Sali Berisha dallon që ka probleme psikike të pariparueshme, të cilat e kanë çuar drejt tendencës për shkatërrim, që të marrë forcë.
Një i tillë ka qenë edhe Enver Hoxha.
l.
Janë dy delire bashkëshoqërues që spikatin në psikikën e Sali Berishës. Është:
Deliri i persekutimit ose i përndjekjes dhe:
Deliri i madhështisë.
Këta delire japin çrregullime të rënda psikike që njihen mirë nga psikiatria moderne dhe që, si rregull, lidhen me sëmundjen psikike që quhet skizofreni.
Të dy këta delire badhkëshoqërues kanë influencë morboze të madhe tek individi, të cilin e kanë prekur në psikikën e tij.
Pikërisht këtu e ka burimin inkoseguenca mendore që paraqet Saliu kur i cenohet ose i kërcënohet kariera politike, nga një forcë madhore si Amerika..
Kjo është arsyeja, që, kur Saliun e kërcënon forca amerikane, ai trembet, se e torturon menjëherë në psikikë mania e persekutimit, dhe, për ta shtyrë këtë mani, në çast i hyn në veprim deliri i madhështisë, i cili e nxit të thotë:
"Mua më ndjekin se jam njeri i madh", dhe kjo forcë false që e pushton, menjëherë, e çon atë në fyerje dhe sharje ndaj atyre që fillimisht e kanë trembur, a thua se ky është një sundues absolut i botës.
ll.
Çfarë i ndodh Saliut në psikikën e tij kur atë e kërcënon Amerika?
Kur Saliun e kërcënon me fakte politika e lartë në Uashington, sapo e dëgjon , Saliu trembet shumë. Por, frika, si mani persekutimi që ai e ka, për faktin se i ka të dy deliret badhkëshoqërues, mejëherë frika bashkëshoqërohet me delirin e madhështisë. Dhe ky delir, hyn shpejt në veprimin e tij mendor.
Deliri i madhështisë, i rindezur, menjëherë pas frikës që i ka ndërkallur mania e persekucionit, i krijon individit në psikikë idenë e madhështisë. Kjo madhështi e vetëndier realisht si e vërtetë, vjen dhe ia zbut Saliut frikën, dhe, aty për aty, e detyron të shprehë faktin që ai është njeri i madh.
Madje, në këto kohët e fundit, disa herë rresht, deliri i madhështisë e ka shtyrë Saliun të thotë:
"Jam Sali Berisha unë, o budallenj, jam Sali Berisha"!
Ky është delir madhështie sui generis, do thoshin psikiatrit.
E keni dëgjuar sa herë e ka thënë Saliu këtë? A mund ta thotë një njeri normal këtë?
Ja, kjo është madhështia e tij në delir, që ia zbut frikën dhe e shtyn ta ekspozojë madhështinë me një theks fëminor: Jam Sali Betisha unë, o budallenj, jam Sali Berisha unë!
Sigurisht këto kapërcime që shkojnë nga mania e persekutimit ose e përndjekjes, te deliri i madhështisë janë simptoma klasike të skizofrenisë.
Ky është, në fakt, presidenti dhe ish kryeministri i Shqipërisë nga viti 1992-1997 dhe nga viti 2005 e deri në vitin 2013.
lll.
I njëjtë me Saliun, nga të dy këta delire, të persekutimit dhe të madheshtisë, në badhkëshoqërim, ka qenë i sëmurë edhe Enver Hoxha, se edhe ky ishte një skizofren klasik.
Por Hoxha nuk e shfaqte skizofreninë e tij kaq hapur dhe si fëmijë, siç bën Sali Berisha, sepse Hoxha kishte forcën absolute, dhe, frikën e tij të persekutimit e zbuste me goditjen makabër që ai iu bënte "grupeve armiqësore", duke i dënuar me vdekje, të gjithë ata që ai i shihte si konkurrentë në politikë. Kurse, madhështinë e tij si delir, Enverit ia ushtronte shtypi dhe propaganda e tmerrshme që ushtohej çdo ditë në veshët dhe në mendjet e shqiptarëve. Kurse Hoxha kënaqej kur i dëgjonte dhe shante presidentët amerikanë, për t'i treguar forcë edhe vetes, edhe lakenjve të tij që i shërbenin.
A e kuptoni tani, që, si shoqëri, përse ne kemi mbetur në këtë gjende të mjerë?
O Spartak Ngjela. Saliu, èshtè profili dhe formati i shqiptarève qè jetojnè nè Shqipèri. Situata èshtè e tillè qè shqiptarèt nuk posedojnè as mè tè voglin sens pèr SHTETIN. Ata, e shohin shtetin si njè magazinè qè duhet vjedhur dhe mè pas djegur. Nuk èshtè nevoja qè njè njeri si ju tè bèjè psikologun. Ju nuk jeni njè i tillè. Rrugèzgjidhje nga rrumpalla, ofron LIGJI, GJYKATA, VENDIMET E SAJ, MARRJA E PLAÇKÈS SÈ VJEDHUR. Psikopati, pèr mendimin tim, nuk hyn kètu fare. Kètu hyn vetèm KEQBÈRÈSI dhe i KORRUPTUARI i sotèm, qè bèn palloin e kopshtit zoologjik nèn ndikimin e substanxave "magjike", ndèrsa populli nuk siguron dot as bukèn e gojès. Shqipèria, egziston sot nè hartèn gjeografike, vetèm se u nevojitet amerikanève. Kjo èshtè e vèrteta. Tè ishte pèr babin e Gèrdecit, burrin e Mona Çizmes apo shokun e Tom Doshit,,,,kish shkuar pèr meze tek idhtarèt e Janullès. Shqiptari, èshtè nga natyra e tij njè DELENXHI, SHÈRBÈTOR I SÈ KEQES. Vetèm FORCA E LIGJIT, e bèn atè tè stepet dhe tè sillet pèrgjegjshèm. Hasmi i shqiptarève, nuk èshtè i huaji por vetvetja.
PërgjigjuAi psikopat esht po nje pjese e shqiptarve jan vk, pjeserisht psikopeter, qe vazhdojn te mbeshtesin keta qe ka djegur vendin disa here dhe tani shba e demaskoi perfundimisht
Përgjigju