Sport

Speciale/ Merkato e verës 2021! Paris SG bëhet ‘galaktike’, Interi dhe Atletico buzëqeshin në fund

6 Shtator 2021, 15:06| Përditesimi: 6 Shtator 2021, 15:49

  • Share

Ditët e para të gushtit nisën me një lajm të pabueshëm, Lionel Messi dhe Barcelona do të ndanin rrugët pas 18 vitesh pavarësisht se palët kishin gjetur gjuhën e përbashkët për të firmosur. Shkak u bë La Liga, që nuk pranonte shpenzime mbi mundësitë që kishte klubi, pasi në një audit katalanasit rezultojnë me 1.1 miliardë euro borxhë.

Pas konferencës së lamtumirës ku Messi nuk i përmbajti dot lotët me 9 gusht u njoftua se Paris SG kishte arritur akordin me 6 herë fituesin e ‘Topit të Artë’. Me 10 gusht Messi mbërriti në Paris dhe aeroporti u mbush plot me tifozë. Të shumtë ishin dashamirësit që Messi-n do ta kishin kundërshtar në fushë, por që kishin dalë për ta pritur. Dhe më të drejtë, pasi në tokën parisiene zbriti një nga më të mëdhenjtë në historinë e futbollit botëror.

E ndërkohë që Messi bëhej gati për të debutuar shumë nuk mund ta besonin se ai nuk do vishte më fanellën e Barcelonës. Në Paris Messi zgjodhi të mbante numrin 30, duke ia lënë 10 Neymar-it, i cili ishte kryesori që e bindi të vinte në Paris SG për shkak të periudhës së lavdishme te Barcelona. Sigurisht edhe paga që do fitoi 34-vjeçari në klubin e sheikëve nuk është aspak normale. Për Messi-n janë të garantuara 56 milionë euro në sezon, ndërkohë që ‘pleshti’ firmosi një kontratë 2-vjeçare me opsion për zgjatjen edhe me një vit tjetër.

Pas pritjes shumë të gjatë, me datë 29 gusht Messi debutoi me fanellën e Paris SG. Në transferëtn e Reims ‘pleshti’ u fut në fushë në minutën e 66, duke zëvendësuar Neymar. Në fund rezultoi se ndeshja Reims-Paris SG ishte më e ndjekura në historinë e kampionatit holandez. Më shumë se 10 milionë teleshikues e panë atë nëpërmjet televizionit, ndërsa një biletë në stadium i kalonte edhe 1 mijë euro.

Për Paris SG transferimi i Lionel Messit ishte një nga 6 në total, sepse edhe 5 kampionë të tjerë iu bashkëngjitën parisienëve. Në fillim të merkatos, duke përfituar edhe nga problemet ekonomike të Interit Paris SG bleu mbrojtësin e krahut të djajthtë Achraf Hakimin. 22-vjeçari nga Maroku u kushtoi arkave të sheikëve 65 milionë euro, ndërsa vetëm pak ditë më pas klubit iu bashkua një tjetër ikonë e këtij sporti.

Me parametra zero nga Madridi mbërriti një mbrojtës jo disido, por kapiteni i Realit Sergio Ramos. Pas 16 vitesh Ramos la Bernabeun, pasi Paris SG i oferoi një kontratë 2-vjeçare me 12 milionë euro për sezon.

Me të njëjtën formulë si Sergio Ramos këtë verë te Paris SG do të mbërrinte edhe mesfushori Ëinlajdum, që u largua nga Liverpool me parametra zero pas 5 viteve ku fitoi kampionatin dhe Champions League. 30-vjeçari me Paris SG firmosi një kontratë 3-vjeçare me 10 mln euro në sezon. Pikërish paga e lartë bëri që Barcelona dhe Bayern Mynchen të dështonte për holandezin, që në fund vendosi ti bashkohej në Paris kampionëve të tjerë.

Ditë më vonë supersonikëve të Paris SG do t’i bashkohej edhe lojtari më i mirë i kampionatit europian. Giggi Donaruma pas 6 viteve si profesionist me klubin e Milanit u largua me parametra zero, duke lënë një gropë të madhe te ‘djalli’. 22-vjeçari në Paris SG firmosi një kontratë 5-vjeçare me mbi 9 milionë euro në sezon, por ende e kësaj dite nuk e ka bërë debutimin me fanellën e parisienëve. Dhe të mendosh se për Paris SG firmosi duke refuzuar një kontratë me 8 milionë euro nga Milani, klub në të cilin u rrit dhe debutoi në futbollin e madh.

Edhe pse mund të konsiderohet merkato më e bujshme ndonjëherë Paris SG nuk qëndroi duarkryq as në ditën e fundit të kësaj dritarjeje. Klubi i sheikëve nën drejtimin e Pochetinos firmosi edhe me Nuno Mendes nga Sporting Lisbona. Mbrojtësi 19-vjeçar është marrë në formë huazimi për 4 milionë euro, ndërsa blerja përfundimtare do të kushtojë edhe 40 milionë të tjera.

Pas Paris SG merkaton më të bujshme këtë merkato vere e bëri Manchester United, që këtë sezon është rikthyer bujshëm të luftojë për çdo trofe. Dhe nëse kjo ngjan e frikshme e gjitha është për shkak të Ronaldos, që në ditët e fundit të merkatos shokoi jo pak duke i kërkuar Juventusit të largohej, ndërkohë që Seria A kishte nisur. 5 herë fitues i ‘Topit të Artë’ ishte përfolur bujshëm për të kaluar te Paris SG, por pasi këta të fundit mohuan transferimin në skemë doli Manchester City. Sheikët e klubit anglez asnjëherë nuk tentuan seriozisht, por atëherë kur nuk pritej ngjarjet morën një rrjedhë të papritur. Kjo sepse në lojë u fut Sir Alex Ferguson.

Manchester United nën drejtimin e Solskjaer vendosi t’i ofronte Juventusit 23 mln euro. Ndërkohë 36-vjeçari Ronaldo firmosi me ‘djajtë’ një kontratë 2-vjeçare me opsion edhe për një vit tjetër. Vlen për t’u theksuar se me kontratën në ‘Old Treford’ Ronaldo është shndërruar në futbollistin më të paguar të Premier League, 29 milionë euro, por fiton gati sa gjysma e Lionel Messi-t te Paris SG. Gjithsesi ajo që vlen është se Ronaldo u rikthye në shtëpi pas 12 vitesh, pikërisht në vendin ku pushtoi futbollin europian, pasi me Manxchester United më herët ka fituar Premier League, Champions League, por mbi të gjitha ‘Topin e parë të Artë’.

Nëse ky Manchester është gati për Premier League kjo nuk është vetëm falë Ronaldos. Gjatë verës klubi më i titulluar i Anglisë firmosi me qendërmbrojtësin Rafael Varane. 28-vjeçari pas 10 viteve shumë të sukseshme në Bernabeu zgjodhi një aventurë të re, me Manchester United që dorëzoi në arkat e Real Madrid 50 milionë euro.

United, që sezonin e kaluar e mbylli në vendin e dytë, këtë merkato u përforcua edhe me anësorin e shumëkërkuar Jadon Sancho. 21-vjeçari la Dortmundin për t’u bashkuar me ‘yjet’ e Old Traford, duke firmosur një kontratë 5-vjeçare. Për ta bërë të tyrin drejtuesit e Manchester United shpenzuan jo pak, por 80 milionë euro, ndërkohë që tani kanë formuar një prej sulmeve më të frikshme në Europë. Përveç blerjeve pjesë e ‘djajve’ janë Rashford, Cavani, Martial dhe Grenëodd.

Blerjën më të shtrenjtë në Premier League këtë sezon e bënë kampionët e Europës, Chelsea. Blutë e Londrës pa shumë zhurmë rrëmbyen nga Interi sulmuesin e papërmbajtshëm Romelu Lukaku. Belgu 28-vjeçar sezonin e fundit fitoi titullin në Seria A me Interin, duke qenë protagonist me 23 gola të shënuar, ndërsa ky ishte rikthim i tretë te Chelsea. Klubi i drejtuar nga rusi Abramovic pagoi 120 milionë euro për bomberin e ri, duke e bërë kështu edhe futbollistin më të kushtueshëm në histori, duke parakaluar Neymar. Lukaku nga Anderlecht ka kaluar te Chelsea dhe më pas te Everton. Chelsea e rikthyer sërish, ndërsa para se të kalonte te Manchester United është rikthyer sërish te Everton. Në fund ishte te Inter, ndërsa tashmë nën petkun e rëndë të kampionit pritet të bëjë diferencën te Chelsea, duke hequr edhe mallkimin e numrit 9.

Ndryshe nga vitet e kaluara Manchester City afroi vetëm një futbollist në merkaton e verës. Gjithsesi duke iu referuar vlerës sheikët e ‘Premier League’ trullosën jo pak. Me kërkesë të Pep Guardiolës në Etihad mbërriti mesfushori i Anglisë Jack Grealish, i cili u ble nga Aston Villa për shifrën stratosferike të 115 milionë eurove. Menjëherë pas firmosjes së kontratës Grealish mori fanellën me numrin 10 te Manchester City, që më herët është mbajtur nga legjanda Aguerro i larguar në përfundim të sezonit.

Për t’u evidentuar këtë verë është patjetër edhe merkato e Arsenal, klubit të shumëkritikuar vitet e fundit nga tifozët. ‘Topçinjtë’ shpenzuan në total një shifër tejet të majme prej 164 milionë eurosh, por nuk morën asnjë futbollist që mund të konsiderohet pa frikë ‘top player’. Më i kushtueshmi për drejtuesit londinez ishte mbrojtësi Ben Uhite, i blerë nga Brighton për 58 milionë euro. Qendërmbrojtësi 23-vjeçari firmosi me Arsenal një kontratë 5-vjeçare, ndërsa shihet si shpëtim në fazën më delikate, atë defensive.

Përsa i përket vlerës lojtari i dytë më I shtrenjtë për arkat e Arsenalit këtë verë ishte Martin Odegard, i blerë nga Real Madrid për 35 milionë euro.

‘Topçinjtë’ u përforcuan edhe në portë, duke marrë portierin Ramsdale nga Sheffield United për 28 milionë euro. Drejtuesit nuk u ndalën këtu por morën mesfushorin Lokongo nga Anderlekt për 17 milionë euro, ndërsa në ditën e fundit blenë Tomijasu nga Bolonja për 18 mln euro, duke e çuar shifrën e përgjithshme në këtë merkato në 164 milionë euro të shpenzuara.

Ndryshe nga Arsenal, pa shumë shpenzime këtë merkato vere e mbylli Liverpool. 19 herë kampionët e Premier League bënë vetëm një blerje ashtu si Manchester City. Me dëshirën e Jurgen Kloop ‘the reds’ afruan në skuadër qendëmbrojtësin Ibrahim Konate nga Leipzigu. Për ta transferuar në ‘Anfield’ drejtuesit e Liverpool paguan 40 mln euro, por merkato e tyre mbetet për t’u studiuar pasi kjo është një nga shifrat më të pakta të shpenzuara ndoënjëherë për një skuadër që pretendon titullin kampion.

Për Interin, që fitoi titullin kampion pas 11 vitesh në Seria A, kjo ka qenë një nga verat më të çuditshme. Klubit i duhej të arkëtonte një shifër të majme të rregulluar bilancet, ndërkohë që tifozët prisnin përforcime për t’u rikthyer dominues edhe në Europë. Në fakt mesazhi i parë se gjërat nuk ishin aspak në vijë erdhi nga Conte. Trajneri që i drejtoi për dy sezone u largua pas një takimi që pati me drejtuesit, pasi këta të fundit jo vetëm që nuk i premtuan përforcime, por i bënë të ditur se të paktën një futbollist ‘top player’ duhet të largohej.

Nuk vonoi shumë dhe njoftimi për shitjen e Ashraf Hakimit erdhi. 22-vjeçari nga Maroku që vetëm në një sezon shënoi 7 gola dhe dhuroi 11 asiste u largua për 65 milionë euro. Deri në këtë pikë tifozët zikaltër e mirëkuptuan klubin, por problemët lidën më vonë.

Ndërkohë Marotta me shokë morën Calhanoglun me parametra zero nga Milani. Turku mbërriti në Milanon zikaltër pa shumë zhurmë për të zëvendësuar Christian Eriksen, që në kampionatin europian pësoi një problem në zemër që ende e kësaj ditë nuk dihet nëse do ta lejojë më të luhet futboll.

‘Bomba’ e vertetë ishte kur në fillim të gushtit dolën lajmet për largimin e Lukakut. Pas një verë impeniative belgu mbaroi edhe pushimet, ndërsa u rikthye në stërvitje duke i premtuar besnikëri Interit. Në harkun kohor të pak ditëve gjithçka u venit dhe 28-vjeçari tregoi se ëndrra e tij ishte të bashkohej me Chelsea-n.

Klubi londinez derdhi 120 mln euro në arkat e Interit, por kjo nuk i pengoi tifozët të kritikonin dhunshëm drejtuesit. Pankarta dhe mënyra të tjera për të treguar pakënaqësinë, por që më vonë do veniteshin për t’i lënë hapsirë optimizmit.

Pas shumë spekulimeve dhe lajmeve më në fund drejtuesit zikaltër arritën të gjenin zëvendësuesin e Hakimit në ditët e fundit të merkatos. Nga PSV në Holandë mbërriti anësori Denzel Dumfies, që për më tepër impresionoi në paraqitjet në Europian. 23-vjeçari i kushtoi arkave të zikaltërve 12.5 mln euro.

Merkato e Interit nisi dëshpëruese, por do të mbyllej me një blerje premtuese si Joachim Correa. Futbollisti 27-vjeçar mbërriti nga Lazio për 31 milionë euro për të zëvendësuar Romelu Lukaku-n. Edhe pse argjentinasi debutoi me dy gola me fanellën e Interit sërish ka pikëpyetje nëse Correa do ta zëvendësojë denjësisht belgun 28-vjeçar. Vlen për t’u theksuar se debutimi i Correa-s me zikaltërit mund të jetë nga më të përkryerit në histori. Sulmuesi luajti vetëm 20 minuta në ndeshjen e parë si zikaltër kur hyri si zëvendësues në Inter-Verona, ndërsa rezultati ishte 1-1. Nuk kaloi shumë dhe Correa shënoi jo një, por dy, duke i bërë tifozët zikaltër me krahë, pasi në dukje tashmë ekipi duket i plotësuar.

Te Juventusi vera nisi pa shumë zhurmë, por do të mbyllej me bujë të madhe kryesisht për shkak të Cristiano Ronaldos. Zonja e vjetër për shumë kohë u fol për afrimin e Locatellit, mesfushorit që shkelqeu me Italinë në Europian, por arriti ta siguronte atë vetëm në ditët e fundit të merkatos për gati 35 mln euro nga Sassuolo.

Para se të bënte afrimin e dytë 36 herë kampionët e Italisë do të befasoheshin nga largimi i Ronaldos. Kjo jo për shkak të vlerës së tij, pasi kartoni kushtoi vetëm 23 mln euro, por për shkak se la një boshllok të madh në prestigjin e klubit. Gjitashtu reparti i avancuar humbi një futbollist me shumë peshë, i cili u zëvendësua me Moise Kean. 21-vjeçari u rikthye bardhezi pas dy vitesh te Evertoni ku një prej tyre e kaloi në huazim. Kean do t’i kushtojë arkave të Juventusit 30 mln euro dhe së bashku me Morata-n ka peshën për të zëvendësuar denjësisht largimin e Ronaldos.

Te Milan ndërkohë merkato nisi me shumë lajme bombë. Pas Hakan Calhanoglu që mbante fanellën me numrin 10 dhe u largua me parametra zero te Inter të njëjtën rrugë ndoqi edhe portieri Donaruma. Portieri 22-vjeçar zgjodhi të mos rinovonte në përfundim të kontratës dhe u largua drejt Paris SG pa i sjellë asnjë të ardhur Milanit, ndërkohë që në treg kartoni i tij vlerësohet me çmimin 80 mln euro.

Gjithsesi me kalimin e ditëve trishtimi i la vend optimizmit, në një kohë kur ‘djalli’ pas 7 vitesh u kualifikua në Champions League. Me Paolo Maldinin në rolin e drejtuesit Milan afroi sulmuesin e kombëtares franceze Oliver Giroud. 34-vjeçari u mor nga Chelsea për 1 mln euro. Për të njëjtën shumë u huazua nga Roma mbrojtësi Florenzi, ndërsa djalli siguroi për 2 vite edhe Brahim Diaz nga Reali i Madridit.

Vlen të theksohet se shpenzimin më të madh Milan e bëri në mbrojtje duke blerë nga Chelsea Fikaje Tomori për 29 mln euro. 23-vjeçari një sezon më parë ishte në Milano me formulën e huazimit. ‘Djajtë’ gjithashtu morën nga kampionët e Francës Lille portierin Maignan për 13 mln euro. Në formë huazimi ‘djallit’ këtë verë i janë shtuar edhe futbollistët Ballo-Toure, Junior Messias dhe Pietro Pellegri.

Në Spanjë më shumë bujë padiskutim bëri merkato e Barcelonës, por si asnjëherë më parë në dalje dhe jo në hyrje. Pasi mori fund dinastia e Messi-t në ditën e fundit të merkatos katalanasit humbën edhe sulmuesin Griezman që dy vite më parë e blenë nga Atletico Madrid për 120 mln euro. Këtë herë francezi u rikthyer mbrapsht në formë huazimi me të drejtë riblerje nga Atletico për 40 mln euro.

Nga Barcelona këtë verë u larguan edhe futbollistë të tjera si Emerson Royal për 25 mln euro, Junior Firpo dhe Rei Manaj te Spezia.

Ndërkohë sa i përket merkatos në hyrje këtë verë Barcelona transferoi vetëm lojtarë me parametra zero ose duke i huazuar, pasi borxhi prej 1.1 miliardë euro nuk e lejon të bëjë më shumë. Emrat që erdhën këtë verë te katalanasit janë Depay, futbollist mjaft kualitativ që luan edhe te Holanda, Aguerro në përfundim kontrate nga Manchester City si dhe Luke de Yong i marrë në huazim nga Sevillia.

Me shumë bujë pritej merkato te Real Madrid, por ‘galaktikët’ për disa vite me radhë nuk janë më aq të zhurshëm. Kët herë tentuan të çmendin tregun me Kylian Mbappe por Paris SG bëri rezistencë. Fiorentino Perez tentoi tre herë për talentin francez, por edhe oferta më e madhe e ‘galaktikëve’ që ishte 200 mln euro u hodh poshtë nga parisienët. Gjasat janë shumë të mëdha që verën e ardhshme Mbappe të largohet me zero lek, pasi i përfundon kontrata.

Ndërkohë afrimi më i bujshëm ishte ai i David Alaba, mbrojtësit austriak, i larguar nga Bayern pasi i përfundoi kontrata. Sakaq në orët e fundit të merkatos drejtuesit vendosën të ndërhynin në mesfushë duke blerë nga Renne Camavinga-n për 31 mln euro.

Sa i përket kampionëve në fuqi, Atletico Madrid, duket se edhe sezonin e ri do jenë pretendetët kryesorë për fitimin e kampionatit. ‘El Colchoneros’ kanë humbur vetëm Saul Niguez, ndërsa janë përforcuar me 3 emra mjaft potencial. Përveç Griezman të marrë nga Barcelona për 40 mln euro Simeone do të ketë nën urdhrat e tij Rodrigo de Paul të marrë nga Udinese për 35 mln euro. Jo vetëm kaq por ekpit i është bashkuar edhe braziliani i talentuar Matheus Cunha që u ble nga Hertha e Berlinit për 30 mln euro.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?