Sheshi 'Skëndërbej'

Spartak Ngjela: Për ata që thonë 'nuk jetohet në Shqipëri'

16 Gusht 2023, 10:56| Përditesimi: 16 Gusht 2023, 11:01

  • Share

I.

Sot shqiptari e ka lirinë për të jetuar ku të dojë nëpër botë. Në Shqipëri e kanë mendjen shumica e emigrantëve shqiptarë. Por, edhe neve këtu, gjatë dy dekadave të fundit, ata po na japin shumë. Emigracioni shqiptar në vitin që kaloi ka dërguar në Shqipëri rreth 3 miliardë euro.

Historia do ta konsiderojë një akt mbijetese për shqiptarët emigrimin e tyre masiv në Perëndim. Dhe koha do t'ua shërbejë: se do të fillojë investimi masiv në Shqipëri, dhe ata, me kursimet e tyre, do të investojnë në atdheun e tyre, që nuk e ndajnë nga mendja për cdo orë të ditës.

Ne shqiptarët, dolëm të varfër maksimalisht nga diktatura, dhe ata ishin të parët që rrëmbyen vaporët dhe shkuan për punë në Perëndim.

Koha ashtu e kërkonte, se gjendja e vështirë në Shqipëri  vijoi, dhe emigracioni u rrit, se ajo ishte e vetmja rrugë. Dhe, ata shpëtuan shqiptarët e Shqipërisë nga depresioni i urisë, se me paratë e tyre, dërguar familjeve, gjallëruan tregun në Shqipëri.

Kjo është e vërteta.

Po tani?

Tani gjendja në Shqipëri është normale, por qeveria aktuale, a do ta kuptojë dot që rroga në Shqipëri duhet të jetë sot jo nën 800 euro?

Bujqësia u zhvillua dhe po zhvillohet nga paratë që kanë investuar emigrantët e lavdishëm shqiptarë, që shpëtuan Shqipërinë, dhe tani duhet mendim i lartë jurudiko - ekonomik që të fillojë në Shqipëri kooperimi i kapitalit privat dhe shtetëror për krijimin e prodhimit industrial.

Kjo është kërkesë e kohës: por a e ka sot Shqipëria një qeveri me vizion modern për ekonominë shqiptare? Kjo duhet pritur. Por koha e prodhimit industrial, koha e industrisë ushqimore dhe e zhvillimit modern minerar, ka, ardhur.

E pra...

II.

Të shohim se çfarë do të sjellë shtatori që po vjen, për risinë që folëm më lart, dhe, të shohim: sa do të jetë ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për krijimin e prodhimit industrial në Shqipëri, por edhe ngritjen e mëtejshme të nivelit të arsimit teknik dhe Universitetit Politeknin në Tiranë.

Koha e kërkon. Qeveria aktuale duhet ta studiojë me përparësi çështjen e prodhimit industrial në Shqipëri.

Shqiptarët po presin zhvillimin e Shqipërisë, kudo ku ata janë...

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 16/08/2023 14:27

    O Taku ku jeton nuk eshte e lehte as te emigrosh te sjellesh ato 3 mld euro as te investosh ketu nuk pati qasje tjeter ne investime nje ndryshim rrenjesor jo tek individi qe kerkon vetem llastime fiskale, por tek bashkepunimi rajonal per te krijuar produktin industrial ne vecanti me fqinjet nga te kater anet mga deti dhe toka sepse nuk jetoher vetem me guida turistike apo me bujqesi, qe thua ti duhen nxitur pikat e grumbullimit joint venture te produkteve bujqesore cilesore edhe me kambialet tregtare warehouse receipt te tregtueshme dhe jo te lidhura me prodhimin dhe kreditimin e ekonomise se fshatit - po lexoja ne nje artikull te tema

    Përgjigju
  • Jola: 16/08/2023 13:36

    Nuk I shtoj as presjen ketij shkrimi. Mendoj qe nje popull ka standard jetese atehere kur pensionisti blen me pensionin e tij buken ilacet paguan korentin ujin e gjishka tjeter pa ia shtrire doren askujt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?