshmitarëve, gjë që në disa seanca mund të jetë me dyer të mbyllura. Por në tërësi duhet të jetë proces publik ku të garantohet transparenca si një garanci, ku të jepet shembull që prokuroria të orientohet në pretencë dhe akuzë mbi fakte dhe prova dhe gjykata duhet të garantojë një gjykim të paanshëm larg ndasive apo presionit politik. Për mua është më e rëndësishme transparenca e publikut dhe medias se sa e diplomatëve”, tha Spahiu në Report Tv.
Z.Spahiu,desha t'ju kujtoj reagimin e Metes kur ishte president,kur erdhen policet te zbaznin ndertesen e partise te pasardhesit politik te B.Topit,per mospagim qiraje,a dicka te ngjashme.Meta u shfaq papritur e pa lajmerim e beri tere ate shfaqje te shemtuar me policet duke tentuar t'i perzere e duke bertitur,eshte ne videot e lajmeve te kohes dhe ishte dicka qe nuk kishte asnje lidhje me te,thjesht aleate opozite.Kur Meta reagoi ne ate menyre per nje gje pa rendesi,reagimi i tij kur e bllokuan ne rruge per t'a arrestuar,ishte i parashikueshem si do te ndodhte e ndodhi ne fakt.Policia ka 100 % te drejte per menyren si e arrestuan dhe pse.
Përgjigju