Nëse sot mohon në dritare se ndryshoi ligjin për sportin vetëm për t'i hapur rrugën 19 kullave të dhëndrit, Sali Berisha është mburrur gjithmonë me vrasjet e 21 Janarit.
Ka thënë se mund të vriteshin (vriste) 300 ose 3 mijë.
Se ishin gati (kishte gati) pesë snajper për të vrarë Edi Ramën. (Nuk kuptohet pse pesë, kur mjaftonte vetëm një).
Se nuk mund të zbatoheshin urdhër arrestet e Prokurorisë, pasi kjo e fundit ishte pjesë e puçit në kokën e tij.
I çoi Bashën mëngjesin e 23 Janarit 2011 Bamir Topit në shtëpi, duke i kërkuar të ndërhynte te Ina Rama.
Zhdukja e pamjeve filmike nga serveri i Kryeministrisë është konfirmuar nga FBI.
Gjykata e Strasburgut ka komfirmuar vrasjet shtërore-politike dhe shpëlarjen e krimit nga drejtësia që e përlau Vetingu.
Gjykata e Lartë i tregoi sot SPAK-ut fuqinë e vendimit të Strasburgut dhe detyrimin për ta respektuar këtë vendim si dhe të drejtën për kaluar në bulevard pa të vrarë.
Çfarë ka për të hetuar SPAK-u, kur organizatori i krimit i bie gjoksit me grusht në ballkon?!
Ajo që duhet të bëjë SPAK tani është ta marrë nga ballkoni dhe ta çojë te 313, aty ku ishte dhëndri.
Ou..spo qullepsin gje me privatizimin e kompleksit Partizani tani po lipsin medet me 21 Janarin.
Përgjigju