Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar zhvillimet në Kosovë, ku ditën e sotme, është hedhur në erë kanali i ujit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës.
Në një lidhje skype për emisionin 'Studio Live', në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, Spahiu u shpreh se sovraniteti dhe kufijtë e Kosovës garantohen nga NATO dhe Amerika dhe jo nga Vetëvendosja.
'Nuk është Vetvendosja që garanton sovranitetin e Kosovës, por është NATO dhe SHBA. Shqipëria dhe Kosova nuk duhet ta lidhin sovranitetin e tyre dhe fatin e tyre të mbrojtjes me faktor të tjerë, ne jemi anëtarë të NATO. Kosova nuk është, ajo është në sanksione nga BE dhe ka krisje me perëndimin, gjatë qeverisjes së Kurtit asnjë shtet tjetër se ka njohur Kosovën, për shkak të konflikteve ka një lloj flirtimi të Serbisë me perëndimin dhe anasjelltas', tha ai.
'Rama dhe Berisha duan që Parlamenti 2025 të ketë vetëm dy parti, PS dhe PD dhe të shkrihen partitë e tjera’, kështu është shprehur ditën e sotme, në një lidhje skype për emisionin 'Studio Live', në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, juristi Kreshnik Spahiu.
Ai tha se në zgjedhjet e ardhshme PD dhe PS do të dalin më të forta se në zgjedhjet e para 4 viteve.
‘Në janar Berisha dhe Rama do të forcojnë komisionin antikorrupsion për ti thënë SPAK jepni llogari para nesh. Do të asgjësojnë çdo parti tjetër dhe në parlament do të jenë vetëm PD dhe PS. Të dy do të polarizojnë skenën politike për të forcuar pozitat e tyre politike dhe për t’ju kundërvënë institucioneve të pavarura. Në zgjedhjet e majit të viti 2025 Rama dhe Berisha do të dalin më të fortë se 4 vite më parë, PS dhe PD do të jenë parti dominante’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, u shpreh për emisionin 'Studio Live', në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, se udhëheqësit e dy vendeve Kosovës dhe Shqipërisë në vend që të sulmojnë kundërshtarët sulmojnë njëri-tjetrin.
‘Armiqtë tanë janë të përgatitur për ta goditur Shqipërinë dhe Kosovën në çdo moment, por problemi është se serbët dhe faktorit antishqiptar bëjnë akte terroriste dhe në ne vend që ne të sulmojnë kundërshtarët ne sulmojmë njëri- tjetrin. Rusia përbënë një kërcënim për të gjithë Europën. Duhet që të përgatitemi vet ushtarakisht. E gjithë Europa po përgatitet për luftë, këta merren me përralla. Kurti merret me portalet në vend që të merret me Vuçiç. Edhe në Shqipëri merren me përralla', tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, në një lidhje skype për emisionin 'Studio Live', në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, tha se këto sulme në Kosovë po bëhen nga faktori antishqiptar.
Sipas tij, është duke u shfrytëzuar situata në këtë moment, për shkak se sipas tij vëmendja e perëndimit nuk është në Shqipëri dhe Kosovë por tek lufta në Rusi.
'Ka pasur akte sporadike, kundër shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Faktori antishqiptar mundohet që të shfrytëzojë situatën dhe mendoj, sepse perëndimi se ka në agjendë vëmendjen ndaj Kosovës dhe Shqipërisë, por tek lufta. Shqipëria dhe Kosova janë në hije dhe s'ka kohë perëndimi që të merret me konflitet në Ballkan dhe për këtë ka edhe sulme', tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, në emisionin 'Studio Live', në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, u shpreh se Kosova dhe Shqipëria duhet armatosen ushtarakisht.
Sipas tij, kjo duhet të bëhet pasi gjeopolitika në Ballkan mund të ndryshojë dhe të dyja vendet duhet që të jenë të armatosura.
‘Nuk është momenti që të tregojmë se jemi të ndarë kur vihet në pikëpyetje sovraniteti dhe kufinjtë e Kosovës. Rama dhe Kurti duhet që të përgatisnin një strategji për të armatosur të dy shtetet, armatimi është i domosdoshëm, sepse në të ardhëm mund të kemi ndryshim të agjendave të gjeopolitikës në rajon dhe ne si shtete duhet të ruajmë sovranitetin pa ndihmën e të tjerëve', tha ai.
Po ti je shtet qe 112 vjet dhe të udhëheq Amerika, të shpallë non grata e ç'thua për Kosovën, mirë boll, VV e ka qeverisjen dhe shumë mirë deri këtu! Më shtet i vie era Kosovës se Shqipërisë doren në zemër!
PërgjigjuZ.Spahiu,si gjithemone keni shume te drejte,por kanali i ujit qe u hodh ne ere eshte investim strategjik/ sic i pelqen Rames te engeldise veten duke cilesuar te tilla hanet me 4-5 yje e te ngjashme, qe ne te vertete nuk jane, qe ndertohen ketej anes se kufirit,dhe si i tille ata qe e hodhen ne ere e dinin shume mire cfare po benin,por do te ishte mire qe dhe qeveria kosovare,t'a cilesonte si/strategjik/e te vendoste kamera me sensore levizjeje qe shikojne dhe naten e jane ne gjendje te kapin dhe nxehtesine e trupit prane objekte te tilla te rendesishme,qe ne te ardhmen mos kemi me sabotime te tilla.
PërgjigjuO Niku drejtuesi i Vetëvendosjes nuk i merrte nga 100.000-200.000 EURO gjyqtarve për transferim. Rri gëzo ato paratë që ke vjedhur dhe leri patriotizmat!
PërgjigjuNuk i merrte tera Niku. Bam Topi perlante me te shumen.