SPECIALE/ Drugdhendësi më i ri në Maliq, ruan traditën e familjes

16 Shtator 2023, 20:39| Përditesimi: 16 Shtator 2023, 20:43

  • Share

Në vend të duarve zgjedhin teknologjinë moderne, por asnjëherë të tilla punime nuk marrin të njëjtën vlerë me drurin që e gdhend ngadalë e shumë durim.

Gjergji Demika është drugdhendësi më i ri në moshë në zonën e Maliqit.

Ai ka zgjedhur të vazhdojë traditën familjare të drugdhendjes që nisi me gjyshin e vazhdoi me babanë e Gjergjit.

22-vjeçari tregon se udhëhiqet nga pasioni e për të çdo dru merr formën që ai e sheh me sytë e mendjes.

Punët e tij janë të ndryshme, nga punimet e vogla artistike e portretet e ndryshme e deri tek gdhendjet e ikonostaseve në kisha të ndryshme.

Nuk ka ndërmend të largohet nga Shqipëria e si i ri që është thotë se arrin të ndajë kohën midis punishtes, familjes dhe miqve.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?