Kronikë

SPAK 'rrethon' pasuritë e fshehura të 10 ish-gjyqtarëve pranë Berishës, u emëruan nga PD-ja në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese

13 Maj 2021, 14:38| Përditesimi: 13 Maj 2021, 16:28

  • Share

TIRANË- Për herë të parë në historinë e pluralizmit, në Shqipëri ka nisur procesi i sekuestrimit të pasurive të paligjshme dhe të fshehura të ish gjyqtarëve të nivelit të lartë, një detyrim ky ligjor, por edhe një nga kushtet e Bundestagut Gjerman për integrimin e Shqipërisë në BE. Vetëm disa muaj pas themelimit, SPAK ka rrethuar pasuritë e fshehura dhe të dyshimta të 10 ish anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtuese, të emëruar dhe promovuar nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike, në kuadër të kontrollit mbi drejtësinë, por që më pas u shkarkuan nga Vetingu. Fillimisht, në 28 prill 2020, SPAK ka hapur një dosje për 20 ish gjyqtarë të shkarkuar nga Vetingu, emra të njohur të drejtësisë. 

20 ish gjyqtarët VIP dyshohen për kryerjen e veprave penale të përvetësimit të pasurive publike ose private përmes mashtrimit, fshehja e pronësisë mbi pasuri të pabujshme, fshehja e të ardhurave, mospagim taksash, shpërdorim detyre, fshehje pasurie, refuzim për deklarim dhe mashtrim me deklarimin e pasurisë. Në 7 maj 2020, SPAK ka ndarë dosjen, ku çështjen për 10 ish gjyqtarë të apelit dhe shkallës së parë, i ka kaluar në kompetencë të prokurorive Durrës, Tiranë dhe Elbasan. Për 10 ish anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, SPAK ka nisur hetimet për fshehje dhe mashtrim me pasuritë. 

Në kuadër të hetimeve, SPAK ka zbarkuar në terren tek pasuritë e paligjshme dhe të fshehura të 10 ish gjyqtarëve të nivelit të lartë, që të gjithë të emëruar nga Sali Berisha dhe PD-ja si të besuar. Prokurorët e SPAK kanë administruar dokumentacionet, kontratat e energjisë elektrike, dokumentet për të ardhurat e ligjshme si dhe kanë marrë në pyetje mirëmbajtësit e rezidencave të ish gjyqtarëve, të afërmit e tyre etj.,për të provuar para Gjykatës Speciale fshehjen dhe mashtrimin me pasurinë, në kuadër të kërkesave për sekuestrim. 

Në rast kur një ish gjyqtar e ka regjistruar pasurinë në emrin e një të afërmi të tij, SPAK është angazhuar në terren, duke pyetur fqinjët se kush e ka frekuentuar banesën, banorë të tjerë të zonës që mund kenë dijeni, administratorët e firmave ndërtues etj. Hetimet janë shtrirë tek familjarët e ish gjyqtarëve, në emër të të cilëve ish gjyqtarët kanë deklaruar dhurata, hua apo pasuri. 

Deri më tani, SPAK ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, ish anëtarit të kësaj gjykate Fatos Lulo dhe ish anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, duke zbatuar ligjin anti-mafia. Kërkesa është pranuar nga Gjykata Speciale. Në vijim, SPAK do të marrë vendim për pasuritë e 7 ish gjyqtarëve të tjerë, nëse do të kërkojë apo sekuestrimin. 

Hetimi i pasurisë së ish gjyqtarëve nga SPAK

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?