Fredi Beleri

Spartak Ngjela: Fitore e madhe për Shqipërinë

21 Gusht 2023, 15:30| Përditesimi: 21 Gusht 2023, 15:33

  • Share

Fitore e madhe për Shqipërinë.

Sot Gjykata e Posaçme në Tiranë, e la në burg Fredi Belerin.

Fitore e madhe e drejtësisë kundër anti-shqiptarisë.

Por, ky është edhe një sukses i çështjes kombëtare shqiptare, sepse anti-sjqiorarizmi kërkonte që me agjentë të blerë të merrte bashkinë e Himarës.

Ata çirren me ligësi antishqiptare, kurse shqiptarët qeshin me naivitetin e tyre mesjetar.

Ata kanë 200 vjet që duan ta bëjnë këtë, por tani Shqipëria u tha: rrini në punën tuaj se këtu vendi ka  zot. Keni bërë krime kundër shqiptarëve, por tani ka ardhur koha e Shqipërisë.

Dje Çamëria festoi në mënyrë madhështore festën e saj. Optimizëm, pas 78 vjetësh të dëbimit të tyre nga trojet etnike mijëravjeçare.

Por, po vjen një kohë tjetër.

Çamëria është Shqipëri.

Ta dinë mirë ata injorantë mesjetarë në Athinë që qajnë për një injorant, spiun dhe i dënuar për një krim nga Gjykata e Posaçme në Tiranë. Një farë Beleri, Beleri ky që manipuloi votat që Greqia të merrte qendrën e Labërisë - Himarën.

Kurrë nuk do të mund ta marrë.

Dhe po bëhen qesharakë me tendencën e tyre të një gënjeshtre historike.

Dhe mos harroni që Beleri ishte kandidat i koalicionit  Berisha-Meta, për Himarën.

Ja ky është Sali Berisha.

Por, SPAK është ndërtuar ndërkombëtarisht për të shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni dhe antishqiptarët që i kanë marrë frymën deri tani.

Qëndrimi i sotëm i SPAK dhe klithmat e Saliut kundër tij, treguan se SPAK është mburojë shqiptare kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe ligësisë të fqinjëve tanë që kanë grabitur territoret e Shqipërisë.

Na ngrohu të gjithëve SPAK-u sot, por duhet të lëvizë edhe më shpejt.

Por tani shqiptarët janë dy shtete në Gadishullin Ilirik, dhe drejt autonomisë të 1.2 milionë shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

Asgjë nuk i bëjnë më dot Shqipërisë veglat e Beogradit dhe Athinës në Shqipëri.

Asgjë.

Dhe koha ecën edhe drejt fitoreve të reja të Shqipërisë dhe shqiptarizmit.

Kjo është e sigurt...

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxx: 21/08/2023 19:45

    SPAK - u po e tregon vehten.Sigurisht qe pak ngadale.Vendimi ndaj Belerit tregon vendosmerine dhe konseguencen kunder krimit.Beleri eshte nje axhent grek,me nje civi te madhe kriminale.Nderhyrja greke eshte qesharake.Asnje leshim,denim maksimal,por drejt.

    Përgjigju
  • Askushi: 21/08/2023 18:02

    Ka ardhur koha ti lajme hesapet me sali dhe Metaj lapagjozet dhe veglat e tyre.dhe shqiperise do i shtohen dhe sa tradhetar.

    Përgjigju
  • Populli: 21/08/2023 16:01

    Vdekje tradhetareve dhe mos i henkshin leket qe moret per me shkaterru kete vend…

    Përgjigju
    • Italia si moter: 21/08/2023 18:01

      Populli duhet te ngrihet dhe ti tregoj vendin salikes dhe lulushit ,spakut dhe oturakut .nje proverbe e bukur e kohes se Enverit :Enveri thoshte :une e di qe kush e ka gishtin ne mjalt do ta lepije por ,mos hani si ariu por si miu .per ju analisyqener ju nuk denoni kasen qe shkateroi shqiperine por i shkoni nga mbrapa si idioter qe jeni .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?