Juristi Kreshnik Spahiu, u shpreh për emisionin 'Studio Live', në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, se udhëheqësit e dy vendeve Kosovës dhe Shqipërisë në vend që të sulmojnë kundërshtarët sulmojnë njëri-tjetrin.
‘Armiqtë tanë janë të përgatitur për ta goditur Shqipërinë dhe Kosovën në çdo moment, por problemi është se serbët dhe faktorit antishqiptar bëjnë akte terroriste dhe në ne vend që ne të sulmojnë kundërshtarët ne sulmojmë njëri- tjetrin. Rusia përbënë një kërcënim për të gjithë Europën. Duhet që të përgatitemi vet ushtarakisht. E gjithë Europa po përgatitet për luftë, këta merren me përralla. Kurti merret me portalet në vend që të merret me Vuçiç. Edhe në Shqipëri merren me përralla', tha ai.
Lajmi kryesor:
Spahiu: Sovraniteti dhe kufijtë e Kosovës garantohen nga NATO dhe Amerika, jo nga Vetëvendosja
S.B/ReportTv.al