Që nga viti 1926 e deri sa u zgjodh Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të gjitha shërbimet sovjetike në fillim dhe ato ruse më pas, e deri më sot, kishin bërë çmos që të kapnin një president amerikan e ta vinin në shërbimin e tyre.
Ia arritën me në fund qëllimit, pas 90 vjetësh, me Trump-in, por nuk patën mundësi të arrinin aty ku kishin dëshirë të qenë.
Në procesin penal që po ngrihet kundër Trump-it në Amerikë, i gjithë Perëndimi do të çlirohet, se do të shohë gjëmen që e priste. Kurrë nuk kishte ndodhur në politikën amerikane një devijim i tillë antiamerikan, nga një president.
Në fillim Trump sulmoi Gjermaninë, se ajo ka qenë dhe është pika më e dobët e Rusisë; dhe i uli marrëdhëniet amerikano-gjermane deri në një nivel shumë të ulët.
Por kancelaria Merkrel ishte e para që kapi dhe e diskteditoi Trump-in botërisht. Ajo grua e lartë, me kurajën e një mendjeje brilante, ia tha të gjitha. Po ku pyesin spiunët nga fjalët!
Merkel as që e pyeti fare Trump-in dhe nuk e lejoi ndërhyrjen antigjermane të tij.
Ka qenë një habi për të gjitha vlerat e mëdha të mendjes njerëzore në Perëndim se si arriti Amerika të zgjidhte president një të shitur dhe pa asnjë vlerë intelektuale si Donald Trump.
Por pastaj të gjithë e kuptuan se edhe president ai ishte zgjedhur me ndërhyrjen disavjeçare të shërbimeve ruse. Dhe kjo sigurisht që do të mbetet si një njollë ne historinë politike të Amerikës.
Gjithsesi, nga dokumentet që ka marrë FBI në banesën e Trump-it, do të dalin shumë gjëra.
Sigurisht, këto do t'i mbeten historisë, por opinioni publik botëror do ta kuptojë edhe më qartë rrezikun që i ka qenë kanosur Perëndimit, në favor të Rusisë.
Madje e turpshme do të mbetet dhe për shumë kohë në memorjen historike sjellja prej lakeu e Trump-it përballë Putinit, në takimin me të.
Epo te vjen ti çash te shtata hyrje daljet e fytyres dhe edhe ato dyja poshte qe bejne NENTE, kur ky ngjalaNgjela ben zedhenesin e departamentit te USA.......
Përgjigju