Sali Berisha

Spartak Ngjela: Deliri skizofrenik që po e degdis Berishën në çmenduri

15 Janar, 12:47| Përditesimi: 15 Janar, 12:50

  • Share

Kur ndjek fjalimet e Saliut të izoluar nën akuzë në shtëpinë e tij të kthyer në burg, vjen e të kujtohet Ministria e të Vërtetës nga romani i famshëm i Oruellit me titull - Viti 1984.

Komedi e madhe. Edhe Saliu tani shtëpinë e tij po e konsideron si Ministrinë e së Vërtetës në Partinë Demokratike. Por ama Oruelli, tek libri i tij, një individ ish të pushtetshëm si në gjendjen e Saliut, me sarkazëm të lartë artistike e quan JOPERSON.

I.

E pra Saliu tani është një joperson, por nuk e kupton dot, sepse frika e arrestit e ka degdisur në delirin se ai po drejton revolucionin për përmbysjen e Edi Ramës.

Në fakt, është frika e akuzës, si konflikt i brendshëm i tij, që i ka nxitur delirin e udhëheqësit të revolucionit kundër Ramës. Por, edhe këtu, kuptohet që Saliu është ende me frikë; sepse ai e di që të gjithë goditjen në fillim ia ka dhënë politika amerikane për "korrupsion madhor", me të gjithë familjen.

E pra, është frika ndaj Amerikës ajo që e drejton tek Rama, në një kohë që Rama e vajton eliminimin e Saliut, sepse pas arrestimit të tij, Rama nuk ka jetë më shumë se tre apo katër muaj si kryeministër i Shqipërisë.

Por...

Saliu në delir mendon se shqiptarët tani janë nën depresionin e fatkeqësisë së tij, dhe kjo e shtyn të mendojë që shqiptarët janë drejt revolucionit në mbrojtje të tij, dhe, prandaj kjo është arsyeja që rrugën e burgut të tij Saliu e quajti: Ruga e Lirisë.

Por ky Saliu, nuk e pa se në tubimin e tij për revolucion i kishin ardhur rreth 70 persona! Dhe nën këtë delir ai thërret: "Jam Sali Berisha unë, o budallenj!!" E pra, një fakt mjeran ky që tregon se deliri po e degdis në çmenduri. Pse, a nuk e mbani mend Don Kishotin kur kopenë e dhënve ai e pa si një ushtri gjigande?!

II.

Pikërisht ...

Kjo gjendje ka tepër gjasë ta degradojë edhe më tepër Saliun, sepse ka mundësi që ai ta kuptojë më në fund se në Shqipëri është i papranueshëm. Por që ta kuptojë këtë duhet të vijë në normalitet mendor, gjë që nuk mund të ndodhë, sepse deliri i tij i madhështisë gjithmonë ka pasur doza skizofrenike, por izolimi dhe goditja penale me burg mund ta çojë në aluçinacione të rrezikshme për shëndetin e tij.

Gjithë mënyra se si Berisha ka vepruar për t'iu drejtuar opinionit publik nga shtëpia e tij e kthyer në burg, është një degradim, sepse ai tani mendon që fatkeqësia e tij është edhe një fatkeqësi kombëtare, dhe kjo e lehtëson, sepse i jep amplifikim delirit të tij të madhështisë.

Por, a do të kalojë si psikikë Sali Berisha nga deliri i madhështisë në delirin e persekucionit?

Kjo ka tepër gjasë që t'i ndodhë, sepse rastet e tilla nuk janë të pakta.

Saliu shpesh tani po thotë: "Unë jam Sali Berisha, or budallenj, jam Sali Berisha unë" ; dhe ky është një togfjalësh që tregon shumë për degradimin e tij mendor.

Por, a do të ndërhyjë ndihma mjekësore te ky individ për trajtimin e këtij karakteri skizofrenik që Saliu shpreh?

Kjo mbetet për t'u parë.

Megjithatë, shqiptarët duhet të kujtohen se para Saliut janë drejtuar edhe nga tre kryeministra të tjerë me simptomat e një skizofreni: Sulejman Delvina, Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha. E kuptoni tani që gjendja jonë aktuale është rrjedhojë e sëmundjes nervore që kanë pasur kryeministrat tanë: Delvina, Zogu, Enver Hoxha dhe Sali Berisha?!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 17/01/2024 09:49

    fiks! Analize super !

    Përgjigju
  • Shkaperdhat Nongrata: 15/01/2024 15:15

    Zoti Ngjela, mbete "politolog" i cunguar. Shtetar si Ahmet Zogu nuk i vjen Shqiperise edhe per disa dekada.

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 15/01/2024 15:06

    O Qwert shko e vizitohu se sqeke mir nga trut o i mjer o adashi Saliut pler. Saliu ka shku për lesh o Qwerti përshesh.

    Përgjigju
  • DELIRANT REXHEP KASAP BULE LEKA [ KEPI ]: 15/01/2024 15:01

    O Soartak Ngjela dhe ti nuk je më pak delirant se Saliu. Se dikur ti ke qen ministër i saliut o Spartak ditziu. Po kur Sali rëmpalla të përzuri ti si Don Kishoti nxore shpatën e fillove luftën me mullinjt e erës o Spartaku verës.

    Përgjigju
  • Qwert: 15/01/2024 13:15

    Trim mbi trimat sala ..i mori me dacka policat qe rrinin tek dera iken policat si te dhjer..sala mori 300 miljon amerikan perpara jo keta langot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?