Pas kërkesës së SPAK/ GJKKO i sekuestron me ligjin Antimafia 5 pasuri të paluajtshme ish-Kryeprokurorit, Adriatik Llalla! Vijojnë hetimet

3 Dhjetor 2020, 16:49| Përditesimi: 3 Dhjetor 2020, 18:29

  • Share

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestrimin e 5 pasurive të paluajtshme të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Vendimi është marrë pas një kërkese të Prokurorisë së Posaçme, e cila po heton ish-kryeprokurorin për ligjshmërinë e pasurisë, në kuadër të ligjit anti-mafia.

Gjykata Speciale ka sekuestruar një apartament banimi në Durrës me sipërfaqe 67.2 m2, tokë arë me sipërfaqe 4.5 mijë m2, tokë arë me sipërfaqe 12 mijë m2 në Tiranë, tokë arë me sipërfaqe 3 mijë m2 në Tiranë si dhe një tjetër tokë arë, me sipërfaqe 2.2 mijë m2 ndodhur në Tiranë, që të gjithë në pronësi të Adriatik Llallës. 

Vendimi i Gjykatës Speciale për sekuestrimin e pasurive të Llallës është bazuar në ligjin anti-mafia të vitit 2009, ndërsa hetimi pasuror i SPAK ndaj ish-kryeprokurorit vazhdon. Në këtë fazë të hetimit, SPAK e ka parë të arsyeshme të kërkojë bllokimin e pasurive nga rreziku i një tjetërsimi të mundshëm. Në njoftimin e SPAK thuhet kjo masë parandaluese është autonome nga procesi penal që është duke u zhvilluar ndaj Lallës.

Ma sa duket, SPAK ka bindjen se pasuritë në fjalë janë të paligjshme si dhe ka indicie për një rrezik humbje apo tjetërsimi të pasurive të Llallës, për t’i shpëtuar veprimit të ligjit. Ligji anti-mafia, në nenin 11, parashikon se, gjykata, me kërkesë të prokurori, vendos sekuestrimin e pasurive të personave, kur ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në indicie që tregon se personi mund të jetë i përfshirë në veprimtari kriminale dhe zotëron pasuri apo të ardhura, që nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre. 

Gjithashtu, neni 11, parashikon se gjykata, me kërkesë të prokurorit, vendos sekuestrimin e pasurive kur ekziston një rrezik real për humbje, marrje apo tjetërsim të fondeve, pasurive apo të drejtave të tjera, mbi të cilat parashikohet vënia në zbatim e masës së konfiskimit, sipas dispozitave të këtij ligji ose kur ka dyshime të arsyeshme që tregojnë se zotërimi i pasurive dhe ushtrimi i veprimtarive të caktuara ekonomike, tregtare dhe profesionale janë në gjendje  rreziku apo ndikimi nga ana e një organizate kriminale ose që mund të lehtësojnë veprimtaritë kriminale. 

Kërkesa e prokurorit për sekuestrimin e pasurisë përmban indiciet, në të cilat
bazohet dyshimi i arsyeshëm, si dhe arsyetimin për të paktën një prej kushteve ligjore. 

Në vitin 2019, ish-Prokuroria për Krimet e Rënda, sot SPAK, mori nën hetim ish-kryeprokurorin Adriatik Llallën, nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Dosja u referua në Gjykatën Speciale me akuzën e mosdeklarimit të pasurisë. Në vitin 2020, SPAK nisi një tjetër hetim pasuror ndaj Llallës. Vendimi i Gjykatës Speciale për t’i sekuestruar pasuritë Llallës është marrë në kuadër të hetimit pasuror. 

Njoftimi i plotë i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e verifikimeve pasurore të kryera në kuadër të proçedimit penal nr.65 viti 2019, ka rregjistruar hetimin pasuror me nr.11 viti 2020, për pasuritë në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla, ish Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.

Prokuroria e Posaçme duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimeve pasurore të kryera, bazuar në kërkesat e ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar, ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për sekuestrimin e pasurive në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla.

Me vendimin me nr.19, datë 23.11.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është vendosur masa pasurore e sekuestrimit të pasurisë për pasuritë e paluajtshme të shtetasit Adriatik Llalla, si më poshtë vijon:

Pasuria e paluajtshme nr.39/146-ND+1-21, zona kadastrale nr.8518, e llojit apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës, blerë me kontratën nr.432 Rep dhe nr.221 Kol, datë 19.03.2012;

Pasuria e paluajtshme nr.64/40, zona kadastrale nr.3091, volume 3, faqe 195, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², blerë me kontratën nr.972 Rep dhe nr.546 Kol, datë 05.12.2016;

Pasuria e paluajtshme nr.64/61, zona kadastrale nr.3091, volumi 4, faqe 198, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr.316 Rep dhe nr.187 Kol, datë 15.03.2017;

Pasuria e paluajtshme nr.64/62, zona kadastrale nr.3091, volumi 4, faqe 199, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr.315 Rep dhe nr.186 Kol, datë 15.03.2017;

Pasuria e paluajtshme nr.64/58, zona kadastrale nr.3091, volumi 4, faqe 195, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr.573 Rep dhe nr.376 Kol, datë 15.05.2017;

Hetimet pasurore janë në vazhdim dhe ende nuk kanë përfunduar. Masa e sekuestrimit të pasurive të paluajtshme në këtë rast është vendosur duke u bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 dhe kjo masë parandaluese është autonome nga proçesi penal që është duke u zhvilluar ndaj shtetasit të mësipërm.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • spak: 04/12/2020 01:16

    futni ilir kokqypin mrena dhe do shifni ca do nxjerre llallta e e te thartuareve

    Përgjigju
  • Tirona: 04/12/2020 00:45

    E dha Frutin e pare deklarata e Merkelit

    Përgjigju
  • LORA: 03/12/2020 23:05

    Kur t'e shoh konfiskimin rrenjesor te llalles,atehere do t'a quaj rezultat te SPAK dhe do nis t'e besoj fillimin e cmontimit serioz te llallerise malinje. Prrallat me sekuestro le t'e gezojne zonjen Ambasadore.

    Përgjigju
  • Beni: 03/12/2020 22:07

    Besoj e dini qe Llalla nuk e ka kryer shkollen e mesme.

    Përgjigju
  • Klajdi: 03/12/2020 20:48

    Merrjani te gjitha me prona,,shtepi,,,makina dhe llogari bankare,,ketij zagarit te ilir metes,,,se te gjitha me leket e marra popullit,,ose me pagesa kriminelesh..qe dihet sesi i kane bere parate...

    Përgjigju
  • Pjeter: 03/12/2020 20:31

    Ky duhet te jete i pari, sepse nuk eshte peshk i madh ky.Ky u vendos aty nga tjeter kush dhe i sherbeu atyre qe e vendosen.Shpresoj qe prokuroret te gjejne elemente te tille,qe ky zanatciu te detyrohet te bashkepunoje,perndryshe,te pakten nja 20 vjet do i shkonte pershtat.

    Përgjigju
  • LLALLA E THARTUME: 03/12/2020 18:27

    Kosi që u bë llall tani na u thartua e ska kush ta mbroj llallën kauboj. Tani llalla të bohet gati me kap sapunin e aty jetën llalla do ta shijoj. Mbase ka këmbën e mbar e tërheq mbas vete dhe kriminelin sali e iliri metën e vërtetën. Prit se punët e mira bëhen javash javash e këta qelbësira shrejnjt do ta paguajn gjith djersën e gjakun e Shqiptarit.

    Përgjigju
  • Napoli: 03/12/2020 18:03

    Duke par ckeni bere deri tani e sigurt qe do tja ktheni prap. Pik besimi skemi

    Përgjigju
  • Qeni Lajka: 03/12/2020 17:55

    Qeni qenin nuk e ha.

    Përgjigju
  • Kateahure: 03/12/2020 17:39

    Rrezikon deri 3 vjet?

    Përgjigju
  • sapa: 03/12/2020 17:09

    Genjejne popullin dhe boten perendimore por tashme i njohin shqiptaret me rrenje e dhemballe!

    Përgjigju
    • Beni: 03/12/2020 17:53

      Meriton ndeshkim per mos ushtrim te funksionit te kryeprokurorit ne dem te shtetit ne interes te krimit. Kerkon ndeshkim per abuzimin me detyren dhe korupsion. Duhet ndeshkim pasi nuk luftoi por inkirsjoi korupsionin. Fuhet ndeshkim se ks vene pasuri nepermjet rushfeteve. Jo vetem sekuestrim pasurie por dhe denim te ashper pasi ka qene kryeprokuror dhe demet e tij jane te pamata

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?