Spahiu: Rama i çoi mesazh Washingtonit, me Berishën kryeministër, dështuat me arrestime dhe reforma

26 Tetor, 20:28| Përditesimi: 26 Tetor, 22:27

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu për Report Tv ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në New York. Sa i takon fjalimit të Ramës për reformën në drejtësi, sipas Spahiut, kryeministri dha një mesazh të dyfishtë jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Amerikë, por edhe për vetë Washingtonin.

“Rama sot shkoi për disa mesazhe, pikërisht në New York, në një fushatë që ai e konsideron sfidë të madhe. Foli në mënyrë të koduar, një mesazhi shumë të gjatë sa i përket jo vetëm reformës, por edhe arrestimeve të fundit, duke përcjellë mesazhin jo vetëm për emigrantët shqiptarë në New York. Mendoj se mesazhi ishte i dyfishtë, ai dha në New York për ta dëgjuar Washingtoni. Që do të thotë Rama i bëri të qartë SHBA që ju jeni prezent edhe në Ballkan, por keni dështuar në disa partneritete me qeveritë e këtyre vendeve, ju keni qenë në Shqipëri edhe më parë, por nuk po realizoni dot atë ndarje të pushtetit, siç po realizohet tani. Për faktin se këtu ka një të vërtetë të madhe, nëse sot do ishte kryeministër demokrat Sali Berisha, a do mundeshin amerikanët të realizonin këtë reformë dhe këto arrestime ndaj pushtetit të demokratëve. A do lejonte Berisha ti arrestoheshin gjysma e qeverisë apo 10 deputetë të tij, apo do i hapte luftë prokurorisë siç ka ndodhur më parë. Janë shkarkuar disa prokurorë, disa gjyqtarë të GJL, përfshirë edhe kryetarin Zef Brozin, përfshirë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Mesazhi ishte i dyfishtë, ai ka dhënë një sfidë për të thënë që jo vetëm SHBA është pjesë e këtij suksesi, por edhe PS. Dhe ngriti pyetjen që vlen 1 mln, nëse në pushtet s’do ishte PS, a do ishin këto arrestime", tha Spahiu në Report Tv.

Ora 20:43
Spahiu: Ja pse Rama e mbushi sallën në New York me veriorë, demokratë dhe antikomunistë

 

Në takimin e kryeministrit Edi Rama në New York, u vunë re se morën pjesë edhe demokratë apo antikomunistë. Juristi Kreshnik Spahiu për Report Tv tha se kjo nuk ishte rastësi, duke theksuar se Rama i mori Berishës bastionin e fundit, atë të emigrantëve.

“Pikërisht aty, në vatrën e bastionit ku ka pasur Berisha, pikërisht atje fillon fushatën për votën e diasporës. Kjo nuk është e rastësishme, se ky është një proces që pasi i ka marrë në zgjedhje lokale, Tropojën, Kukësin, Shkodrën, Kamzën dhe Bathoren, pra i ka marrë të gjithë veriun e Shqipërisë. Nuk janë të rastësi që 10 pyetje janë drejtuar nga demokratë, ish-demokratë, ish-themelues të PD dhe emigrantë me origjinë nga veriu, nga Shkodra, Tropoja, Dukagjini. 90% e tyre ishin verior. Rama i mori bastionin e fundit Berishës që ishin emigrantët. Shpresa e fundit ishte për rotacion politik për Berishën apo për Metën dhe ajo ka rënë dhe tashmë unë mendoj që Rama me një gur ka tentuar të vrasë 3 zogj. Do e çojë PD drejt një procesi në parlament, që të mos e votojë paketën teknike ligjore, për dokumentacionin e emigrantëve. Demokratët duke parë që diaspora po shkon drejt një vote tërësisht socialiste me të majtë, demokratë do ekzistojnë dhe do bëhen pengesë për të mos lejuar që emigrantët në 2025 të votojnë”, tha Spahiu në Report Tv.

Ora 20:35
Spahiu: Rama po e fiton diasporën si bastion, sepse Berisha gënjeu 20 vjet për votën e emigrantëve

Me takimin e mbajtur më 26 tetor, në New York, juristi Kreshnik Spahiu thotë se Rama i mori Sali Berishës edhe bastionin e fundit, atë të emigrantëve. Për Report Tv, Spahiu thotë se Rama po e merr bastionin e emigrantëve, pasi Berisha i gënjeu për 20 vite emigrantët duke mos realizuar votën e tyre.

“Rama filloi fushatën nga New York me dy sfida të mëdha që e konsideron si sukses në raport me gjithë partitë e tjera. Rama mbajti premtim dhe realizoi votën e emigrantëve, duke i marrë diasporën Berishës, i cili nuk realizoi dhe mashtroi për 20 vite, të drejtën e votës për emigrantët. Me të mira apo këqija, socialistët arritën të njohin votën e 2 mln shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë. PD gjatë 16 viteve që ka qenë në pushtet e ka premtuar dhe nuk e ka realizuar. Ai shkon pikërisht në New York ku ka qenë bastioni i demokratëve, organizatat antikomuniste, atje ku kanë qenë shoqatat e djathta, atje ku është Vatra”, tha Spahiu në Report Tv.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj: 26/10/2024 22:36

    Z.Kreshnik,Të përgëzoi për ANALIZËN E SHKËLQYER. -E.Rama me fjalën e tij dha shumë MRSAZHE,Sikurse në ATHINË muaj më parë. -Shpallja e Sb NON GRATA nga DASH me 3-4 FAKTE TË RËNDA,Nuk e ndaloi PËRBINDSHIN E VIÇIDOLIT NË MARRSËZIT E TIJ.Përkundrazi po dëmton akoma më shumë IMAZHIN E VËNDIT EDHE NGA BALLKONI 8.Athere çi duhet SHQIPËRISË NËSE SHKON APO JO SALIU NË AMERIKË.!? -Dihet se AMERIKA nuk do e dënonte Sb,por me anën e SPAK+GJKKO.Por,jo vetëm Sb nuk u dënua e nuk do dënohet me burg për 101 krimet e tij 1991-2021,Por edhe dhëndrri tij me mbi 50 vila në gjithë Europën u la në shtëpi të FLËI ME ARGITËN NGA SHOQA E VET I.OLLDASHI ME KONFLIKT INTERESI,kur ROVENA VODA E PS U DËNUA ME BURG PËR 1 ARK PESHK TË FALUR,KUR EDHE MBRETI PRANON DHORO.! -R.D KA DËSHTUAR EDHE PËR FAKTIN SE NGA 85 % E MAGJISTRATËVE TË JAPUR NGA VETINGU ADNJËRIT NUK I ËSHTË sekuestruar PASURIA MARRAMËNDËSE NË BASHKPUNIM ME SB E KO. -Edhe TIK LLALLËS që ju sekuestrua një copë toke,Ai jo vetëm nuk u arrestua por u la të ikë në ITALI,duke ju nxjerr gjuhën shokëve të vetë,SHBA,BE..! -Edhe SALIANI(Babale) u arrestua me porosi të Sb për të përfituar një KAUZË POLITIKE.Ndaj Ai shkoi vet në burg,kur kolegët(salistët) i than ngujou në SHQUP. -Nëse I.Metës do I lejohet të kandidoi për deputet në 2025 kur KUVËNDIT TË SHQIPËRISË JU DËRGUA LETRA NGA I SPIUNUARI TIJ FILIP TALO NGA AMERIKA,kjo do të ishte MARRËZI E KUVËNDIT & E.RAMËS QË NUK HAP DOSJET E SPIUNËVE QË KAN PUSHTUAR DERI 50 % TË POLITIKËS 90-24. -Ju përshëndet i burgosuri në 1996 nga horrat e Sb për VOTAT,në FIERIN SOT MODEL PREJ E.RAMËS..! ● FLM REP.TV(i vetmi i pa kapur nga Sb) QË NA JEP HAPSIRA PËR TË KOMENTUAR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?