Speca turli nga zonja Albana

22 Tetor, 11:49| Përditesimi: 22 Tetor, 11:50

  • Share

Speca turli

Përbërësit:

  • 4 speca në ngjyra të ndryshme
  • 2 qepë të mëdha
  • 5 domate të freskëta të grira
  • 3 patate mesatare
  • 3 thelpinj hudhër
  • 3 lgj vaj ulliri
  • Borzilok të freskët
  • Sallam sipas dëshirës
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Vendosim të gjitha zarzavatet (të prera në feta apo kubikë mesatare) në një tenxhere të madhe me kapak ku shtojmë vaj ulliri, hudhër, borzilok, kripë e piper. Vendosim kapakun dhe i lëmë në zjarr mesatar që të ziejnë. Zierja duhet të jetë mesatare për 15 minutat e para, më pas vijojmë me zierjen duke e zbuluar pak kapakun që të mpikset uji që lëshojnë specat. Patatet do të shpërbëhen pak duke marrë shijen e mirë të të gjitha zarzavateve. Sipas dëshirës turlisë mund t'i shtojmë dhe sallam apo suxhuk të prerë në fetëza. 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?