Spahiu: Vilat e ministrave
u bënë me rrugën e Arbrit

15 Prill 2012, 15:07| Përditesimi:

  • Share
PESHKOPI - Aleanca KuqeZi ka zhvilluar një takim me mbështetësit e saj në qytetin e Peshkopisë ku morën pjesë më qindra aktivistë kuqezinj dhe ku u kryen me dhjetëra anëtarësime. Takimin e ka përshëndetur kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu i cili e ka nisur fjalimin e tij duke deklaruar se “Nuk ka Dibër të madhe dhe Dibër të vogël, ka vetëm Dibër KuqeZi”.
Më tej, Spahiu përpara qytetarëve të Peshkopisë ka deklaruar se për 22 vjet të gjitha qeveritë kanë gënjyer dhe mashtruar banorët e këtij rrethi për investime ineksizistente. “Qeveria mashtroi dhe po vazhdon të mashtrojë për rrugën e Arbrit, tanimë fondet për ketë rrugë të rëndësishme për ju qytetarë të Peshkopisë janë shpërdoruar duke u shpërndarë në vilat luksoze të ministrave të kësaj qeverie” – deklaroi Spahiu.
Më tej kryetari i partisë Aleanca KuqeZi Kreshnik Spahiu u ndal tek mungesa e investimeve në këto zona të vendit tonë. “Peshkopia dhe Bulqiza as nga luftërat që kanë përjetuar nuk janë shkatërruar kaq shumë. Sot këto qytete ndodhen në gjendje mjerave dhe aspak të jetueshme për shkak se qeveria e Sali Berishës i ka fokusuar investimet në duart e monopolizuara të ministrave të tij”, deklaroi ai.
Mbërritja e Aleancës KuqeZi në Peshkopi ka kulmuar me anëtarësimin e qindra qytetarëve në radhët e Aleancës KuqeZi.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?