Kryebashkiakë, ish ministra, drejtorë të paprekshëm dhe koka të krimit të organizuar kanë përfunduar prapa hekurave vitin e dytë dhe të tretë të veprimit të SPAK-u. Ndonëse kritikat dhe pritshmëritë e publikut janë të mëdha, ky bilanc i deritanishëm i SPAK duket se ka mjaftuar për të trembur krerët e politikës shqiptare, të cilët shpërfillën plotësisht një propozim për forcimin e mëtejshëm të SPAK-ut. Bëhet fjalë për propozimin e kreut të SPAK-ut, Arben Kraja, i cili në korrik të vitit 2021, iu drejtua Kuvendi të Shqipërisë me një shkresë, duke kërkuar mandat të pakufizuar për prokurorët e SPAK-ut.
Në shkresën e Arben Krajës thuhet se kufizimi i mandatit për prokurorët e SPAK në 9 vite pa të drejtë përsëritje, i bën ata të cenueshëm si dhe demotivon në punën e tyre. Sipas tij, vitin e fundit të mandatit, prokurorët nisin të mendojnë se ku do të punësohen, duke shënuar rënie të performancë në punë. Sipas Krajës, kufizimi i mandatit për prokurorët e SPAK cenon vazhdimësinë për luftimin e krimit dhe korrupsionit, do të krijojë vështirësi për zëvendësimin e tyre etj.
Mandati 9-vjeçar i prokurorëve të SPAK parashikohet në Kushtetutën e ndryshuar në 22 korrik të vitit 2021 si dhe ligjin nr. 95/2016 për Prokurorinë e Posaçme. Që të hiqet kufizimi i mandatit duhej ndryshuar Kushtetuta dhe ligji nr. 95/2016. Mundësia për reflektimin e propozimit të kreut të SPAK-ut ishte ndryshimi i Kushtetutës në 10 shkurt 2022 nga Kuvendi, për zgjatjen e mandatit të të organeve të Vetingut zgjatet deri në 31 dhjetor 2024.
Pas angazhimit të përfaqësuesve të SHBA-BE në Tiranë pro zgjatjes së mandatit të anëtarëve tre shkallës së parë të Vetingut dhe dy komisionerëve publikë, maxhoranca dhe opozita zyrtare bashkuan votat duke ndryshuar Kushtetutën. Por, propozimi për heqjen e kufizimit të mandatit të prokurorëve të SPAK, jo vetëm që nuk u pranua, por as që u diskutua në organet e Kuvendit të Shqipërisë. Si opozita, ashtu edhe maxhoranca, nuk ka shfaqur interes për të diktuar mbi propozimin e kreut të SPAK-ut.
Ik o komunist ordiner, familje spijunash e komunistash we te njef tane shkodra. Mjere drejtesia me kta ordinera.
Përgjigju