Spartak Ngjela: Presioni ushtarak për pushtimin e Ukrainës nga Rusia, a po rrezikohet edhe Kosova nga Serbia?

25 Janar 2022, 10:50| Përditesimi: 25 Janar 2022, 10:54

  • Share

Rusia, në kufirin e Ukrainës, ka vendosur 100 mijë trupa ushtarake. Dhe ndërkohë, nga analizat për luftën e mundshme, po mendohet se, Rusia kërkon që, me këtë akt, të krijojë tension, njëherësh, në Ukrainë dhe në Ballkanin Perëndimor. Aq sa, analistët pro Rusisë, po arsyetojnë se, në kohën që Rusia do të mësyjë Ukrainën; Serbia do të sulmojë Kosovën. Kurse politika amerikane nuk përgjigjet, sepse Kosova është nën mbrojtjen absolute të Shteteve të Bashkuara.

l.Një herë, duhet të analizojmë, së pari, faktin se çfarë mund të ndodhë me Ukrainën dhe, a ka forcë Rusia të pushtojë një vend të pavarur si Ukraina?

Rusia nuk ka forcë që të pushtojë Ukrainën: e para; sepse Rusia është vetë në një gjendje të rëndë ekonomike; së dyti, na duhet të theksojmë se, në funksion të ndihmës amerikane dhe të NATO-s në përgjithësi, lufta me Ukrainën, Rusisë do t’i kthente një Avganistan të dytë; dhe, së treti; nga shenjat që po jep politika amerikane dhe vetë NATO, po duket që Amerika e ka në interes këtë luftë, sepse disfata ruse në Ukrainë, sigurisht që do të bëhej shkak për rrëzimin e regjimit neostalinian të Putinit. Prandaj, a do të ketë një luftë midis Rusisë dhe Ukrainës?

ll.Presidenti rus Putin dihet se është një antiperëndimor, dhe, me ardhjen e tij në pushtet, në Rusi ka fituar politika për rikthimin në hegjemoninë e ish Bashkimit Sivjetik në territorin e ish republikave të tij.

Domethënë, në Rusi sot ka fituar regresi neostalinian. Por, luftën që pretendon, për ato që shprehëm më lart; Putini e ka thuajse të pamundur që ta shpallë.

lll.Në fakt; agresionin kundër Ukrainës, Putini e ka nisur që gjashtë vite më parë, kur ushtritë ruse pushtuan Krimenë, e cila ishte pjesë e territorit të Ukrainës. Por, Putini tani ndihet i trembur, sepse Ukraina është gati për t’u anëtarësuar në NATO.

Prandaj; duke parë me fakt që Rusia nuk ka forcë për një luftë të gjatë në Evropë, konkludojmë se ka më shumë mundësi që, në këtë rast kërcënimi për luftë, Putini është në politikë. Domethënë, ai kërkon të trembë me luftë Kievin politik, që Ukraina të tërhiqet nga kërkesa e saj për anëtarësim në NATO.

Por Kievi politik nuk po trembet. Dhe ndërkohë Ukraina po armatoset me armë supermoderne të goditjes; e po tregohet se është e gatshëme për luftë. Në fakt, pikërisht në këtë rast, po duket më qartë që politikës amerikane po i intereson një konflikt i Ukrainës me Rusinë.

Asaj i nevojitet si politikë dështimi i Putinit, madje, ajo e sheh si dështim edhe tërheqjen e tij nga rruga e aventurës. Kjo sepse, në këtë rast, forca e ushtruar prej Ukrainës kundër Rusisë, në një luftë të hapur kundër saj nga vetë Rusia, Ukraina mund ta rimarrë Krimenë.

Prandaj, pikërisht për këtë, ngarkesa psikologjike ku ka hyrë Putini, e krijuar nga frika e tij për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, mund ta rrëzojë atë plotësisht.

Po Putini e di këtë?

Sigurisht që e di; sepse e ka të qartë që Rusia nuk ka forcë për një luftë të tillë. Prandaj, përballë palëkundjes dhe forcës që po tregon lidërshipi properëndimor në Kiev, Putini është i detyruar që të gjejë një shkak për tërheqje.

lV.Po Erdogani, që u shpreh sot se do të ndërhynte personalisht për pajtimin e të dy vendeve, Ukrainën me Rusinë; pse doli kaq befas?

Ka mundësi që kjo të jetë gjetja e Putinit që të krijonte kështu “arsyen” e tij për një tërheqje pa turp nga kjo aventurë.Politika është forcë; vetëm i dobti kërcënon; i forti vepron. Kjo është aksiomë shekullore tani, dhe ne mendojmë se, kërcënimi i Putinit me 100 mijë trupa ushtarake në kufirin e Ukrainës, do të jetë dështimi i tij, dhe ky dështim do të ndikojë aktivisht në opozitën ruse, në mënyrë që kjo të krijojë një situatë të re progresive dhe perëndimore në Rusi, kundër neostalinizimit aktual të Putinit.

Komento

Komente

  • Tini: 25/01/2022 15:43

    Taku,asgje s'te del kot flet gam-gam. Po ik pis burr o plehre na hape barkun leshon vetem budalleqe nga goja. Ik s'te pjerdh me njeri! Je bere bajat. Avokati leshit,s'ke fituar nje gjyq. Ik kap ndonje çeshtje divorcesh. Se me keto te tjerat je komplet kopil.

    Përgjigju
  • I krishteri: 25/01/2022 12:59

    Je bere si fallxhore, si ata pensionistet qe lozin domino, o te qifte Erdogani mbrapsht. Ju mbeti Erdogani ne goje dhe te suma. Turqia o ish komunist qe te qiu fort raca jote, sa per ta ditur ti dhe gjithe gojoret qe e lidhin cdo gje me perkatesine fetare, eshte G20 dhe ka potencial qe nuk e imagjinoni dot. Po keshtu eshte kur behet politike globale ne Shqiperi nga ata qe i kane thyer kryqin te suma qe kur kane lindur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?