Legjitimohet masa e sigurisë për Sali Berishën, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e deputetëve të Rithemelimit, s'e merr në shqyrtim

20 Dhjetor 2023, 13:40| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 19:24

  • Share

Gjykata Kushtetuese rrëzoi padinë e 30 deputetëve të Rithemelimit e grupit Bardhi, përmes së cilës kërkonin pezullim e masave të sigurisë ndaj Sali Berishës dhe shpalljen antikushtetuese të tyre.

Me shumicë votash kushtetuesja nuk legjitimoi deputetët kërkues, vendim i cili lë në fuqi dhe legjitime masat ‘detyrim paraqitje’ dhe ndalim i lëvizjes jashtë vendit për Berishën, ndërkohë që mbetet e hapur rruga për arrestimin e tij.

“Gjykata vendos për mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve, e cila në rastin konkret pretendohet se është midis Kuvendit, nga njëra anë, dhe SPAK dhe GJKKO, nga ana tjetër. Një e pesta e deputetëve dhe Kuvendi janë subjekte kushtetuese të ndryshme që nuk mund të barazohen me njëri – tjetrin”.- thotë Gjykata Kushtetuese.

Pra sipas Gjykatës Kushtetuese 30 deputetët firmëtarë, duke mos qenë subjekt i konfliktit, nuk kishin të drejtë t’i drejtoheshin Gjykatës për këtë çështje, por duhet të ishte vetë Kuvendi.

‘Grupi i një të pestës së deputetëve, pavarësisht se është pjesë e ushtrimit të veprimtarisë legjislative të Kuvendit, nuk nënkupton që është subjekti kushtetues për të cilin bën fjalë neni 73, pika 2, i Kushtetutës, pra ai nuk mund të veprojë në emër dhe me tagrat e Kuvendit.’- njofton Gjykata Kushtetuese.

Siç kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçaj u tha gazetarëve, një mënyrë tjetër që Gjykata të vihej në lëvizje mund të ishte padia nga vetë Berisha, por pasi të kishte shteruar ankimet ndaj masave të sigurisë në të trija shkallët e gjykimit, deri në rekurs, të cilin ende nuk e ka bërë.

Kërkesa sipas gjykatës u shqyrtua 5 ditë nga dorëzimi, pasi vetë deputetët kishin kërkuar përshpejtim për shkak se këtë të enjte pritet të votohet në seancë plenare dhënia e autorizimit ndaj SPAK për arrestimin  e Sali Berishës.

Deputetët e Rithemelimit, pretenduan se masa e marrë ndaj Sali Berishën ‘detyrim paraqitje’, më 20 tetor, për aferën e privatizimit të klubit sportiv Partizani, është antikushtetuese dhe është marrë pa u kërkuar paraprakisht autorizimin e Kuvendit. Report Tv zbuloi ekskluzivisht edhe emrat e 30 deputetëve të cilët firmosën padinë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar kërkesën e SPAK. Mes deputetëve që fiirmosën ishte dhe Gazment Bardhi e 10 deputetë të grupit të tij.

Në mesin e firmëtarëve ishin jo vetëm Bardhi por dhe deputetë të grupit të tij si Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Helidon Bushati, Saimir Korreshi apo edhe Lefter Gështenja. Ndryshe nga kërkesa për marrëveshjen me emigrantët me Italinë, asnjë deputet i Partisë së Ilir Metës, (Partia e Lirisë) nuk firmosi këtë herë për pezullimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës. 

Me 6 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Këshilli i Mandateve pranoi (18 dhejtor) kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha. Përfundimisht Kuvendi do të vendosë në seancën plenare të 21 Dhjetorit, ndërsa SPAK e ka lënë të hapur edhe mbylljen në qeli të ish Berishës. Votave të mazhorancës iu bashkua Enkelejd Alibeaj, ndërsa socialistët thanë se askush nuk mund të sfidojë drejtësinë siç ka bërë ish-Kryeministri.

Prokuroria e Posaçme i kërkoi më (12 dhjetor) Kuvendit autorizimin për arrestimin e Sali Berishës në kushtet kur ish-kryeministri në hetim për aferën e privatizimit të klubit “Partizani”, nuk zbatoi masën e gjykatës, atë të detyrimit për tu paraqitur. SPAK kërkoi ta zëvendësojë masën dhe ta ashpërsojë në arrest shtëpie ose arrest me burg, vendim që më tej do të presë vulën e gjykatës.

Foto: Firmat e deputetëve që i janë bashkangjitur kërkesës së Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar pezullimin e arrestimit të Sali Berishës

Foto: Firmat e deputetëve që i janë bashkangjitur kërkesës së Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar pezullimin e arrestimit të Sali Berishës

Foto: Firmat e deputetëve që i janë bashkangjitur kërkesës së Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar pezullimin e arrestimit të Sali Berishës

Ora 16:30
Rithemelimi kërkoi pezullimin e arrestimit të Berishës, Gjykata Kushtetuese e rrëzon: Nuk legjitimohen pasi nuk janë subjekt në konflikt

1703072499_saliberisha.jpeg

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e deputetëve të Rithemelimit për të pezulluar vendimin e GJKKO-së për arrestimin e Sali Berishës. Në mbledhjen e Këshillimit me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese, nuk ka marrë në shqyrtim kërkesën e tyre, pasi sipas GJK-së, nuk është legjitimohen që t’i drejtohen gjykatës pasi nuk janë subjekt në konflikt. Sipas Gjykatës Kushtetuese duhet që Berisha t’i drejtohet gjykatës, pasi të mbarojë të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese

Në datën 15.12.2023 në Gjykatën Kushtetuese është regjistruar kërkesa e një grupi prej jo më pak se një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (30 deputetë), të cilët kanë kërkuar:

interpretimin përfundimtar të nenit 73, pika 2, të Kushtetutës, i cili parashikon se: “Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit”;

zgjidhjen e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit dhe SPAK e GJKKO-së për sa i takon çështjes së heqjes dhe/ose kufizimit të lirisë së deputetit të Kuvendit në çdo formë, pa kërkuar e pa marrë paraprakisht autorizimin e Kuvendit;

konstatimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare të masave shtrënguese të sigurimit personal të caktuara me vendimet gjyqësore të GJKKO-së së shkallës së parë dhe apelit ndaj deputetit Sali Berisha, si dhe pezullimin e këtyre masave.

Grupi i deputetëve ka parashtruar se ndaj deputetit Sali Berisha janë vendosur dy masa shtrënguese personale “Detyrimi për paraqitje” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, pa u kërkuar më parë autorizimi i Kuvendit, siç parashikohet nga neni 73, pika 2, i Kushtetutës. Në këtë mënyrë, vendimet gjyqësore për vendosjen e këtyre masave kanë krijuar një mosmarrëveshje kompetencash midis organit të Kuvendit, nga njëra anë, dhe organeve të SPAK-ut dhe GJKKO-së, nga ana tjetër, prandaj, për këtë shkak, lind nevoja e interpretimit të nenit 73, pika 2, të Kushtetutës. Grupi i deputetëve ka pretenduar edhe se këto masa janë marrë në kundërshtim me Kushtetutën, për rrjedhojë kanë kërkuar pezullimin e tyre. Ata, gjithashtu, kanë parashtruar se si subjekt i pakushtëzuar nuk kanë detyrimin për të provuar para Gjykatës lidhjen mes veprimtarisë ligjore që kryejnë dhe çështjes kushtetuese të ngritur.

Gjithashtu, kërkuesi ka paraqitur në Gjykatë një kërkesë për përshpejtimin e gjykimit të çështjes, duke parashtruar se në datën 21 dhjetor 2023 është caktuar seanca plenare e Kuvendit gjatë së cilës është planifikuar miratimi për dhënien e autorizimit për kërkesën e arrestit të deputetit.

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, në datën 19 dhjetor 2023, pasi mori në shqyrtim paraprak çështjen, vendosi ta kalojë atë për shqyrtim në Mbledhjen e Gjyqtarëve.

Mbledhja e Gjyqtarëve, e mbledhur sot, në datën 20 dhjetor 2023, bazuar në nenin 54, pika 3, të ligjit nr. 8577/2000, të ndryshuar, me shumicë votash, vlerësoi se kërkesa nuk plotëson kriteret ligjore paraprake për pranimin e saj për shqyrtim në seancë plenare, për këto arsye:

Neni 124 i Kushtetutës parashikon se Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të saj.

Kurse bazuar në nenin 131, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, Gjykata vendos për mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve, e cila në rastin konkret pretendohet se është midis Kuvendit, nga njëra anë, dhe SPAK dhe GJKKO, nga ana tjetër.

Kushtetuta ka mirëpërcaktuar rastet kur grupeve të deputetëve u janë njohur të drejta si entitete dhe në këtë drejtim një e pesta e deputetëve dhe Kuvendi janë subjekte kushtetuese të ndryshme që nuk mund të barazohen me njëri – tjetrin.

Për rrjedhojë, kërkuesi, grupi i deputetëve, nuk legjitimohet t’i drejtohet Gjykatës, pasi referuar mosmarrëveshjes së pretenduar të kompetencave, ai nuk është subjekt në konflikt, pra nuk rezulton t’i jetë marrë ndonjë kompetencë apo të jetë cenuar drejtpërdrejt në ndonjë kompetencë. Grupi i një të pestës së deputetëve, pavarësisht se është pjesë e ushtrimit të veprimtarisë legjislative të Kuvendit, nuk nënkupton që është subjekti kushtetues për të cilin bën fjalë neni 73, pika 2, i Kushtetutës, pra ai nuk mund të veprojë në emër dhe me tagrat e Kuvendit.

Për këto arsye, Mbledhja e Gjyqtarëve vendosi moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare, ndaj pretendimet e kërkuesit dhe kërkesa për pezullimin e masave të sigurimit nuk mund të shqyrtohen në themelin e tyre. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mark: 20/12/2023 23:25

    Kushtetuta, neni 134 nuk e permban fare Kuvendin si “organ” qe mund te vere ne levizje Gjk por vetem deputetet…jo me pak se 1/5 prej tyre. Kuvendi nuk legjitimohet sepse eshte organ kolektiv, dhe jo individual si Presidenti apo Kryeministri . Pushteti legjislativ ushtrohet nga 140 deputete te zgjidhur dhe sipas menyres qe tregon Kushtetuta. Ndaj dhe Gjk eshte ne lajthitje por te rende fare.

    Përgjigju
  • mar: 20/12/2023 22:22

    Ky shtet ka rene, e kane thermuar. Ajo qe ndodhi ne burg, me mjacajn apo dalja e kushtetuses pa vendim kane cenuar rende shtetin e se drejtes dhe shkaktari kryesor eshte sistemi i drejtesise. Prokuroria gjykatat e burgjet persa i peerket ekzekutivit

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-MallaKASTËR: 20/12/2023 16:57

    Kam 33 vite që ndjek me shqetësim veprimtarinë DESTRUKTIVE të NON GRATËS,ndonse me vonesë për 1991,96,97,98,08,011 e deri te korrupsioni me Kl.Partizani. -Ndonse Sb u fur në listën e ZEZË për Korrupsion madhor Familjar & me HA,LE-ATËT,etj Sb vazhdoi të sulmoi SPAK+GJKKO..në datën AMERIKËN..! -Fatkeqsia Nr.2 qëndron se pas Tij u përfshinë personazhe të korruptuar prej Tij,që tashmë dihen vilat,Pronat e tyre. -Sulmi mbi 2 vjeçar i Sb kundër drejtësisë së RE..sot mori FUND..! -GJK i shuan çdo shpresë Saliut dhe berishistëve që morën peng PD,KUVËNDIN..për të NXIRË SHQIPËRINË FAQE BOTËS..! -Kërkesa e 30 deputetëve b..lëpirës të Tij për të shpëtuar Sb nga arrestimi mori fund.Sb duhej të përballej VERT me gjykatat sipas shkallëve..dhe jo me VEDELA 33 VJEÇAR. -Kuvëndi Shqipërisë nesër 21.12.23 ka rrugën e lirë për të marr vendim sipas kërkesës së SPAK+GJKKO,ku Sb i quan banda..! -Shashkat e MEDJEVE TË Sb se do përdor zyrën për ARREST SHTËPIE për të bër MARRIRIN para militantëve.. është antiKushtetuese e pa ngjar në Europë..! -Nëse..Sb do të qëndroi në Arrest shtëpie pa afat,deri në vdekje politike..dhe natyrale..! -Kjo është AMERIKA QË E NGUL GOZHDËN E BDRYSHKUR(NON GRATA) ME FAKTE..DHE ME SHUMË DURIM,Deri sa të bindet militanti fundit se me Sb do të HAN BAR PËRJETSISHT(Yuri Kim).

    Përgjigju
  • AltinTop: 20/12/2023 16:54

    Mbajeni mend nga une, as 10 deputet nuk do marin zgjedhjet e ardheshme. Jane funderrinat e shoqerise shqiptare.

    Përgjigju
  • Emigranti: 20/12/2023 16:45

    Jane egersuar thua se po ju behet padrejtesi bile dikush e quan perndjekje politike: JO, kesaj rradhe eshte ndryshe, nuk munde te mbroheni me gjygjetar “ plepash”!!!!

    Përgjigju
  • Problemi esht: 20/12/2023 16:22

    Problemi esht se pavaresisht cfar opinioni keni per berishen, neqoftese vazhdohet edhe votohet per arest shpie (se burg nuk i japin na mosha). Neqoftese kushtetusja mbas 1viti thot qe ishte i paligjshem (ksaj radhr than nuk i takon deputeteve se sjan pal, por kur ta coj berisha). Neqoftese kushtetusja thot ishte e paligjshme, si do dukemi te nderkombetaret kur mediat europiane te thon qe lideri opozites ishte arestuar padrejtesisht? Cfar do thon per gjykatat tona qe a jan te pavarura edhe a do ti jepte legjimitet greqis kur flet per belerin? Duhet te jeni me largpames sepae nuk fitoni gje po futet arest ne shpi nje plak por po ju doli huq ateher humbisni besueshmeri ne rang nderkombetar edhe i jepni fitore morale pd/greqis edhe belerit. Ah ne regull neqoftese e keni mire muabetin me kushtetuesen (e keni ne xhep) ateher vazhdoni

    Përgjigju
    • Gjergj: 20/12/2023 16:46

      Gèrr gèrr, njè plak, njè kriminel gjakpirès. Çfarè llomotite mo derman?

  • Kazment Gardhi: 20/12/2023 16:15

    Po pse more nuk legjitimohet Gazi te mbroj Saliun?! Pse?!!! Vec Dash Sula me ner deputeti e zgjidh kete situate. Neser pres Korreshin me shalqi te protestoj. Treshja fantastike!! Mjere ne, kush ka ngel me be rolin e opozitarizmit ne kete vend, TE PAMORALSHMIT!

    Përgjigju
  • Xxx: 20/12/2023 14:50

    Grupi i deputetve te rithemelimit dhe Bardhit jane mostra antiamerikane,njerz pa burreri , nje pjese te korruptuar,nje pjese hajduta e nje pjese imoral.Populli i ka fajet qe i ka zgjedhur dhe tani shohim veprimet e tyre si vagabonda ne parlament.Te dalesh ne mbrojtje te nje krimineli e te korruptuari si Sali Berisha,do te thote se mbron krimin Ishalla Gjykata Kushtetuese do te tregohet e sskte.

    Përgjigju
  • Arberi: 20/12/2023 14:18

    Deputetet e rithemelimit,apo te foltores,plus ata te Bardhit,jane mercenar te qarqeve anti amerikane.Cdo shqiptar e din se si ka drejtuar Sali Berisha.Ata qe sot e perkrahin,ose jane te korruptuar ose jane budallenj,qe fatkeqesisht parlamenti yne i ka me shumice.Jam i sigurte se Gjykata Kushtetuese do jete e drejte.Deputetve qe kane bere ankesen,meritojne T'ju pshurrish ne surrat , si larje speciale,sepse eshte gjynah te shpenzosh ujin Turp t'u vije,megjithese nuk e njohin turpin me Salen ne krye.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?