Speciale/ Llogaritari amerikan që bëhet vullnetar në Fushë-Krujë

16 Qershor 2023, 21:32| Përditesimi: 16 Qershor 2023, 21:34

  • Share

Rakesh është nga New Jersey, SHBA. Me origjinë nga India. Prej disa vitesh ai jeton në Fushë Krujë ku shërben si vullnetar i Korpusit të Paqes.

Ka punuar më herët llogaritar në një media të rëndësishme në New York. Por sot ka zgjedhur jetën në Fushë Krujë. Ai tregon se Shqipërinë e kishte dëgjuar vetëm si vend ku prevalonte krimi. Sot ka zbuluar natyrën e vërtetë të shqiptarëve, mentalitetin dhe zakonet. Report Tv ka ndjekur ditën e tij që nis me Joga, vazhdon me një mëngjes të thjeshtë me çaj indian. Shkon në aktivitete mësimore për fëmijë, të rinj e të moshuar. Ai tregon se është i gatshëm të jetojë gjithmonë në Shqipëri, mjafton që t’i bashkohet edhe bashkëshortja e cila e viziton shpesh.

Për Rakesh-in familjet shqiptare janë për t’u marrë shembull për mikpritjen që të ofrojnë, kujdesin e vazhdueshëm që nuk e gjen në shumë shtete të botës ku ai ka udhëtuar.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genti: 16/06/2023 22:25

    E para nuk eshte Amerikan por Indian, dhe e dyta duhen pare se pas ca kohesh dalin qe jane pedofil.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?