Të dashur miq demokrat,
Kam ndjekur me habinë më të madhe festën tuaj ndaj dekretit të Presidentit Ilir Meta për anullimin e zgjedhjeve.
Jam skeptik dhe kam përshtypjen që gazi llesh-sjellës u ka bërë dëm dhe u ka errësuar logjikën, bindjet, shikimin dhe u ka zbehur dëgjimin.
Për t’ja u thjeshtësuar analizën sepse shumica juaj nuk jeni as juristë dhe as politikan po ju shtroj një pyetje hipotetike:
- Nëse Edi Rama do ishte President dhe 2 muaj pas zgjedhjes tij, të vinte në krye të Partisë Socialiste si kryetare Linda Ramën bashkëshortem e tij.....
Çfarë do ndodhte nëse Presidenti Rama i thonte gruas tij Linda mos e fut PS në zgjedhje dhe bojkoto?
A do shtyheshin zgjedhjet?
A do e quanit hero apo armik Presidentin dhe gruan e tij si kryetare e partisë?
Ju lutem pres një përgjigje të sinqertë nga çdo demokrat.
Jam unë Kreshnik Spahiu që 29 vjet s’kam votuar asnjë herë majtas, dhe as kam për të votuar kurrë as edhe 29 vite të tjera.
Jam unë Kreshnik Spahiu që kam bērë 234 protesta kundër Edi Ramës dhe jam arrestuar dy herë prej tij.
Jam unë Kreshnik Spahiu i cili nuk kërkoj as post dhe as votë.
Jam unē Kreshnik Spahiu që do i bojkotoj votimet jo se ka bërë thirrje Monika por se i kam bojkotuar ato para jush që në 2015 kundër bandave të PS por kryetari juaj demokrat refuzoi ti bashkohej bojkotit.
Jam unë Kreshnik Spahiu që do qëndroj larg dhe do pres që Luli dhe Mona ta rrëzojnë Edi Ramën por nëse ata dështojnë u jap fjalēn jo ju, por çdo patrioti shqiptar që atëherë duhet ringrihemi ti shporrim të tre.
Partia Demokratike u krijua si parti pro europiane dhe sot ka kundër gjithë BE,
Partia Demokratike u krijua si partia që lejoj rihapjen e ambasadës amerikane por sot liderve dhe familjarve u është hequr viza të shkelin në SHBA,
Partia demikratike u krijua si parti e studentëve por studentët nuk i lejuan në dhjetor Berishën dhe Monikēn as ti afrohet protestës,
Partia Demokratike u krijuar si parti e qyteteve të mēdha dhe tani është izoluar kryesisht në fshatra dhe provinca të thella si Kamza.
Nuk e imagjinoja kurrë të shoh revolucionin tuaj kundër Amerikës dhe pro Monikës.
Edi Rama ka ra nga pushteti prej kohësh sepse shumica e popullit u zhgënjye dhe e urren i madh dhe i vogël por populli, emigrantët, Europa dhe Amerika të gjithë në bllok po e vonojnë rotacionin sepse nuk duan ri-kthimin e dyshes Berisha-Meta.
Cikli i tyre ka mbaruar, edhe sikur ata të kenë plot suksese 30 vite janë jashtzakonisht shumë: MJAFT
Mbetem në pritje të përgjigjes për pyetjen: A do e duronte Shqipëria Edi Ramën nëse do ishte President dhe dekretonte anullim zgjedhjesh sepse do ja kërkonte gruaja e tij Linda Rama si kryetare e Partisë Socialiste?
Ka ardhur koha të zgjidhni: E doni Shqipërinë si Europa dhe Amerika apo një Shqipëri si Likja dhe Monika?
Ti nuk pate tru per vete tende qe ishe ne krye te dejtesise dhe ike per lesh dhe jo tu japesh mend te tjereve po ms u bej alabak .secili ka mend dhe vepron si do vete
PërgjigjuTi qenke kreshnik ppsh-ja. Si e duroi Edi Rama liken pas 21 Janarit? Sepse thjesht kishte interesa personale per tu bere kryeminisyer? Si e beri liken presiden kur ky ishte i korruptuar dhe si pasoje o vrane 4 veta? Jetoje ne shqiperi ti qe gjithe shqiperia ishte hashash dhe ne burg futeshin punetoret qe punonin te paguar per sherbim dhe policia zinte vetem ata qe prisheshin ne pazar mbi perqindjet. Europa thoshte ska hashah shqiperia? Kur ishte ne opozite thoshte do anulloj gjithe koncesionet! A ka mbetur ndonje gje qe nuk jepet me koncesion vetem linden akoma se ka dhene? Per inat te vjerres po shkoj me mullixhiun thua ti qe rrri rama dhe pak se sdo saliun dhe ilirin. Ngrihuni popull shporreni kete dhe shume kelyshe si ky! Ky na coi si tha i madhi Fadil Hasa jo 100 mbrapa por edhe edhe 50 anash.
Përgjigjudhe te sjellim ke?SALIUN!!o shoku korrupsion ka dhe amerika por ka dhe ligj.lereni ramen te veje ligjin se ne kohen e sales ...e dine mire shqipetaret ligjin 7501.dhe vllavrasjet per token.ligji i sali kelysh rame berishes
Ne populli nuk jemi as prokurore as gjykates. Detyra jone eshte te dalim ne shesh e te protestojme masivisht per padrejtesite qe na behen dhe per ndertimin e institucioneve te pavarura te cilat pastaj meren me shkelesit e ligjit. Duhet ti japim force ligjit dhe jo te meremi me individe. Kjo eshte detyra e c'do qytetari. Duhet te jemi me mijra c'do dite ne protesta si te teatri Kombetar apo te unaza e re qe ti japim force zerit tone.
Përgjigjutamam per te kuptuar cdo njeri duhet ta ktheje "thiken" nga vetja...cdo te ndodhte valle ??????????????? cdo demokrat ta mendoje?????????????????
PërgjigjuPo ky qe shan PD ku ndodhet? Nga shkruan?
Përgjigjuaty nga e dergoi saliu si 45 perqind e shqipetareve.ndoshta dhe gjysmen e fisit tend dhe timin
Shkrimin e ke ber tamam me vlera o kreshnik.Tamam ashtu eshte. Ca mund te presesh mga keta ?Keta e kan mar me tapi se jua ka len babà shqiperin.
Përgjigju