Speca me djathë dhe erëza në furrë nga zonja Albana

12 Nëntor, 10:57| Përditesimi: 12 Nëntor, 10:58

  • Share

Speca me djathë dhe erëza në furrë

Përbërësit:

  • 5 speca
  • 100 gr djathë të bardhë / gjizë
  • 2 feta buke
  • 5 domate qershi
  • 2 lgj vaj ulliri
  • Arra të grira
  • Susam i pjekur
  • Majdanoz, koper
  • Kripë, piper

Përgatitja:
Presim specat përgjysmë për së gjati dhe pastrojmë farat. Djathin e presim në kubikë të vegjël, e përziejmë me domate qershi të prera në kubikë, majdanoz, kopër, arra dhe fara susami të pjekura. Mbushim specat dhe i vendosim në furrë në 200 gradë Celsius për 30 minuta. 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?