Altin Dumani

SPAK si shpresë për pastrimin e politikës dhe ndryshimin e elitave

1 Gusht 2023, 17:32| Përditesimi: 1 Gusht 2023, 17:48

  • Share

Në kushtet e një Shqipërie që ka ngecur në vend numëro përsa i përket qarkullimit të elitave, të marrë peng nga e njëjta klasë politike prej tri dekadash;

të një korrupsioni qeveritar galopant në të gjithë arteriet; të një grushti politikanësh që kanë rënë dakort për të mos rënë dakort dhe për të sulmuar njëri-tjetrin sipas parimit “i yti mishin ta ha, por kockën ta ruan”, për arsye të ruajtjes nga efekti domino – ruajmë njëri-tjetrin, sepse po ra një bien të gjithë;

të një populli anemik, që e ka humbur forcën për të reaguar dhe për të ndëshkuar me votë drejtuesit e tij;

të një politike ndërkombëtare që si kryefjalë të saj ka shpallur luftën kundër korrupsionit ndaj elitave politike;

të një gjeo-politike që i intereson një rajon i qetë dhe që i frikësohet ngjalljes së fantazmave të së kaluarës;

të një Reforme në Drejtësi, që ka shansin e fundit për të vënë drejtësinë e shumëpritur në këtë vend, për shkak të mbështetjes së madhe që ka marrë, ndërkombëtare (SHBA-BE) dhe vendase (e votuar me 140 vota);

të një vendi që shpopullohet përditë dhe më frikshëm, sepse këtu asnjë nuk ka më shpresë se mund të ndryshojë diçka..., e vetmja zgjidhje që ngelet është besimi tek funksionimi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i cili është një investim strategjik ndërkombëtar, me mbështetje euro-atlantike, dhe që në këtë rast është në përputhje të plotë me kërkesat dhe pritshmëritë e popullit shqiptar.

Pavarësisht presioneve të gjithanshme, ai është vetëm në fillimin e një misioni që mund të rezultojë historik dhe mund të transformojë të gjithë elitën politike në vend.

I sulmuar nga të gjithë krahët e politikës dhe nën avujt e një mosbesimi në popull se mund të goditen dinosaurët e politikës, SPAK-u ka dhënë shenja të vazhdueshme që është i vendosur për të bërë detyrën e tij.

Hetimet për çështjen e inceneratorëve, të cilat mund të rrëzojnë qeverinë Rama, duhet të thellohen dhe të shkojnë deri në fund, në mënyrë që besimi të rritet dhe dyshimet të veniten.

Po ashtu, dosjet e mëdha të korrupsionit qeveritar 30-vjeçar duhen hetuar, në mënyrë që njerëzit të shpresojnë se gjërat kanë nisur për mirë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është sot përballë një sfide të madhe: ata duhet të justifikojnë vetveten dhe besimin e publikut.

Ata mund të shndërrohen në një mekanizëm shpëtues, transformues dhe zhbllokues. Atë që nuk e bën dot vota e një populli të varfër, ta bëjë drejtësia me mbështetje

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Murat: 02/08/2023 05:44

    Spaku eshte shpresa e fundit, eshte kenaqesi qe ai po punon nen shembullin e shtetareve heronje Falkone e Borsellino .Nuk ka demokraci me hajdutet e shkolluar te Ps-Pd-Lsi qe blejne e imponojne voten. Pranveren demokratike do ta sjelle Spaku + Fbi +Dash dhe sherbimet e Europes. Le te rrisim besimin tek Spaku por kurre me te sheiket e ketyre partive 32 vjecare qe kane te gjitha provat si kusare, anti shqiptare ,anti amerikane e Europiane. Propoganda e tyre eshte thjeshte nje mbulese floriri, ku poshte saj eshte marrja e mbajtja e pushtetit per interesat e tyre. Besim tek Spaku , tek Amerika e Europa, tek intelektualet e ndershem shqiptare, besim se pasurite e grabitura do ti kthehen ketij populli te vuajtur nga kriminelet e politikes 32 vjecare. Rrofte demokracia.

    Përgjigju
  • Artan: 01/08/2023 19:31

    Respekte SPAKut vazhdoni keshtu ! Ndoshta edhe mund te behet Shqiperia

    Përgjigju
  • Scutari: 01/08/2023 18:09

    SPAK+DEA+FBI nuk ka burrë nëne që mund t'i ndalë më! Çdo gjë kërkon kohën e vet, edhe shkrimi i akteve të një çështjeje prandaj durim. Mjerë ai që i ka dalë emri....

    Përgjigju
  • Arben Ahmetaj RREZIK KOMBÉTAR dhe RREZIK NDÉRKOMBÈTAR pèr UNITED KINGDOM !! Arben Ahmetaj GJAKPIRÈS , KRYE HAJDUT , KRYE BANDIT , KRYE KUSAR , KRYE KRIMINEL DOBIÇ ferrash: 01/08/2023 17:50

    100 % dakord me shkrimin tuaj ZOTÉRI i NDERUAR

    Përgjigju
  • Pa vlere: 01/08/2023 17:39

    SHUME E DREJTE! AMIN ! ????????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?