Spaho për Report Tv: Më 8 janar i marrim Selinë Bashës dhe do t'ia dorëzojmë demokratëve! Nëse i përgjigjet me forcë vrullit tonë do bëjë gabimin më të madh

6 Janar 2022, 14:34| Përditesimi: 6 Janar 2022, 14:45

  • Share

Prej 2 ditësh tashmë mbështetësit e Sali Berishës e kanë gjetur të kyçur derën e Partisë Demokratike për ta. Për deputetin Edmond Spaho, mbështetës i 'Foltores', kjo do të marrë fund më 8 janar, kur sipas tij demokratëve do t'u kthehet shtëpia e tyre.

Në një intervistë në 'Sot live në Shqipëri' me gazetarin Andi Kapxhiu Spaho thotë se Basha duhet të dorëzojë zyrën, pasi sipas tij është thjesht deputet i Partisë Demokratike.

"Ka vendime të Kuvendit të 11 dhjetorit që duhen zbatuar. Komisioni i Rithemelimit duhet të vendoset në ato zyra dhe të vazhdojë punën. Protesta do të jetë paqësore. Qëllimi i protestës është të rimarrë selinë e PD dhe t'ia kthejë anëtarëve të Partisë Demokratike, të cilët vendimet i marrin me shumicë", tha ai.

Z. Spaho shprehet se Basha do të bënte gabimin më të madh nëse i përgjigjet me forcë demokratëve.

"Unë nuk besoj që Basha do t'i qëndrojë vrullit të anëtarësisë. Do t'i përgjigjet me forcë atyre? Do të bënte gabimin më fatal nëse e bën këtë bashkë me Edi Ramën. Nëse anëtarësia nuk të do nuk mund të qëndrosh me zor. Demokratët do të shkojnë atje që të marrin shtëpinë e tyre, Selinë e PD e cila tanimë është kthyer në bunker", vijoi në intervistën në Report Tv, deputeti Edmond Spaho.

Ai rikujtoi edhe një herë gabimet e rënda që ka bërë z. Basha sipas tij në këto 8 vite që drejton PD-në.

"Janë marrë vendime shumë të gabuara. Unë si kryetar i Grupit Parlamentar kam pasur takime me zyrtarë të lartë amerikanë dhe i kam premtuar atëherë se kurrë nuk do t'i braktisim mandatet. Dhe erdhi momenti dhe e bëmë. Unë asnjëherë nuk e kam kuptuar pse ne nuk ishim aty kur u bë reforma territoriale. Të gjitha gabimet janë mbledhur dhe janë mbivendosur", tha ndër të tjera deputeti demokrat Edmond Spaho.

Sali Berisha i dha ultimatum Bashës që të lironte zyrën deri më 5 janar në të kundërt do të shkojë në 'shtëpinë e demokratëve', por kryedemokrati i është përgjigjur duke ‘fortifikuar’ më tej selinë, duke i paraprirë një sulmi të mundshëm. Ndërkohë më 8 janar, Berisha ka paralajmëruar për protestë para selisë blu 'thirrur për forcimin e PD-së'. Është publikuar edhe slogani i kësaj 'Proteste Kombëtare': 'Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve'. Protesta është planifikuar të nisë në orën 12:00 para selisë së PD.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nuk meret partia me foltore e QEBAPTORE !: 06/01/2022 18:51

    Ishin 4400 më 11 dhjetor që shkarkuan Bashën në FOLTORE . U bënë 44000 më 18 dhjetor nëpër KAFENE e QEBAPTORE .

    Përgjigju
  • Rrot: 06/01/2022 18:32

    Me ket intelektualin e k’to lloj njerezish do e rrezoj PD Ramen?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?