Rithemelimi duke krijuar kaos në Kuvend

Spartak Ngjela: A mund të gjejmë një lidhje midis dy fakteve, të ndodhur njëri pas tjetrit këto ditë në Shqipëri?

3 Nëntor 2023, 23:06| Përditesimi: 3 Nëntor 2023, 23:15

  • Share

A mund të gjejmë një lidhje midis dy fakteve, të ndodhur njëri pas tjetrit këto ditë në Shqipëri?

Fakti i parë është lajmi se 10 prokurorë të SPAK janë për vizitë në Shtetet e Bashkuara, të ftuar nga FBI.

Fakti i dytë është rrëmuja makabër që përkrahësit e Saliut bënë para dy ditësh në Kuvendin e Shqipërisë, me përmbysjen e karrigeve në sallë. Është në fakt, primitivizmi i vjetër politik i tyre që, duke mos prodhuar politikë të re, me akte të tilla, vjen e krijon neveri të brendshme në të gjithë shoqërinë.

E pra, a ka një lidhje logjike mes këtyre dy fakteve?

I.

Sigurisht që ka një lidhje: është lufta antikorrupsion në Tiranë dhe nënkuptimi real se, të dhjetë prokurorët e SPAK, janë thirrur në Uashington për forcimin e luftës antikorrupsion në Shqipëri.

Po të korruptuarit më të trembur ku janë? Sigurisht që janë në Parlament dhe nëpër rrethet e krimit të organizuar në Shqipëri.

Këtu vjen e bëhet lidhja e kësaj kohe politike: frika e të korruptuarëve që iu drejtua shkatërrimit të sallës së Kuvendit të Shqipërisë; është relacion i drejtpërdrejt i shqetësimit psikik që i ka tembur, dhe që i ka shtyrë në akt drejt shkatërrimit ambiental.

Në fakt ky është një gjest që tregon humbjen e perspektivës së një lëvizjeje politike, sepse autori e ka kuptuar që nuk e pranon shoqëria.

Nivel i ulët ky, sepse ajo nuk është shenjë force, por shenja e një shqetësimi të brendshëm që e krijon humbja. Dhe humbja e tyre dihet se tani është në dorë të procedurave penale të SPAK.

E pra, është padia penale që ka filluar kundër Saliut dhe burrit të vajzës së tij, që, brenda frikës, i hodhi në një revoltë jashtë arsyes politike. Dhe dihet tani se padia kundër Saliut është për korrupsion.

Por, a nuk është korrupsioni edhe motivi që ka shprehur ndaj tij Departamenti i Shtetit në Uashington, kur e nxori atë nongrata?

Domethënë që ky është thelbi i kësaj çështjeje: nongrata në Amerikë dhe padi penale kundër tij në SPAK.

II.

Por, për faktin se këto janë shenja frike që shpesh vijnë e ta humbasin ekuilibrin politik, çfarë po ndodh realisht me të korruptuarit në politikën aktuale në Shqipëri?

Në fakt, tabloja reale është kjo:

SPAK drejtohet nga FBI.

FBI thërret prokurorët në Uashington.

Uashingtoni ka thënë se do ta luftojë me dorë të hekurt korrupsionin në Tiranë.

Atëherë, kjo na jep të kuptuar se SPAK duhet të jetë në prag të goditjes së madhe antikorrupsion.

E pra, shqiptarët këtë po presin me pyetjen e tyre: Kur do të fillojë kjo goditje?

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • abc: 04/11/2023 02:58

    aman o ngjela se nuk po durohet me,,,keta krimiinele nuk duam ti shohim ne ekrane por ne burgje..

    Përgjigju
    • Asd: 04/11/2023 22:50

      33 vjet nuk durohen me.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?