SPAK ngrihet para zgjedhjeve, Ibrahimi: Procesi përfundon për 2 ose tre muaj

22 Shkurt 2019, 13:47| Përditesimi: 22 Shkurt 2019, 14:08

  • Share

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit njohur si SPAK do ngrihet një muaj para zgjedhjeve lokale të qershorit 2019.

Pas mbylljes së aplikimeve për SPAK dhe 27 kandidaturave, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi deklaroi se tashmë do të miratohet rregullorja e pikëzimit dhe për 2 ose maksimumi 3 muaj SPAK do të jetë gati.

Gent Ibrahimi ju përgjigj interesit të medias ndërsa pas pak javësh pritet të hapet edhe gara për Kryeprokurorin e Përgjithshëm.

Ndër kandidaturat për SPAK janë 27 ndërsa 10 prej tyre janë gra.

Zyrtarisht gara për kreun e SPAK ende nuk ka nisur ndërsa mes aplikantëve kandidaturat që pretendojnë janë ajo e kryeprokurores së Krimeve të Rënda, Donika Prela, dhe drejtueses së Prokurorisë Tiranë, Elisabeta Imeraj.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Chicago: 22/02/2019 18:01

    Beheni sa me shpej te hapen te gjith dosjet dhe te shikojm si nga PS. ashtu nga PD se jane te kulluar qe ne protest vetem kete dogjova hajdeni o popull per protest se jeni pa buke po sala dhe meta monika basha i bene njerzit krejzi tani qe po vihet shtet keta thone buka uji dritat boll do ti njohin edhe populli keta kur tu hapet dosja ⛓

    Përgjigju
  • Tirona: 22/02/2019 17:36

    Jepini bojeni sa me shprjt se po rrin kot gardianet ne Rec.Na i pastroni keta hale kopilat e Kombit.Hapini te gjitha dosjet se do tjua di Populli per nder boll bon qef keta shkerdhata se na kan pi gjakun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?