Receta

Spec me djathë dhe vezë nga zonja Vjollca

24 Maj 2021, 11:21| Përditesimi: 24 Maj 2021, 13:19

  • Share

Spec me djath dhe vezë

Përbërësit:

2 speca me ngjyrë

2 tufa kopër

100 gr djath që shkrin

5-6 bishta qepësh

100 gr djath që shkrin

4 kokrra vezë

kripë dhe piper

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Ndajmë specin në 2 gjysma I pastrojmë mirë nga bishti. I pastrojmë ato nga brenda nga fijet dhe farat. Presim koprën shumë hollë, po ashtu dhe boshtat e qepëve I grijmë shumë hollë, djathin e grijmë në rende nga ana më e trashë e rendes. Tek tasi me djath shtojmë koprën dhe I përziejmë sëbashjku. Lyejmë me pak vaj ulliri me ndihmën e një furçe lyejmë me vaj specat nga brenda I mbushim ato me djath dhe kopër. Shtojmë vezën e më pas nga 1 vezë dhe tek gjysmat e tjera spërkatim vezët me pak kripë dhe e vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 15 minuta.

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?