Spahiu: Partitë e reja të bashkohen dhe të nxjerrin një kandidat për kryeministër më të mirë se Berisha-Rama

12 Tetor, 17:38| Përditesimi: 12 Tetor, 19:06

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv pasditen e sotme aktualitetin politik të javës. Spahu mori në shqyrtim fillimisht krijimin e partisë së re nga Enkelejd Alibeaj dhe Edvin Kulluri.

Spahiu thekson për Arbër Hitajn se çdo parti që ka dalë nga 'barku' i PD-së në këto 34 vite nuk ka patur sukses. Por sipas tij e vetmja zgjidhje është që partitë e rej që janë kundër establishmentit politik të bëhen bashkë në zgjedhje me një ekip të përbashkët qeverisës.

'Nëse i referohemi në 34 statistikave, çdo parti që ka dalë nga barku i PD nuk ka patur sukses, janë 20 fraksione me parti të reja që nga 1992. E më pas disa parti,. që ishin fraksione. Asnjëra prej tyre nuk ka mbijetuar. Duke iu referuar situatës së PD, kemi një qasje 180 gradë të elektoratit. Shumica e elektoratit opozitar janë kundër Berishës. Çelësi i suksesit të Alibeajt, Bashës, Lëvizja Bashkë, Shqipëria Bëhet, do kenë sukses vetëm nëse bashkohen në një front opozitar dhe nxjerri një kandidat për kryeministër. Që të jetë rivalizues, konkurrues dhe më i mirë se Berisha dhe Rama.

Nëse ky fluks nuk sinkronizohet me lista kandidatësh, me një emër më të mirë për drejtim, ekipi qeveritar, do e kenë të vështirë të hynë në tregun politik,. Por nëse tregohen të mençur, i shtrijnë dorën njëri tjetrit. Edhe ata që pretendojnë se janë të rinjë kanë 10 vite në politikë. Të veçuar janë të mundur, nuk mund të thyejnë establishmentit Berisha Rama. Që populli ti shikojë si burra shteti, duhet të thyejë një mit, duhet një emër rivalizues përballë Berishës dhe Ramës.'

Sa i përket krijimit të disa partive të reja kohët e fundit përpara zgjedhjeve, për Spahiun ky është lajmi më i mirë i demokracisë, pasi në këtë mënyrë konfirmohet pluralizmi. Ndërsa nga ana tjetër krahasoi Berishën me Don Kishotin që i ka shpallur luftë gjithë botës, i cili nuk ka asnjë aleat.

Për këtë Spahiu bëri dhe një ironi me ish kryeministrin pasi siç thotë ai edhe Enver Hoxha që izoloi Shqipërinë kishte më shumë aleatë në botë se sa Berisha sot.

'Mendoj se ky është lajmi më mirë i demokracisë, lajmi më i keq do ishte vetëm nëse do kishim PD-PS. Që do ishte Partia e punës me dy drejtorë. Në emër të luftës kundër komunizmit në krye është një komunist. Sot lajmi më i mirë krijimi i partive politike, realizon qëllimin e pluralizmit. Shumë parti. Nëse nuk kemi shumë parti jemi futur në një sistem të mbyllur. Berisha një person i blerë politikisht nga Rama, sistemi. Ata kanë përzgjedhur një Don Kishot që i ka shpallur luftë gjysmës së planetit. Edhe Enver Hoxha kishte më shumë aleat. Këtë e kanë vënë aty të përcaktojë një ndeshje të shitur. Kur dy ekipe përcaktojnë rezultatin ndeshja është e trukuar. Blerja mund të jetë më forma të ndryshme, dhe është lajmi më  i mirë krijimi i partive politike.'

Ora 18:19
Spahiu: Futbollistët KuqeZi duhet merrnin flamurin e përdhosur shqiptar në Çeki, si Loriku në Serbi

 

Kreshnik Spahiu nuk e fsheh zhgënjimin prej asaj që ndodhi dje në Pragë në ndeshjen e Ligës së Kombeve Çeki-Shqipëri 2-0.

Spahiu theksoi se lojtarët kuqezi duhet të ndërprisnin ndeshjen në momentin që tifozët përdhosën flamurin e kombëtares sonë në tribuna dhe nxorën një hartë të Kosovës me simbolet e Serbisë.

Spahiu priste që futbollistët tanë të vepronin si në Beograd kapiteni Lorik Cana me shokë që mbrojtën simbolet tona.

'Kam vlerësim të drejtpërdrejtë për ata miliona shqiptarë që u përlotën dje në Tv, jo vetëm mes topit të futbollit por edhe urrejtjes nacionaliste të çekëve. Prisja që lojtarët të merrnin flamurët e përdhosur dhe flamurin me hartën e Kosovës dhe ti largonin nga hekurat e stadiumit. Prisja të bënin atë që bëri Lorik Cana në Beograd. Prisja që të pezullonin ndeshjen derisa dinjiteti kombëtar të vihej në vend. Ndjej keqardhje që futbollistët shqiptarë ulën kokën. Më mirë të humbnim herë duke braktisur lojën sesa humbën dy herë në fushë dhe në tribunë.'

Në vitin 2014, në ndeshjen eliminatore për Euro 2016, Serbi Shqipëri, kujtojmë atë moment kur në stadiumin  Beogradit hyri droni i Ballist Morinës me flamurin 'Autochtonus' me simbolet kombëtare shqiptare. 

Ora 18:10
Deputet tjetër socialist në SPAK / Spahiu: 3 arsye pse do vazhdojnë disa arrestime majtas

 

Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv pasditen e sotme edhe lënien e mandatit të deputetit socialist Jurgis Çyrbja që është në hetim nga SPAK për kohën kur ishte drejtor i kadastrës në Durrës. Spahiu mendon se SPAK do vijojë me goditjet majtas në kampin e socialistëve.

Kjo pasi PS ka 11 vite në pushtet, KLSH që ka dorëzuar shumë dosje dhe nga ana tjetër marrëdhëniet e mazhorancës me amerikanët janë krisur.

'Çyrbja ka qenë drejtor hipoteke i Durrësit. Hipoteka e Durrësit, Vlorës Sarandë ka qenë objekti i krimit të organizuar. Me presion tek administrata e hipotekave ka futur konflikt kombëtar deri në vëlla vrasje. Sot Gjiri i Lalëzit apo pjesë të tjera bregdetit në Durrës apo Vlorë, Borsh apo Himarë janë pjesë e zaptimit të grupeve kriminale të bandave. Sipas denoncimeve ti hiqet mandati. Dorëheqja nuk ka qenë me vullnet. Do ketë dhe arrestime të tjera majtas. Kanë 11 vite në pushtet. Në disa vite pa u krijuar SPAK kanë vepruar pa u ruajtur. Anarkiste.

Krimet e tyre i kanë bërë pa u kujdesur kanë lënë gjurmë. Si pasojë e çdo denoncimi shumë e thjeshtë i provohen veprat penale. Numri i denoncimeve është rritur shumë. KLSH dorëzon më shumë dosje. Marrëdhëniet e SHBA që janë mentori i SPAK nuk janë më të mirat me PS. Ka një lloj krisje të amerikanëve me PS. Shumë drejtor hipotekash i gjen shkelje. Janë grisur regjistra. Problemi që prokuroria funksionon me bazë denoncimesh. Mendoj përveç Çyrbja që ra në rrjetë do ketë dhe të tjerë.'

Ora 17:59
Spahiu: Duka të bashkojë një kampionat futbolli Shqipëri-Kosovë njësoj si liga Amerikë-Kanada

 

Juristi Kreshnik Spahiu ka hedhur kritika të forta ndaj presidentit të federatës shqiptare të futbollit Armand Duka për bashkëpunimin me Serbinë për organizimin e Kampionatit Europian U-21.

Referuar edhe tifozëve kuqezi mbrëmë në ndeshjen Republikë Çeke-Shqipëri 2-0, Spahiu i mbështet ata në thirrjet e tyre kundër presidentit Duka dhe i kërkon këtij të fundit të paktën organizimin me Kosovën të një kampionati futbolli sikurse Liga MLS, mes SHBA dhe Kanadasë.

'Mbështes tifozat kuqezi që i bën thirrje Dukës të ndërpres bashkëpunimin për kampionatin Europian U-21 me Serbinë. Përpara se të bënte kampionat të krijonte ligë kombëtar me Kosovën siç e ka Amerika me Kanadanë. Por nëse na duhet të kemi dy përfaqësuese me Kosovën, të paktën të kemi ligën e kampionatit. Si ka mundësi një komb kaq i vogël me dy liga futbollit?! Duka të heq dorë nga bajraktarizmi. A kemi një festival muzikor? Zëra nga Kosova kanë shkuar në festivalin europian.'

Ora 17:47
Spahiu: Mllefi politik dhe fetar kundër Turqisë, i financuar nga spiunazhi i Serbisë dhe i Greqisë

 

Juristi Kreshnik Spahiu kritikoi qëndrimin dyshues apo kundërshtues ndaj Erdogan dhe Turqisë prej shumë vetëve edhe në publik, pas inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë.

Kjo vepër për Spahiun ishte e domosdoshme për beismtarët myslimanë dhe për harmoninë fetare që manifestohet në qendër të Tiranës. Më tej ai theksoi se ata që kanë qëndrime të tilla ndaj financimeve të Erdogan dhe Turqisë janë pjesë e një spiunazhi grek dhe serb në vend, kundër një shteti mik si shteti turk. 

'Keqardhje që shqiptarët vazhdojnë me mentalitetin pse na dhanë para. Shqiptarëve duhet të marrësh leje edhe kur iu jep para. Ka shumë që duan t’iu jepen para dhe ti futin në xhep dhe të prishin për ca të duan. Është ky Erdogan që dy vite më parë inauguroi pallatet e qindra familjeve në një qytet të besimit katolik. Dhe askush nuk tha pse mbështet katolikët. Ne nuk duhet të jemi bukëshkelur ndaj një miku i madh, jo Erdogan por Turqia. Të gjithë qeveritë turke pas 1990, kanë qenë aleati kryesor strategjik për Shqipërinë.

Ata që me mllef ndaj Turqisë e veshin me argumentat e një luftë më shumë se një shekull më parë, janë pjesë e një spiunazhi grek dhe serb në Shqipëri, për të prishur marrëdhëniet me Turqinë. Turqia është i vetmi shtet në rajon që nuk ka pretendime territoriale në Shqipëri. Nuk mban territore shqiptare të pushtuar. Në Greqi kemi Çamërinë. Vendim i duhur ta shohim Turqinë dhe Erdogan si partneri strategjik. Edhe në luftën e dytë botërore Hitleri nuk guxoi të futej. Është fuqi ushtarake. E padrejtë të gjykohet financimi i një objekti fetar.

Me Lëvizjen Kuqezi kam zhvilluar 4 protesta në Namazgja kur kërkohej leja e ndërtimit nga qeveria Berisha. U pengua 22 vite. Mendoj se është vlerë e shtuar. Realizimi i 3 objekteve të mrekullueshme fetare që bashkëjetojnë në harmoni dhe tolerancë perfekte. Në qendër të Tiranës e shohin turistët këtë bashkëjetesë të mrekullueshme. Ky mllef është financim i spiunazhit të pastër. aleati kryesor i polakëve është gjermania që janë vrarë me miliona. Martesat më të shpeshta me të huajt janë mes kombit gjerman dhe polak. Popujt e qytetëruar i hedhin pas luftrat e 200 vjetëve pas. I bie që sot planeti të ishte në tym dhe flakë. Nuk mund të shkojmë me logjikën e atyre që duan ta shohin Shqipërinë me sytë e spiunazhit.'

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ':;,"'*^: 13/10/2024 09:54

    Injoranca ma e madhe prej shum vitesh qe ja u nigjon vetem myslimaneve shqiptare qe Turqia na ka mbrojt prej ktij e prej atij.Kam nje pytje per kta njerez kur Serbia ne 1999 vriste shqiptare myslimane perdite me qindra e mijera perse nuk nderhyni kundra Serbise TURQIA????

    Përgjigju
    • Pppppp: 13/10/2024 10:24

      Po aka injoranc me te madhe nga ju kaurret, po sigurisht qe nderhyni turqia madje dhe e para, por ju nga injoranca dhe mllefin qe keni dhe si urrejtes te fes islame nuk shikoni

  • Iris: 13/10/2024 03:07

    Z.Spahiu,nese mendoni qe Turqia nuk ka pretendime ne rajon gaboheni.Te gjitha ish-monarkite shume shteterore kane enderr kur vjen njeriu i duhur ne krye te tyre te ringjallin lavdine e dikurshme,mjafton te permendim disa emra Musolini-per.romake,Hitleri-Per.e shenjte Romake,Putini-per.ruse e BS,Milloshevici-mbret.serbe e kraleve,bullgaret-ish mbret.bullgare.Keshtu dhe Erdogani si autokrati i radhes enderron lavdine e sulltanatit otoman.Sa per ate qe mendoni qe partite te bashkohen e te nxjerrin nje kandidat eshte pak iluzion.Duke u nisur nga numri mbi 100 i partive qe tregon sesa shume na pelqen te jemi kryetare dhe sa pak degjojme,apo i hapim rrugen kolegut ne diskutimin politik,se te biem dakord me kundershtarin edhe per gjene me te vogel e me pa rendesi, as qe behet fjale,me duke e veshtire,gati e pamundur.Te mos harrojme Fishten kur thoshte se me lehte mblidhet nje thes me pleshta se te bien dakord dy shqiptare.

    Përgjigju
  • lavdosh: 12/10/2024 20:11

    diversionistet

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 12/10/2024 18:58

    Z.K.Spahiu:OK me Analizat Tuaja korrekte ndonse je larg NËNËS Shqipëri. -Dashakeqët e vëndit që folën keq për XHAMINË..RAMA+ERDOGAN..i kemi midis NESH: 1.Nuk duhet lën pa përmëndur asnjëherë 1997-ta me GRUSHTIN E SHTETIT TË S.BERISHËS që nuk u ndëshkua kurrë..dhe që nga PUSHTIMI GREQISË NA SHPËTOI VETËM NDËRHYRJA E K.MINISTRES TURKE TAN SU ÇILLER..! •Këtë krim Shtetror Saliu nuk e pranon duke ja hedhur fain PS-F.NANOS.! 2.Grushti Shtetit Nr.2 nga Sb ishte i 1998(kur u nxor në pritë A.Hajdari)me qëllim që të ndihmohej S.Millosheviçi kundër Kosovës: • Sb nuk e ka dashur Kosovën SHTET..! • Sb ka kën kundër Rambujesë..! •..Ka kën kundër UÇK,I.RUGOVËS,R.QOSES,A.THAÇIT..& pro A.Kurtit që është kundër SHBA+BE..dhe pro Sb duke krijuar L/VV në Shqipëri & kandidimin e 3 personave për deputet në Tiranë,Gjirokastër e Lezhë 2021..për të rrëzuar E.Ramën..me të cilët mori gjithsejt 200 vota..! 3.Kush është DAMIR FAZLLIÇ që Sb e ka deklaruar MIK SHTËPIE ?..Me të cilin Sb bëri KËRDINË ME PRONAT NË PORTO-ROMANO..& QË SPAK+GJKKO..po vjen vërdallë SI MIZA NË QYPË,duke e lënë Sb në BALLKONIN 8 TË HELMOI SHQIPEN FAQE BOTËS.? • Dhe kur dhëndrri Malltzi me mbi 50 Vila në gjithë Europën..mbi 2 mil.€ dhe, ZV/Ministrja e PS ROVENA VODA SHKOI NË BURG PËR 1 ARK PESHK TË FALUR..!? 4.Për Sb,Im,Lb,Fm..ka mbi 101 dosje hajdutërie e vrasje dhe SPAK,GJKKO..po godet vetëm MAJTAS..! •A është dora e Amerikës kjo që monitoron Drejtësinë.?A mos do Amerika të bjeri në pushtet Sb kur nga 8 Ambasador i ka përgojuar 7.! • Në këtë kuptim ..a ka të drejtë E.Rama të mos e lëshoi Pushtetin derisa të ELEMINOHET BERISHISTI FUNDIT..? Like/Spiuni deklaruar,Luli biri politikë i Sb i Rr.Kombit,Shitjen së detit,21 janarit,Vilave pa mbarim,Drejtuesi UNMIK KOSOVË-SËRBI..që përgatiti DOSJE+VIDIO KUNDËR UÇK ME KËRKESË TË DIK MARTY..?! • KA SHUMË KRIME NË SHQIPËRI 1990-2024..NDAJ DUHET TOPI MATO GRUDËS TI ÇAI..!..Dhe jo magjistratët e Sb-92 që i ka TREDHUR DJE & SOT..! 5.Nga Partit e tjera që po dalin në horizont..ASNJË PREJ TYRE NUK MUND TË JET KM I SHQIPËRISË NË NATO,PËRVEÇ BAMIR TOPIT,MAILINDA BREGUT,ZEF BROZIT..PO DESHËN..! •..E PSE JO EDHE TRUMPI AMERIKAN..EDHE KY NUK E MUND DOT E.RAMËN ME 100 COPAT E PD-BANDË 1991..HA..HA..! ● TË MIRPRESIM NË REP.TV SI JURIST OK.! -Ju përshëndes nga KRYEQYTETI MYZEQESË..!

    Përgjigju
  • Mira: 12/10/2024 18:20

    Ik mor legen, ngele duke dhene mend pasi nuk te votoi asnje shqiptar. Na tregon ti neve cfare te mendojme per Greqine e per Erdoganin. Te dyja nje turi kane. Njeri pa karakter

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 12/10/2024 19:59

      Ciao fut pordhes more kodosh kreshniku .po ti me saliun ke qene .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?