Speciale/ Ish-polici që u diplomua për pikturë

4 Dhjetor 2023, 13:39| Përditesimi: 4 Dhjetor 2023, 14:19

  • Share

Kudret Durollari, sot njihet nga të gjithë kryesisht si piktor i peizazheve. Në një rrëfim të veçantë tregon se përse Pogradeci bën piktor edhe një amator.

Kudret Durollari ka mbaruar studimet në Liceun Artistik të Tiranës. Dy vite më pas hapi ekspozitën e tij personale në Pogradec. Në vitin 1985 mori pjesë në ekspozitën kombëtare që u hap në Galerinë Kombëtare Tiranë.

Ai është fitues çmimesh, kurator ekspozitash kombëtare e ndërkombëtare. Rrugëtimi i tij nuk është rastësisht i suksesshëm. Ai ka hapur ekspozita personale dhe është pjesëmarrës në shumë aktivitete artistike dhe ekspozita kolektive në Shqipëri. Punët e tij janë shpërndarë në koleksione private ne Evropë dhe ne kontinente te tjerë.

Në shtëpinë e piktorit të peizazheve romantike fle edhe një histori e veçantë.

Edhe pse i ndrisnin sytë për artin e ngjyrat, Kudret Durollari do ti nënshtrohej shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Madje familja e tij ia kishte programuar të ardhmen në shkollën e Skënderbegas-ve.

Ndryshe nga bashkëmoshatarët, Kudreti hyri në komandën më të përgatitur të kohës, në Repartin 326, që më vonë do të shndërrohen në RENEA-n.

Kjo forcë speciale policore u vendos të krijohej në fillim të vitit 1982 e cila do të përdorej për detyra specifike dhe kundër akteve terroriste.  "U rekurtuan" sportistët më të zgjedhur të klubit Dinamo, shumica nga ekipi i mundjes. Ishte i vetmi repart në Shqipëri ku shërbimi ushtarak zgjaste 3 vjet. Bërthama u krijua me më të mirët të cilëve ju bashkëngjitën sportistë të dalluar. Një prej tyre ishte edhe Kudreti.

Pas përfundimit të shërbimit të detyruar ushtarak, Kudreti udhëtoi drejt ëndrrës sit tij, shkollimit në Liceun Artistik të Tiranës.

Ndihmë e madhe për të ishte piktori pogradecar Skënder Lako me te cilin ndan kujtime shumë të veçanta.

I rrethuar nga fotografitë e së shkuarës, pikturat e së tashmes, Kudret Durollari të ardhmen e tij e sheh të fiksuar në firmën e tablove ku hedh ngjyrat me kujdes.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?