Edi Rama

Spartak Ngjela: Edi Rama foli në Athinë, si kryeministri i një vendi të madh

13 Maj, 09:54| Përditesimi: 13 Maj, 09:57

  • Share

Edi Rama në Athinë, foli si kryeministri i një vendi të madh.

Ai mbajti një fjalim, i cili, po të vijojë po kështu, do të hapë një epokë të re në historinë e pritshme të Shqipërisë së Bashkuar.

I

Rama, me një gjuhë të zgjedhur politike, u tregua sfidant ndaj Greqisë, në ecurinë historike antishqiptare të saj; por, pa i shkelur faktet historike në funksion të së vërtetës.

Rama tregoi më në fund sot se ai kërkon të mbetet në histori si Ismail Qemali.

Rama hapur ceku me takt politik në retorikën e tij se e kaluara kundër Shqipërisë dhe, kriminalisht e drejtuar kundër shqiptarëve, nuk mund të përsëritet më.

Kishte përpara në miting mijëra shqiptarë që e brohoritën në të gjithë analizën e tij historike për ngritjen e sotme të shqiptarisë, e cila ka qenë e luftuar deri në krime nga Greqia, në 120 vite rresht.

Nën këtë përmbajtje politike, Rama shfaqi në Athinë një fjalim me përmbajtje të thellë të brendshme, përmbajtje kjo e cila sigurisht se do të kapet me tension nervor nga media mediokër e nacionalizmit agresiv të falimentuar të rretheve reaksionare greke.

II

Ajo që të binte në sy, ishte fakti që Rama fliste sikur të ishte kryeministër i një superfuqie, a thua se ishte në kohën e Ilirisë së madhe. Por, kupohet sak, sepse, brenda motivit të tij shprehës, mes rreshtave, atij i ndihej qartë forca e Uashingtonit që po jep përkrahje në mbrojtjen e Arbërisë moderne Shqipëri-Kosovë.

Kjo aleancë, nga toni i zërit, i kuptohej qartë kryeministrit shqiptar se ai ndihej i çliruar nga çdo lloj shqetësimi, ngaqë ishte i qetë, se po fliste i sigurt për të vërtetën historike të Shqipërisë në Athinë, në kryeqytetin e pushtuest historik të Çamërisë.

Brenda fjalës së tij, Rama kishte ngarkesa entuziaste për historinë e shqiptarëve, dhe kuptohej se i kishte shfrytëzuar të gjitha burimet historike, që nga lashtësia e deri tek Ismail Qemali.

Unë për vete, pashë, për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, një kryeministër të Shqipërisë, më në fund, që i foli popullit të vet hapur për të vërtetën historike kriminale antishqiptare, pikërisht në kryeqytetin e pushtuesit të egër të Çamërisë.

Dhe kjo nuk mund të quhet se është pak, dhe është gjithashtu aspak e kursyer për historinë që pritet të vijojë në rikrijimin tërësor të Arbërisë së dhunuar në shekuj.

III

Por, historia e një populli trim e me histori heroike, si shqiptaria shekullore kastriotiane, nuk mund të fshihet dot si histori botërore.

Prandaj, pikërisht për këtë...

Gjithkush sot duhet ta dijë se fshehja e historisë së madhështisë të shqiptarëve, në rreshtimin e shenjtë historik ku ka ecur shqiptaria: Iliri-Arbëri-Shqipëri- Dardani, ka qenë ligësi historike me karakter pushtues sllavo - grek antishqiptar.

Por koha tani është e shqiptarëve.

Po kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do ta shfrytëzojë dot qartësisht e me intelekt të lartë politik këtë situatë të re, së cilës ai i parapriu sot? Fjalimi në Athinë, tregoi se ai do ta shfryrësojë deri në fund këtë rast historik.

Të shohim në vijim...

Sepse Rama në fjalimin e tij, që ai mbajti në Athinë para mijëra shqiptarëve, e shpërbëri hapur e me takt politik ligësinë historike antishqiptare të Greqisë.

Duke u nisur nga përmbajtja e këtij fjalimi, kuptohet ndërkaq se ky fjalim, i përpunuar historikisht drejt, do të pritet si risi në kuptimin historik të këtij shekulli, në lidhje me Shqipërinë dhe Kosovën.

Prandaj...

Fakti që Rama u tregua aq i fuqishëm politikisht në Athinë, në mbrojtje të shqiptarisë, kuptohet se do të kemi ngjarje të mëdha ndërkombëtare në vijimin e karakterit kombëtar shqiptar në Gadishullin Ilirik.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 13/05/2024 13:41

    I mbyllur në stadium me shqiptarët e tjerë. Lideri i një vendi të madh del në shesh.

    Përgjigju
    • Axhim: 16/05/2024 19:08

      Sheshi nuk e tregon vetvetiu të vërtetën . Ishte ne Greqi jo në Shqipëri .

    • Niku: 13/05/2024 17:40

      Nuk e lane te dilte ne shesh, lideret e vegjel te nje vendi te vogel. Te dilte Rama ne shesh, ja kalonte edhe Micos edhe Kaselaqit, edhe Cipres te marre se bashku.

  • Ethem Lalaj: 13/05/2024 11:14

    OK,AVOKAT S.NGJELA: -Takimi ER në Athinë & problemet që ka Greqia me Shqipërinë në 200 vite ju than 90 % MIÇOS SË VOGËL E MIÇOVE TË TJERË QË NGA NAPOLON ZERVA QË U NXORI NËNAVE ÇAME FOSHNJET NGA BARKU ME BAJANETË.Kjo u argumentua me LIGJIN E LUFTËS NË FUQI.! -E.RAMA U DOLI BORXHIT GREKVE SI ASNJË KM TJETËR NË 34 VITE NË SHQIPËRI. -Tashmë Shqipëtarët në Athinë e kudo.. do të jenë KRENAR DHE TË MBROJTUR NGA SHTETI AMË..! DHE KËTË E BËRI VETËM E.RAMA SHTETARI ALBANEZ NR.1 NË 34 VITE.! -Opozita e bër COPASH le të shpifi sa të doi.Mandati 4 është për PS ME ER KM.FLM

    Përgjigju
  • Bravo: 13/05/2024 10:25

    Respekt Avokat!..je shumi i saktë e shumë patriot,nga të paktët intelektuale par ekselence!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?